3.4 C
Pristina
spot_img

Nga masat e BE-së, më së shumti pësuan komunat e Kosovës

Date:

Share:

Masat e BE-së ndaj Kosovës të vendosura rreth pesë muaj më parë, kanë shkaktuar pasoja në shumë dimensione të ekonomisë së vendit.

Kryetari i dhomës së bizneseve, Skender Krasniqi, vlerëson se humbjen më të madhe nga masat e BE-së i pësuan komunat. Ai bëri të ditur se të gjitha projektet komunale janë ndërprerë, gjë që ka shkaktuar humbje të mëdha edhe tek kompanitë kontraktuese për realizimin e tyre.

“… të gjitha projektet që kanë kaluar dhe janë fituar ato janë pezulluar për një masë të përkohshme dhe ka shumë projekte sidomos komunave por edhe niveli qendror të cilat kanë ndërpre dhe e kanë blloku vazhdimin e saj për shkak të vendimit për masë të përkohshme e cila ka zgjatë dhe po zgjat. Çka është më e keqja bizneset kanë investuar në këtë drejtim ndërsa nuk dihet se kur do të lirohen këto masa dhe ata janë të detyruar të mbajnë ekip, staf në pritje të lirimit të masave”, tha për RTV21, Skender Krasniqi, Kryetar i dhomës së bizneseve

Kryetari i aleancës së bizneseve Agim Shahini, vlerëson se nga masat e BE-së humbjet janë qindra milionëshe.

“Kosova nga këto masa ka humbur rreth 500 milionë euro por përveç kësaj Kosovës iu ka vendosur edhe imazhi negativ, ndërsa humbjet janë shkaktuar në të gjithë sektorët por më së shumti ndërtimtarisë, pra atyre që kanë të bëjnë me projekte infrastrukturore pra me investime kapitale”, tha Agim Shahini, kryetar i AKB

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi është kritikuar për mungesë të investimeve kapitale, ndërkaq masat e BE-së kanë vështirësuar edhe më shumë situatën.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img