Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Modelet e Mëdha Mendore
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Përditësojeni kutinë tuaj të veglave dhe merrni vendime më të mira.
Në shumë fusha të jetës, duhen veglat e duhura për ta kryer punën. Dëshironi ta rregulloni një toalet të bllokuar? Merreni një hidraulik. Dëshironi të shkruani një roman? Merrni një stilolaps. Sa më e komplikuar puna, aq më shumë mjete ju duhen për ta kryer. Vetëm shikone mekanizmin në punëtorinë e një mekaniku veturash.
E njëjta gjë vlen edhe për vendimmarrjen-vetëm se këtu, veglat që ju nevojiten janë paisjet mendore. Për të marrë vendime të mira në jetë, ju duhet ti mendoni opsionet tuaja me kujdes. Ide, teknika dhe njohuri të caktuara mund të ju ndihmojnë në këtë drejtim. Duke ju mundësuar të krijoni një realitet më të mirë të modelit punues në mendjen tuaj.Pra mundemi ti quajmë ato modele mendore.
Sa më të mira modelet tuaja, aq më të mira mundësitë tuaja për sukses. Dhe sa më të ndryshme modelet, aq më të përgaditur do të jeni të merreni me sfidat e jetës që ju hedh jeta mbi rrugë.Idealisht, do të ju duhet ta keni një kuti të tërë mbushur me mjete të modeleve mendore-dhe kjo është saktësisht ajo që do të pranoni: jo vetëm një, jo vetëm dy, por nëntë nga modelet mendore më të dobishme për të marrë vendime më të mira!
Në këto pulsime do të mësoni për:
- një eksperiment të çmendur mendimi që e ndihmoi Ajnshtajnin të kuptonte gravitetin;
- sekretet e errëta të një pionieri të propagandës së viteve 1920; dhe
- ndryshimi midis briskut të Occam dhe briskut të Hanlon.
Ideja kyçe 1
Harta është një prezantim i thjeshtësuar i një realiteti të komplikuar.
Modelet mendore janë mjete që na ndihmojnë të orientohemi në realitet.Shembulli më i dukshëm është harta. Aq sa mund të duket e njohur, kjo ndihmë navgiuese klasike i ilustron disa nga cilësitë, dobitë dhe kufizimet e modeleve mendore në përgjithësi. Prandaj është një vend i bukur prej nga mund t’ia fillojmë.
Qëllimi i një harte është ta prezantojë botën në një mënyrë që na bën dobi. Për ta arritur këtë qëllim, harta duhet të fokusohet në disa aspekte të realitetit, duke injoruar gjithçka tjetër. Për shembull, nëse jeni duke u munduar ta navigoni Metron e Londrës, gjithë çfarë ju duhet është një hartë që ju tregon paraqitjen e përgjithshme të shinave dhe stacioneve të metrosë-informacion ky qe do t’iu ndihmoje te arrini ne destinacionin tuaj. Një grup i thjeshtë vijash dhe rrathësh do ta bëjë këtë.
Mesazhi kyç këtu është: Harta është një prezantim i thjeshtësuar i një realiteti të komplikuar.
Natyrisht, harta përfundimtare-ai rrjet i rreshtave dhe rrathëve-lë shumë detaje jashtë.Por kjo është e pashmangshme. Për ta kuptuar pse, imagjinoni të provoni të krijoni një hartë që tregon çdo detaj të vogël në Metron e Londrës, mu tek deri te dadot dhe bulonat e shinave hekurudhore.Një hartë e tillë, do të ishte plotësisht jopraktike-disi shumë e madhe për ta zënë gjepi juaj, dhe disi shumë e komplikuar për t’iu ndihmuar të shkoni nga pika A në pikën B!
Prandaj nuk duam një hartë për ta përfshirë çdo aspekt të realitetit që prezenton. Por poashtu nuk duam të harrojmë se ajo lë jashtë shumë detaje. Sigurisht, shumë prej tyre janë të papërshtatshme për ne, sikurse dadot dhe bulonat e rrugëve të hekurudhës. Por disa prej tyre janë të rëndësishme për ti mbajtur në mend. Nëse keni qenë ndonjëherë kaq i zënë duke shikuar nga poshtë hartën e telefonit inteligjent saqë keni hyrë drejt e në një shtyllë llambash, atëherë ju e dini këtë nga dora e parë. Ose nëse pajisja juaj GPS ju ka çuar ndonjëherë në një rrugë që është e mbyllur, atëherë e dini rëndësinë e të pasurit një hartë plotësisht të përditësuar.
