-0.5 C
Pristina
spot_img

Motori i kërkimit me inteligjencë artificiale Perplexity AI vlerësohet me 520 milionë dollarë

Date:

Share:

Perplexity u themelua nga Aravind Srinias, Denis Yarats, Johhny Ho dhe Andy Konwinski, të gjithë inxhinierë të përfshirë në AI, motorë kërkimi dhe databaza. CEO Srinivas ka punuar më herë në OpenAI ku ai bëri kërkime për modelet AI.

Ndërsa gjigantët e kërkimit online – si Google – po shtojnë përpjekjet e tyre në teknologjinë e inteligjencës artificiale, startupet nga ana tjetër synojnë të ri-shpikin kërkimin në internet përmes AI.

Mund të duket një çmenduri të përballesh me konkurrentë të cilët jo vetëm që kanë miliarda dollarë por edhe miliarda përdorues. Megjithatë startupe të tilla besojnë se ekzistojnë hapësira për të ofruar një eksperiencë më superiore.

Një prej tyre është Perplexity AI ku mëngjesin e së Enjtes tha se ka ngritur 70 milionë dollarë të tjera investime. Ky raund e vlerëson kompaninë me 520 milionë dollarë, një startup i cili është në mesin tonë që prej Gushtit 2022.

Perplexity u themelua nga Aravind Srinivas, Denis Yarats, Johhny Ho dhe Andy Konwinski, të gjithë inxhinierë të përfshirë në AI, motorë kërkimi dhe databaza. CEO Srinivas ka punuar më herë në OpenAI ku ai bëri kërkime për modelet AI.

Ndryshe nga motorët tradicionalë të kërkimit, Perplexity ofron një ndërfaqe në formën e një chabot-i ku përdoruesit mund të bëjnë pyetje në gjuhë njerëzore.

Platforma ofron përgjigje me një përmbledhje e cila përmban citimin e burimeve (kryesisht uebsajte dhe artikuj) ndërsa përdoruesit mund të bëjnë pyetje lidhëse me përgjigjet që marrin për tu thelluar më tutje me një subjekt të caktuar.

Pas platformës së Perplexity fshihen disa modele AI zhvilluar nga vetë startupi por edhe palë të treta. Përdoruesit me pagesë të Perplexity Pro që kushton 20 dollarë mund të zgjedhin mes modeleve të ndryshme si Google Gemini, Mistra 7BI, Anthropic Claude dhe OpenAI GPT-4.

Të ardhurat vjetore të kompanisë llogariten mes 5 deri në 10milionë dollarë për momentin. Përdoruesit me pagesë përfitojnë funksionalitete si gjenerimi i imazheve, përdorimi pa limit i Perplexity Copilot, të ngarkojnë dokumente së bashku me imazhe apo ti kërkojnë të analizojë dokumente për të formuluar përgjigje.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img