Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Nuk e kemi ditur se do të ndodhte
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka për mua në këtë libër?
Një shikim nderues, i respektueshëm se si ti kalojmë problemet më sfiduese të jetës.
Jeta ju ndodh shpejtë, apo jo? Një minutë jeni i sapodiplomuar, i etur për ta ndryshuar botën me idetë dhe frymëzimin tuaj. Tjetrin minutë, jeni një cinik i moshës së mesme, duke medituar mbi veten përmes pendimit, zhgënjimit dhe depresionit.
Askush nuk është imun ndaj kësaj. Pavarësisht nëse jeni një drejtues i lartë apo një barist punëtor, herët apo vonë, do të hasni një nga shtatë sfidat e mëdha në jetë: cinizmin, kompromisin, shkëputjen, parëndësinë, krenarinë, djegien dhe zbrazëtinë.
Lajmi i mirë është se, ju mund të mësoni t’i njihni shenjat e këtyre sfidave të imponuara dhe të merrni hapa për ta zvogëluar ndikimin e tyre.Këto pulsime do t’iu udhëheqin përmes shtatë pengesave të mëdha dhe do t’iu tregojnë se si t’i përdorni mësimet e Jezusit si një hartë rruge për ti naviguar ato.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Hapat konkretë për ta prerë cinizmin në syth;
- Pse karakteri është më i rëndësishëm sesa konkurenca për lumturi afatgjatë; dhe
- Pse thjeshtë largimi i pajisjeve nuk do të na bëjë domosdoshmërisht më të pranishëm me familjen dhe shokët tanë.
Ideja kyqe 1
Nuk bëheni cinikë sepse nuk brengoseni, po sepse brengoseni.
Autori Pastor Carey Nieuwhof, është me një fjalë, një idealist. Kjo mund të mos ju befasojë: në fund të fundit, për të qenë i njohur në komunitetin e Krishterë, ju ndihmon në zgjedhni ta shihni më të mirën në botë. Po kjo nuk ka qenë gjithnjë kështu. Herët në karrierën e tij si Pastor, autori hasi në njërën prej shtatë sfidave të para në jetë:cinizmin. Atij ju desh të kalojë përmes tij për t’u bërë optimisti gazmor që është sot.
Kur ai u bë ministër për herë të parë, Carey gjeti punë në një komunitet rural në Ontario. Ai predikonte në tri kisha, më e madhja prej të cilave kishtë një frekuencë mesatare prej 23 njerëzish. Ai donte ta rriste grumbullin e njerëzve, prandaj u sigurua që njerëzit që nuk vinin të ndiheshin të veqantë dhe të përkujdesur prej tij.
Carey brengosej për çdokë që vinte në kishën e tij. Por kjo përkujdesje ia thei zemrën.
Mesazhi kyç këtu është: Ju nuk bëheni cinik sepse nuk përkujdeseni për dikë, por bëheni të tillë sepse përkujdeseni.
Kur Roger dhe Mary erdhën për herë të parë në kishën e Carey, ai mund t’iu thoshte se kishin nevojë për ndihmë të veqantë. Ata kishin nevoja emocionale dhe ishin të zbrazët, dhe ndonjëherë nuk mund të shkonin në kishë sepse vetura e tyre prishej shpesh. Carey u sigurua që të kishin para për benzinë dhe të vozitnin përreth qytetit saherë që kishin nevojë për udhëzim emocional apo shpirtëror.
Një ditë, Rogeri lajmëroi se do të ndalonin së ardhuri në kishën e tij. Dhe arsyeja ishte? Shumë e thjeshtë. Carey nuk kishte bërë mjaftueshëm për ta.
Akuzimi i Rogerit e goditi Careyn thellë. Në javët e ardhshme, ai e vërejti se kishte ndaluar së kujdesuri dhe besuari njerëzve.
Ai e dinte që nuk mund të vazhdonte aë atë mënyrë. Por çfarë duhej të bënte?
Keri kujtoi se Zoti e dërgoi Jezusin për të luftuar cinizmin e pashmangshëm njerëzor. Jezusi u përball me dëshpërimin dhe u sigurua që nuk do të fitonte. Carey e kuptoi se për sa kohë që Jezusi ishte në jetën e tij, ai nuk kishte nevojë të frikësohej se e kaluara e tij do të bëhej një e ardhmja e tij.
Për ta lënë Jezusin në jetën tuaj duhen vite. Për fat të mirë, ne mund të ndërmarrim veprime konkrete tani për të luftuar cinizmin e dhunshëm. Së pari, planifikoni një kohë të pastrukturuar për të menduar dhe pyetur veten. Qëndrimi i hapur ndaj mundësive që janë të reja dhe të ndryshme nga skenarët që keni përjetuar tashmë mund të çojë në gëzim të papritur. Së dyti, bëni pyetje të hapura, si “pse?” dhe pse jo?” dhe dëgjoni – vërtet dëgjoni – atë që njerëzit kanë për të thënë. Përgjigjet e tyre mund t’ju befasojnë.
Por a e dini cila është gjëja më befasuese nga të gjitha? Të mbesni kurreshtar. Njerëzit kurreshtarë nuk janë asnjëherë cinikë, dhe nejrëzit cinikë nuk janë asnjëherë kurreshtarë.
Ideja kyçe 1
Karakteri i pakompromis, e jo aftësia, përcakton se sa do të mbërrini në jetë.