Këto mësime vlejnë jo vetëm për hartat literale, por edhe për hartat metaforike poashtu. Thëniet financiare, letrat policore, manualet e prindërimit, madje edhe artikujt e lajmeve- të gjitha ato ofrojnë harta të thjeshtësuara të realitetit. Pasqyra financiare e një kompanie, për shembull, përmbledh mijëra transaksione në një dokument të vetëm, lehtësisht të tretshëm.
Këto thjeshtime kanë për qëllim të na udhëheqin nëpër botën e ndërlikuar që na rrethon. Por nëse harrojmë atë që ata po lënë jashtë pamjes dhe nëse nuk arrijmë t’i përditësojmë ndërsa bota ndryshon, ato gjithashtu mund të na çojnë në rrugë të gabuar dhe të na futin në telashe.
Ideja kyçe 2
Njihni kufinjtë e rrethit tuaj të kompetencës.
Imagjinoni gjithë formën e njohurisë tonë njerëzore duke e formuar një peisazh të larmishëm,duke përfshirë gjithçka, prej mënyrës se si gatuajmë, deri tek mënyra se si investojmë në tregun e aksioneve, dhe tek mënyra se si të ngjtemi në Malin Everest. Për ta naviguar pjesën më të madhe të këtij tereni, do të ju duhet një hartë-qoftë ajo një formë e një libri të gatimit, një manual investimi, apo një guidë e bjeshkatarisë.
Disa vende të tjera, sidoqoftë, do të jenë aq të njohura për ju, saqë harta bëhet e panevojshme. Këto vende janë aftësitë që i keni zotëruar përmes viteve të studimit, praktikës, dhe punës së madhe-dhe të gjitha ato hyjnë brenda rrethit tuaj të kompetencës.
Mesazhi kyç këtu është: Njihni kufinjtë e rrethit tuaj të kompetencës.
Brenda rrethit tuaj të kompetencës, mund të lëvizni përreth me vetëbesim të merituar. E dini çfarë të prisni dhe mund ti menagjoni sfidat që ju hedh jeta. Jashtë këtij rrethi, sidoqoftë, jeni pak a shumë si një peshk në ujë. Nëse jeni mekanik, do të ndiheni sikur në shtepi kur shikoni nën mbulojën e një makine. Nëse ka ndonjë problem me makinën, do të jeni në gjendje të shkoni në rrënjë të saj.Por nëse nuk jeni mekanike, puna mund të jetë e vështirë sa një ndërhyrje kirurgjike në tru.
Kyqe për suksesin është ta dini ku filloni dhe ku mbaron rrethi juaj i kompetencës. Asnjëri prej nesh nuk i di të gjitha, dhe të gjithë kemi fusha në të cilat jemi injorantë. Kjo është në rregull. Ne thjshtë kemi nevojë të jemi të sinqertë me veten dhe kufinjtë tonë. Në atë mënyrë, ne mund të fokusohemi në shkathtësitë tona, duke kërkuar ndihmë për dobësitë.
Le të themi se dëshironi të filloni një biznes, por jeni të tmerrshëm me numrat. Pse të mos e punësoni një këshilltar financiar? Ju gjithashtu mund të lexoni mbi temën e edukimit financiar. Ndoshta asnjëherë nuk do të jeni ekspert, por së paku do ti dini bazat. Dhe në atë mënyrë, nuk do të ndiheni krejtësisht të ç’orientuar, edhe nëse jeni jashtë rrethit tuaj të kompetencës.
Por ju duhet ta dini kur jeni jashtë tij. Fatkeqësisht, egot tona mund të na shpiejnë në krekosjen me konceptimin tonë se sa të mëdhaja janë rrethët tona të kompetencave. Si rezultat, ne mund të dalim jashtë tyre me vetëbesim të pajustifikuar, të pavetëdijshëm se jemi jashtë thellësisë tonë. Për një përkujtues të gjallë të problemit me këtë gjë, vetëm shikoni 200 trupat e ngrirë që duke ndotur shpatet e Malit Everest. Të gjithë ata ju përkisnin njerëzve që kishin vetëbesim për aftësitë e tyre për ti pushtuar malet më të fuqishme.
Ideja kyçe 3
Zgjidhni problemet në mënyrë kreative duke arsyetuar nga parimet e para.
