-0.8 C
Pristina
spot_img

MINT/KIESA nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me ECIKS ShPK, synohet fuqizimi digjital i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Date:

Share:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka nënshkruan sot marrëveshje bashkëfinancimi me ECIKS ShPK, për zbatimin e skemës së projektit i cili ka për qëllim transformimin digjital të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, projekt ky i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), dhe i zbatuar nga CARE Austria dhe ECIKS SH.P.K.
Marrëveshja u nënshkrua nga u.d Kryeshefi i Agjencisë KIESA, z. Zef Dedaj dhe Udhëheqësi i Ekipit në ECIKS Sh.P.K, z. Durim Hoxha.
Përmes kësaj marrëveshje bashkëfinancimi, me skemën mbështetëse, do të subvencionohen kostot e transformimit digjital të mbi 100 ndërmarrjeve, në kuadër të objektivës “Iniciativa për Fuqizim Digjital” dhe do të krijohen rreth 200 vende të reja pune.
Vlera e kësaj marrëveshje kap shifrën prej 344,580 mijë euro.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img