Revista e famshme e biznesit “Fortune” ka shpallur edicionin e vitit 2023 të listës së Grave më të Fuqishme në Biznes.
Bëhet fjalë për një listë në të cilën janë të përfshirë 100 gratë kryesore të biznesit që përfaqësojnë industri duke përfshirë financat, teknologjinë, kujdesin shëndetësor, telekomin, shitjen me pakicë dhe energjinë, ndër të tjera.
Dhe siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, lista e sivjetme e grave më të fuqishme në biznes është më gjithëpërfshirësja e regjistruar – është hera e parë që Fortune ka pasur një listë të vetme në mbarë botën që nderon 100 gra.
Në total, lista përmban 67 gra me titull CEO, disa prej të cilave vetëm së fundmi kanë marrë rolet kryesore në disa kompani.
Aty janë përfshirë edhe gra të tjera që po bëjnë një ndikim të madh në fillimet e karrierës së tyre, si 34-vjeçarja Mira Murati, Shefe e Teknologjisë në OpenAI dhe Susan Li, CFO e Meta-s.
Veç këtyre, disa drejtues të tjerë janë duke udhëhequr startup-et më të vlefshme në botë, duke përfshirë Kim Kardashian, bashkëthemeluesja e linjës së veshjeve Skims.