Kur fokusoheni në rrethin tuaj të kompetencës, ju jeni duke luajtur me shkathtësitë tuaja. Por suksesi është më shumë sesa kompetencë e thjeshtë. Juve ju duhet poashtu kreativitet. Mund të tingëllojë si një klishe, por është e vërtetë: ju duhet të mendoni jashtë kutisë. Përndryshe, do të përfundoni duke bërë të njëjtën gjë të vjetër që çdokush tjetër po e bën. Por si ta bëni një pushim nga kutia?
Truku qëndron duke gërmuar thellë. Për çdo lëndë ose grup njohurish, nëse thelloheni mjaftueshëm, përfundimisht do të gjeni atë që kërkoni.
Mesazhi kyç këtu është: Zgjidhni problemet në mënyrë kreative duke u bazuar në parimet e para.
Parimet e para janë faktet themelore në të cilat njohuria e një fushe të caktuar ndërtohet. Nëse jeni ingjinjer dhe dëshironi të ndërtoni një frigorifer me energji efiqiente, parimi juaj i parë do të ishin ligjet e termodinamikës. Këto janë aspektet më bazike të realitetit që frigoreiferi juaj ka nevojë të ketë.
Por parimet e para mundon poashtu të gjinden në domene më pak të dukshme, dhe identifikimi i tyre mund të shpie në zgjidhje kreative.Le të themi se jeni një shkenctar që merret me problemin e mbikonsumimit të mishit. Këtij problemi do të mund ti qaseshit duke provuar ti eliminoni pasojat e tij. Për shembull, do të mund të vini me mënyrat e zvogëlimit të ndikimit mjedisor në prodhimet e fermave.
Por egziston edhe një mënyrë tjetër se si do të mund ti qaseshit problemit-duke e pyetur veten, ‘’Cilat janë parimet e para të konsumimit të mishit?’’ Ja çfarë shkenctarët filluan në vitet 1970. Ata e kuptuan se, për konsumatorët, shija dhe aroma e mishit ishin gjërat më të rendësishme rreth tij. Këto aspekte të mishit varen përfundimisht në veqoritë kemikale dhe raksionet, sikurse ajo që ndodh mes sheqerërave dhe aminoacideve kur gatuhet mishi. Por fakti se ai vie nga një kafshë nuk është esencial.
Pasi e kuptuan këtë, shkenctarët kërkuan mënyrat e krijimit të mishit artificial-ushqimit të rritur në laborator që ka shijen dhe aromën e mishit, dhe kryesisht shmang nevojën për të rritur dhe vrarë kafshë. Gjërat shkuan shpejtë, dhe aktualisht ekzistojnë rreth 30 laboratorë në botë që zhvillojnë mish artificial. Përfundimisht, ky mish mund ta bëjë blegtorinë një gjë të së kaluarës.
Kur i qaseni një problemi nga parimet e para, ju kryesisht po mundoheni ta parandaloni atë në të bërit një problem në radhë të parë. Kjo sepse ju po filloni me shkaqet e brendshme të problemit, në vend se ti adresoni efektet e tij. Dhe në këtë mënyrë, mund të vini me zgjidhje kreative që e trajtojnë ata nga rrënjët.
Por kjo nuk është mënyra e vetme. Në pulsimin e ardhshëm, do të shohim një tjetër model mendor që mund t’i ndihmojë lëngjet tuaja kreative të rrjedhin.
Ideja kyçe 4
Zhvilloni aftësitë tuaja problem-zgjedhëse edhe më shumë duke praktikuar përmbysjen.
Imagjinoni sikur jeni duke reklamuar për një egzekutiv që punon për Kompaninë Amerikane Tobacco në vitet 1920. Kompania ka vërejtur që shumica e duhanpirësve janë meshkuj, dhe juve ju kanë dhënë detyrën e ndjekjes së objektivës: t’iu shisni cigare Lucky Strike grave. Duke lënë anash çfarëdo skrupujsh moralë, si do ta arrinit këtë qëllim?
Kjo ishte pyetja me të cilën u përball Edward Bernays-pioneri Austriano-Amerikan i fushave të marredhënieve publike dhe propagandës. Ai u përgjigj duke zbatuar modelin e ardhshëm mendor të cilin do ta shohim. Është një mashtrim i vogël i mrekullueshëm i quajtur përmbysja, i cili përfshin marrjen e një qasjeje normale për zgjidhjen e problemeve dhe kthimin e tij me kokë poshtë.
Mesazhi kyç këtu është: Zhvilloni aftësitë tuaja problem-zgjedhëse edhe më shumë duke praktikuar përmbysjen.
Egzistojnë dy mënyra bazike për përmbysjen. E para është të supozoni se diçka është e vërtetë, dhe pastaj të punoni prapa në mënyrë që të tregoni çfarë tjetër duhet të jetë e vërtetë që ajo të jetë e tillë.
