Siguria e Gmail ka qenë gjithmonë një prej pikave më të forta por tani një funksionalitet i ri sigurie po përdoret nga hakerët për të mashtruar përdoruesit.
Prezantuar muajin e kaluar, sistemi i verifikimit të Gmail identifikon kompanitë dhe organizatat tek përdoruesit me një etiketë blu.
Ideja është që përdoruesit të dallojnë cilat janë e-maile që vinë nga burime të besueshme dhe cilat jo. Por hakerët kanë arritur të mashtrojnë këtë sistem.
Zbuluar nga eksperti i sigurisë kibernetike Chris Plummer, mashtruesit kanë gjetur një mënyrë për të bindur Gmail se brendet e tyre të rreme janë të ligjshme.
Kështu përdorur besueshmërinë e sistemit të verifikimit, ata po mashtrojnë përdoruesit më lehtë sesa e kanë pasur më parë.
Plummer raporton se Google fillimisht kishte rrëzuar pretendimet e tij duke qenë se kjo sjellje kishte qenë e parashikuar përpara se cicërimat e tij të bëhen virale dhe kompania të pranonte gabimin.
Plummer tha se Google tashmë i ka dhënë një prioritet të lartë adresimit të problemit por më shqetësuese është reagimi i Google që mori kohë për ta pranuar ekzistencën e saj.
Derisa të ketë një zgjidhje, sistemi i verifikimit të Gmail mbetet vulnerabël ndërsa mashtruesit mund të përdorin një mjet që ishte dizajnuar kundër tyre.