13 C
Pristina
spot_img

Njoftim për tatimpagues – Apliko saktë Normën e TVSH-së!

Date:

Share:

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët janë Deklarues të TVSH-së, se në bazë të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë të detyruar të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së në furnizimet e tyre, si: furnizim të mallrave apo furnizim të shërbimeve.

Deklaruesit e TVSH-së, duhet të deklarojnë saktë furnizimet e tyre duke aplikuar Normën e TVSH-së konform Ligjit të TVSH-së, si:

  • Shitjet e liruara pa të drejtë kreditimi;
  • Shitjet e liruara me të drejtë kreditimi;
  • Eksportet;
  • Shitjet e tatueshme me normën 18%;
  • Shitjet e tatueshme me normën 8%.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen te bizneset – Deklarues të TVSH-së, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nuk janë duke aplikuar saktë Normën e TVSH-së.

Disa nga këta tatimpagues, nuk janë duke zbatuar këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që me rastin e furnizimit të mallrave dhe/apo shërbimeve të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së, në mënyrë që edhe konsumatorët të paguajnë TVSH-në konform Ligjit të TVSH-së.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit – Deklarues të TVSH-së që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img