Le të kthehemi tek Edward Bernays. Ai filloi duke menduar rreth rreshtave të mëposhtëm. ‘’Në rregull, le të supozojme se jetojmë në një botë ku gratë pijnë duhan po aq sa meshkujt. Çfarë tjetër do të duhej të ishte e vërtetë?’’ Ai pastaj e kuptoi se gratë do të kishin nevoje të ndihen se ishte e pranueshme dhe e pëlqyeshme në shoqëri pirja e duhanit. Dhe që kjo të ndodhë, duhanpirja do të duhej të lidhej me tjerat gjëra që janë të pranueshme dhe të pëlqyeshme në aspekt shoqëror.
Bernays pastaj vendosi falsifikimin e këtij linku. Përmes kampanjës së tij reklamuese, ai i prezantoi cigarette Lucky Strike si një ushqim pasdarkë për ti zëvendësuar ëmbëlsirat-me fjalë të tjera, një mjet elegant i mbajtjes së një figure të hollë. Ai poashtu i shiti ato si ‘’pishtarët e lirisë’’. Lëvizja e të drejtave të grave ishte në mars, dhe Bernays e prezantoi duhanpirjen si një mënyrë përmes të cilës gratë e tregojnë pavarësinë e tyre.
Pra kjo është një mënyrë për t’iu qasur përmbysjes. Tjetra funksionon në të njëjtën mënyrë, por në anën e kundërt. Këtë herë, ju supozoni të kundërtën e asaj që doni të arrini, dhe pastaj e shihni çfarë tjeter ka nevojë të jetë e vërtetë që të ndodh ky skenar.
Le të themi se dëshironi të bëheni të pasur. Për ta praktikuar këtë formë të përmbysjes, do të supozonit se jeni i varfër dhe pastaj të punoni prapa për të menduar rreth veprimeve që do të ju shpienin në varfëri. Këto do të përfshinin gjërat si shpenzimin e më shumë parave sesa që fitoni, dhe marrjen e kredive me kamatë të lartë. Duke i identifikuar të gjitha këto sjellje, mund të vini me një listë të gjërave që duhet ti shmangni nëse dëshironi të bëheni të pasur!
Ideja kyçe 5
Përdorni eksperimetet e mendimeve për ti testuar idetë tuaja dhe për ta qartësuar të menduarit tuaj.
Tani që e keni mësuar këtë parim të parë të arsyeshmërisë dhe teknikës së përmbysjes, nuk ka kufinjë për idetë kreative që mund ti gjeni. Me shpresë, ato do të jenë më shumë sikurse rritja e mishit artificial sesa nxitja e njerëzve për të pirë duhan! Por para se të mendoni ti provoni ato në jetën reale, ju me siguri do të dëshironi ti stimuloni ato në imagjinatën tuaj fillimisht.
Mesazhi kyç këtu është: Përdorni eksperimetet e mendimit për ti testuar idetë tuaja dhe për ta qartësuar të menduarit.
Eksperimentet e mendimit-ato që i bëni në kokën tuaj-kanë disa përparësi të dukshme mbi eksperimentet aktuale. Si fillim, mund të imagjinoni marrjen e rreziqeve pa e obliguar ndokë ti vuajë pasojat e mundshme. Ju mundeni poashtu të udhëhqeni eksperimente mendimi sa herë që dëshironi pa pasur kohë të investoni në kohë, para, apo në burime të tjera. Dhe kjo nënkupton që mund ti udhëheq eksperimentet që përndryshe do të ishin të pamundura apo jopraktike.
Për shembull, imagjinoni sikur ta vendosnit dikë në ashensor të mbyllur, ti ngjisnit këmbët e tij në dysheme, dhe disi ta transportonit ashensorin në një hapësirë të jashtme pa e kuptuar personi këtë gjë, dhe pastaj ta kishit ngritur atë lartë në një shpejtësi të madhe. A do të ishte ai në gjendje ta vërente që është në hapësirë? Apo a do të mendonte se është akoma në Tokë, duke u tërhequr nga graviteti?
Ky eksperiment mendimi mund të tingëllojë qesharak, por ai e ndihmoi Albert Ajnshtajnin ta zbulojë teorinë e relativitetit. Ai e kuptoi se përgjigja ishte jo-se të dy përvojat do të ishin njësoj. Dhe e ndihmoi atë ti përpunojë idetë e tij rreth gravitetit.
Duke na lejuar të mendojmë rreth pasojave të skenarëve jopraktike apo të pamundur, eksperimentet e mendimit munden poashtu të na ndihmojnë ta qartësojmë të menduarit tonë.
Për shembull, konsiderojeni pyetjen klasike. Çfarë do të bënit nëse paraja nuk do të ishte objekt? Tani, aq sa janë në pyetje jetët tona, paraja ka gjithnjë gjasa të jetë një objekt, prandaj pyetja mund të duket joserioze-ndoshta është thjeshtë një gjë qesharake për të ftuar në takim apo në një ndeje kotelli. Por poashtu mund të jetë një eksperiment serioz i mendimit. Kjo sepse imagjinata jonë e largon ndryshoren e parasë nga barazimi i vendimarrjes. Kjo na lejon të mendojmë rreth asaj që do të donim të bënim për hir të saj, në vend se për hir të parave.
Ndoshta do ta linit punën. Ndoshta do të kalonit më shumë kohë me miq. Ndoshta do të mësonit si ti binit kitarës. Apo ndoshta do ti bënit të gjitha këto më lartë. Çfarëdo që të jetë përgjigja juaj, pyetja gjithnjë ju lejon të fitoni një ide më të mirë të asaj që vërtetë e vlerësoni në jetë.
Ideja kyçe 6
Angazhohuni në mendim të rendit të dytë për ti shqyrtuar me kujdes vendimet tuaja dhe për ti përforcuar argumentet tuaja.
Imagjinoni sikur e keni fituar llotarinë! Cila është gjëja e parë që do të bënit? Le të themi se e bleni një shtëpi më të madhe. Mrekulli-por tani duhet ta konsideroni se si do t’ua ndryshojë jetën tuaj ky vendim. Për shembull, mund të keni më shumë kohë për të pastruar. Apo mund të punësoni një pastruese.
Sido që të jetë, tani keni kaluar nga të menduarit për pasojat e diçkaje, siç bëni kur kryeni një eksperiment mendimi, në të menduarit për pasojat e pasojave. Ky quhet të menduarit e rendit të dytë.
Mesazhi kyç këtu është: Angazhohuni në të menduar të rendit të dytë për ti shqyrtuar vendimet tuaja dhe për ti përforcuar argumentet.
Për ta parë rëndësinë e të menduarit të rendit të dytë, ne thjeshtë duhet ti shikojmë problemet që mund të lindin në mungesë të tij. Konsiderojeni përdorimin e tepruar të antibioticëve në industrinë e blegtorisë. Kur fermerët fillimisht filluan t’i japin antibiotikë koteles së tyre, ata janë të fiksuar në pasojat e rendit të parë. Ata thjeshtë duan një kotele më të madhe, që nënkupton fitime më të mëdha. Por pastaj vijnë pasojat e rendit të dytë. Disa lloje bakteresh i mbijetuan sulmit të antibiotikëve dhe këto ishin të vetmet që mbetën të riprodhoheshin. Rezultati? Bakteret rezistente ndaj ilaçeve që vërshojnë zinxhirin tonë ushqimor.
Natyrisht, ato pasoja ishin të paqëllimshme-por kjo është pjesa që ka rëndësi. Ne nuk i kemi menduar mirë vendimet tona derisa ti kemi konsideruar pasojat potenciale të rendit të dytë.Sikurse me mbipërdorimin e antibiotikëve, ato pasoja mund të jenë negative. Në atë rast, ne duhet ti rivlerësojmë zgjedhjet tona.
Ndoshta çmimet afatgjata i tejkalojnë dobitë afatshkurtëra. Për shembull, sigurisht, ajo karamele e përditshme ka shije të mirë tani, falë efekteve të rendit të parë të sheqerit. Por dhjetë vjet nga tani, a dëshironi vërtet të përjetoni efektet shëndetësore të rendit të dytë të kënaqjes së dhëmbëve të ëmbël në baza të rregullta?
Nuk janë të gjitha lajme të këqija, sidoqoftë. Pasojat e rendit të dytë munden poashtu të jenë pozitive.Në atë rast, ne mund ti përdorim ato për ti përforcuar argumentet në dobi të bërjes së diçkaje-një gjë mjaft e dobishme për të bërë. Në fund të fundit, nëse dëshironi të merrni vendime të mira në jetë, shpesh ju duhet t’i bëni njerëzit e tjerë që t’i nënshkruajnë ato.Ndoshta duhet ta bindni shefin për t’iu dhënë dritën e gjelbërt për një projekt të ri, apo ta bindni një partner të pajtohen me një teknikë të re prindërimi. Cilidoqoftë rasti, ju mund ti theksoni pasojat e rendit të dytë për ti kthyer njerëzit në anën tuaj.
Kjo është ajo që bëri filozofi Mary Wollestonecraft kur e shkroi ‘’Shfajësim i të Drejtave të Gruas’’-një nga veprat më të hershme të mendimit feminist. Ajo tha se dhënia grave të njëjtat të drejta sikurse meshkujve nuk ishte një gjë thjeshtë morale për ta bërë, ajo kishte edhe pasoja të rendit të dytë për shoqërinë në tërësi. Një edukim formal, për shembull, do t’ua mundësonte grave të bëhen qytetare më të mira.
Pra mos kërkoni vetëm retë e errëta në horizont-mbani një vëmendje për aspektet e ndritshme poashtu!
Ideja kyçe 7
Përdoreni të menduarit probabilistik për ti peshuar vendimet tuaja më saktë.
Pasojat e rendit të dytë shpesh mund të vijnë si befasi të pakëndshme. Por kjo nuk domethënë se duhet të ruheni shumë kundër tyre. Me çdo vendim të marrur, ju mund ti imagjinoni të gjitha gjërat e tmerrshme që ndodhin.Nëse fiksoheni në to, sidoqoftë, mund të paralizoheni me pavendosmëri, apo të reagoni tepër duke arritur në përfundime eksteme.
Quajeni efektin e shpatit të rrëshqitshëm. Një moment, jeni duke menduar për të gjitha pasojat e mundshme negative të pirjes së alkoolit, siç është alkoolizmi. Gjëja tjetër që dini, është se jeni duke mbrojtur për ndalim të diqkaje! Ky do të ishte një reagim i tepruar. Sigurisht, pirja e alkoolit mund të çojë në alkoolizëm, por jo gjithmonë. Për të zbutur frikën tonë ndaj vlerësimit të pasojave e mundshme të një veprimi në mënyrë racionale, duhet të mendojmë për gjasat e tyre.
Mesazhi kyç këtu është: Përdoreni të menduarit probabilistik për ti peshuar vendimet tuaja më saktë.
Një nga çelësat për tu bërë më i mirë në të menduarit probabilistik është ta kuptoni një qasje të quajtur rifreskimi Bayesian. Ideja bazike këtu është që ne tashmë posedojmë informacione rreth botës. Po, ai informacion është i kufizuar, por ai është poashtu i dobishëm, dhe duhet ta bëjmë më të mirën prej tij. Kjo nënkupton se kur hasim në informata të reja, ne duhet t’iu qasemi atyre në dritë të informacioneve tona të mëparshme, para se të arrijmë në një përfundim.
Për shembull, le të themi se ju po hapni një gazetë dhe lexoni kryetitullin që thote “Krimi i dhunshëm rritet në qiell.” Çfarë po bën? Të trembeni dhe të mos dilni më kurrë nga shtëpia?
Jo nëse jeni mendues Bayesian. Në atë rast, do ta mbani në mend se krimet e dhunshme kanë qenë në rënie me dekada. Si rezultat, edhe nëse shkalla e krimit është dyfishuar vitin e kaluar, do të mund të ketë lëvizur prej 0.01% në 0.02%. Kjo do të nënkuptonte se 2 në çdo 10,000 njerëz kanë qenë tashmë viktima të krimit të dhunshëm. Kjo do të ishte sigurisht e pafat për ata dy njerëz, por nuk do të duhet të ju shkaktonte panikë. Gjasat që ju vetë të bëheni viktimë janë ende ekstremisht të vogla.
Sidoqoftë, kjo nuk domethënë se duhet ti ikim informacioneve të reja duke u kapur pas atyre të vjetra. Bota ndryshon, dhe ne duhet ta përditësojmë të kuptuarit e saj në përputhje me të.
Në vetvete, titulli për “rritje në qiell” të krimit të dhunshëm duhet të zvogëlojë pak besimin tuaj se shkalla e krimit është e ulët. Nëse është e vërtetë, ajo në mënyrë bazike po ju tregon që shkalla është vetëm pak më e lartë sesa që keni menduar të jetë. Pra ju duhet jo vetëm ta përshtatni besimin tuaj pak poashtu. Por nëse shkalla vazhdon të rritet dhe ju lexoni të njejtin kryetitull vit pas viti, ju eventualisht do të kishit nevojë ta zëvendësonit mendimin tuaj paraprak me një të ri: se shkalla e krimit tani është e lartë. Dhe në atë rast, ndoshta ju duhet të keni kujdes kur dilni jashtë!
Ideja kyçe 8
Sipas briskut të Occam-it, më e thjeshta nga dy ose më shumë shpjegime po aq bindëse ka më shumë gjasa të jetë e vërtetë.
Imagjinoni sikur të zgjoheni një mëngjes duke u ndjerë të sëmurë. Natyrshëm, shkoni online dhe i kërkoni simptomat tuaja-të cilat, e kuptoni, se do të mund të shkaktoheshin ose nga gripi ose nga Ebola. Cilin nga këto sqarime do ta besonit? Përgjigja është e rendësishme. Është dallimi në mes të kthimit prapë në shtrat apo të shkuarit në karantinë.
Në një situatë të tillë, ju më nuk po e matni dëshminë e një individi, ashtu siq bëni me të menduarit probabilistik. Tani ju duhet të vendosni në mes të dy sqarimeve të përgjithshme për dëshmitë që keni në dispozicion.
Për të kapërcyer një problem si ky, mund të përdorni një mjet të quajtur brisk i Occam.
Mesazhi kryesor këtu është: Sipas briskut të Occam-it, më e thjeshta nga dy ose më shumë shpjegime po aq bindëse ka më shumë gjasa të jetë e vërtetë.
Ideja baizke pas briskut të Occamit është kjo: duke marrë parasysh se të dy sqarimet që duken të llogarisin faktet njësoj, sqarimi më i thjeshtë ka gjasa të jetë i vërtetë. Kjo për shkak se sqarimi më i komplikuar ka më shumë ndryshore që duhen të jenë të vërteta sesa ai më i thjeshtë. Dhe me secilën ndryshore të shtuar, sqarimi ka më pak gjasa të jetë i vërtetë.
Për shembull, imagjinoni sikur shoku juaj nuk ka ardhur në ndejë, dhe ju nuk keni dëgjuar prej tij. Ndoshta ai kishte një aksident me veturë-por kjo do të kërkonte më shumë ndryshore të vërteta. A ka dalë ai nga shtëpia? A kishte ngasur veturë në vend se të ecte apo të merrte një bus? A bëri ai gabim apo vozitësi? A çoi ai gabim në aksident? Përgjigja ndaj të gjitha këtyre pyetjeve duhet të jetë jo në mënyrë që sqarimi të jetë i vërtetë.
Sqarimi më i saktë dhe më i mundshëm është se ai është vonë. Që kjo të jetë e vërtetë, ai vetëm ka nevojë të ketë bërë diçka të thjeshtë sikurse të kishte harruar ta shikonte orën e tij.
Natyrisht, ndonjëherë ndryshoret përzihen, dhe gjëra të pamundshme si aksidentet e veturave mund të ndodhin si rezultat. Pra, asnjë nga këto nuk do të thotë që shoku juaj të përplasë makinën e tij është e pamundur. Puna është thjeshte se sqarimet më të thjeshta priren të jenë të vërteta më shpesh sesa ato të komplikuarat. Sqarimi më i thjeshtë është pra, basti më i sigurtë.
Pra, tani le të kthehemi te problemi ynë origjinal. Nëse nuk jetoni në – ose keni udhëtuar së fundmi në një vend ku po përjetoni një shpërthim Ebola, nuk keni nevojë të shqetësoheni për ethet tuaja. A është teorikisht e mundur që ju të infektoheshit me virusin Ebola përmes disa serive të komplikuara ngjarjesh? Sigurisht – por gripi është shpjegimi më i thjeshtë dhe më i mundshëm.
Ideja kyqe 9
Sipas briskut të Hanlon, shpjegimi më i thjeshtë dhe më i mundshëm për sjelljen e keqe është marrëzia dhe jo keqdashja.
Nga sëmundjet vdekjeprurëse tek plogështia e thjeshtë, brisku i Occamit ofron një mënyrë të mirë për të vendosur në mes të sqarimeve konkurente të gjërave. Po veqantitë e sjelljes njerëzore janë të ndryshme, dhe ndonjëherë do të kemi nevojë për një tjetër lloj thike. Kjo na sjell tek modeli final mendor: Brisku i Hanlonit.
Mund të mendoni se brisku i Hanlonit është kushëri me briskun e Occamit. Sikurse i afërmi i tij i njohur, brisku i Hanlonit fillon duke na kujtuar se sqarimi më i thjeshtë-duke qenë të gjitha të tjerat të ngjashme-priret të jetë basti më i sigurtë.
Mesazhi kyç këtu është:Sipas briskut të Hanlonit, sqarimi më i thjeshtë dhe më i mundur për sjelljen e keqe është budallallëku, sesa ligësia.
Imagjinoni sikur jeni duke vozitur një veturë. Jeni duke kaluar, duke shikuar punën tuaj, kur krejt papritur, një veturë ju pren rrugën.Para se të pushtoheni nga tërbimi i incidentit rrugor, pyeteni veten, Cili është sqarimi për sjelljen e saj?
Mirë, njeri është se ajo veproi me ligësi. Me fjalë të tjera, do të mund të supozonit se ka një lloj qëllimi të keq pas veprimit të saj. Por që kjo të jetë e vërtetë, një seri e tërë gjendjesh poashtu duhet të jenë të vërteta.Ajo do të duhej ta kishte parë veturën tuaj, të kishte një dëshirë për t’iu prerë rrugën, të vendoste të vepronte sipas asaj dëshire, të vinte me një plan si të dilte përball= jush dhe pastaj ta manovronte veturën e saj në përputhje me këtë.
Sqarimi më i thjeshtë në këtë rast? Ishte thjesht një gabim. Ajo madje as nuk ju ka parë ju.
Ideja themelore këtu është se veprimet e qëllimshme të keqbërjes priren të kërkojnë shumë kohë, energji dhe mendim nga ana e autorëve të tyre të supozuar. Gabimet janë shumë më të lehta për t’u bërë; ata thjesht kërkojnë injorancë, dembelizëm, mbikëqyrje ose mungesë gjykimi.
Kjo nuk domethënë se njerëzit asnjëherë nuk bëjnë keq me qëllim.Është thjeshtë një përkujtim i shëndetshëm që ky është një përjashtim nga rregulla. Mund të mos duket gjithnjë kështu, por e vërteta është se njerëzit nuk janë jashtë për të na marrë edhe kur na bëjnë keq.
Në vend të kësaj, si ne, ata shpesh thjesht po pengohen në jetë, duke shkelur gishtat e njerëzve të tjerë gjatë procesit. Ndonjëherë këto gishta të këmbëve na përkasin neve dhe rezultati mund të dëmtojë – por ne nuk duhet ta marrim dhimbjen aq personalisht dhe nuk duhet të supozojmë qëllimet më të këqija.
Pra, në këtë rast, në vend që t’i nënshtrohemi tërbimit të rrugës, duhet të përballemi me situatën sa më mirë të mundemi dhe të mbajmë kokën gjakftohtë. Dhe atëherë ne duhet të vazhdojmë me jetën tonë.
Permbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Realiteti është vend i komplikuar, por modelet mendore mund të na ndihmojnë ta navigojmë atë. Çdo model ka përdorimet e tij, shkathtësitë dhe kufizimet e tij specifike.Nëse i zotërojmë ato si dihet, mund ta mprehim të menduarit tonë, të zhvillojmë njohuritë, ta rritim te kuptuarit e botës dhe të marrim vendime më të mira në jetët tona.
Këshillë vepruese:
Kthejeni teorinë në praktikë.
Qëllimi i përdorimit të modelit mendor nuk është thjeshtë arritja te njohuritë më të mira në natyrën e realitetit, është përdorimi i atyre njohurive për të marrë vendime më të mira në jetën tuaj. Çfarë do të ju duhet njohuria e sapogjetur nëse nuk bëni asgjë me të? Imagjinoni ta kuptoni se i ndërpreni njerëzit shumë-dhe pastaj të vazhdoni ti ndërpreni gjithsesi. Të kuptuarit ka vlerë vetëm nëse ju shpie në rregullimin e sjelljes tuaj.
Keni koment?
Do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë duhet të lexoni më pas: ‘’Të menduarit Superior’’, nga Gabriel Weinberg dhe Lauren McCann
Ju sapo keni mësuar nëntë nga modelet më thelbësore mendore – por ka shumë mjete të tjera për t’i vendosur në kutinë tuaj të mjeteve njohëse. Të uritur për më shumë? Shikoni hapat tona tek ‘’të Menduarit Superior’’ nga Gabriel Weinberg dhe Lauren McCann.
Këtu do të mësoni për modele të tjera mendore, siç është velloja e injorancës, e cila mund t’ju ndihmojë të merrni vendime më të drejta si udhëheqës. Do të mësoni gjithashtu për grackat që duhen shmangur, të tilla si gabimi i lidhjes dhe gabimi i korrelacionit konfuz për shkakun.