Ka mundësi që njihni njerëz që kanë ndryshuar përgjatë viteve. Mund të keni miq që kanë pasur shumë energji por tani e kalojnë gjithë kohën e tyre përpara TV-së. Apo më keq, mund të njihni njerëz që i kanë bërë betimet e martesës por e gjejnë veten duke flirtuar-apo edhe më shumë se kjo-kanë vite në martesë.
Po sikur të gjithë miqtë tuaj të jenë bastione të vetëkontrollit dhe gjykimit të mirë moral? Mjafton të hidhni një sy në nivelet më të larta të politikës, argëtimit, sportit dhe udhëheqjes fetare. Ju me siguri do të shihni atje njerëz që kanë rënë nga hiri, duke braktisur vlerat që pretendonin se i mbanin të shtrenjta.
Të gjithë këta njerëz janë dorëzuar para njërës prej sfidave tona të dytë më të madhe-kompromisit-dhe karakteret e tyre kanë vuajtur si rrjedhojë e kësaj.
Mesazhi kyç këtu është: Karakteri i pakompromis, jo aftësia, e përcakton se sa larg do të mbërrini në jetë.
Për Careyn, karakteri nënkupton se sa dikush e jeton jetën sipas vlerave të tij/të saj.Dikush që jeton sikur personi që dëshiron të jetë. Kur i vëni në kompromis vlerat tuaja, ju e zgjeroni hapësirën në mes të asaj që jeni dhe asaj që doni të jeni.
Njerëzit me karakter të fortë përfundimisht do të jenë më të suksesshëm në jetë sesa bashkëmoshatarët e tyre shumë të aftë.Njerëzit e aftë mund të bëjnë shumë para, të kenë shumë gjëra, dhe të kenë rrjet profesional të madh. Por aftësia nuk garanton lumturi.Karakteri i mirë përcakton kënaqësinë përfundimtare sepse karakteri i mirë domethënë se ju zhvilloni raporte kuptimplota që kanë ndikim afatgjatë.
Si Pastor, Carey kishte mbajtur qindra funerale.Dhe as edhe një herë të vetme gruaja apo fëmijët e një të vdekuri nuk e kishin lexuar rezumenë e të dashurit të tyre apo kishin folur se sa kishte ai para në bankë.Ai ka mësuar se një person mund të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm dhe i aftë por prapë të vdesë pa bërë ndonjë ndikim. Nëse keni karakter të mirë, në anën tjetër, ju do të mbaheni në mend dhe do t’i mungoni-çdokujt me të cilin keni qenë të afërt.
Askush nuk do t’iu thotë të punoni në karakterin tuaj-përpos ndoshta gruas tuaj me të cilën jeni i martuar. Por do të penalizoheni nëse nuk e bëni. Njerëzit nuk do të dëshirojnë të kalojnë kohë me ju, dhe ju do t’i lëndoni njerëzit t♪7 cilët i doni.
Por të punoni në karakterin tuaj nuk është e lehtë. Në fakt, mund të jetë shumë e dhimbshme.Për ta bërë atë duhet të arrini tek vendet e thyera në zemrën tuaj për ta kuptuar pse i bëni gjërat me të cilat nuk jeni krenar.
Por alternativë është kompromisi i vlerave tuaja dhe shkaktimi i dëmit afatgjatë- ndaj vetes dhe të dashurve tuaj. Në fund, zgjidhja është e lehtë.
Ideja kyçe 3
Teknologjia nuk krijon shkëputje. Ajo thjeshtë e rrit atë që tashmë egziston.
Jo edhe lajme aq tronditëse: jemi më të izoluar se asnjëherë. Telefonat, tabletët, kompjuterët, veturat, frigoriferët tanë, dhe të tjerë me radhë, janë shumë afër të depërtojnë në raportet me ata që i kemi më së afërmi, dhe që i duam më së shumëti.
Për më tepër, mediat sociale na kanë mbytur të gjithëve duke na bërë narcista të varur. Në një studim të mirënjohur në vitet 1950 studentët janë pyetur nëse mendonin se ishin ‘’shumë të rëndësishëm.’’ Më pak se 10% thanë se po. Studimi i njëjtë i bërë në vitet e 2000-ta zbuloi se më shumë se 80% e adoleshentëve pajtoheshin se ishin ‘’shumë të rëndësishëm.’’ Me aq shumë prej nesh që mendojnë se jemi dhurata e Zotit ndaj njerëzimit, mund të jetë e vështirë t’iu japim të tjerëve durimin dhe vëmendjen që e meritojnë.
Nuk ka dyshim se teknologjia ëshët ngushtë e lidhur me sfidën tonë të tretë: e që është shkëputja. Por ky nuk është as fillimi, e as fundi i saj.
Mesazhi kyç këtu është: Teknologjia nuk krijon shkëputje. Ajo thjesht e shton atë që tashmë egziston.
Çfarëdo dobësie që keni-qoftë kotësi, përtaci, apo paragjykim-egziston një teknologji që mund ta bëjë atë edhe më keq sesa që është.
Por teknologjia poashtu na ndihmon të mbajmë kontakte me shokët, të mësojmë aftësi të reja, dhe t’i ndihmojmë njerëzit në nevojë. Kjo mund ta nxjerrë më të keqen prej nesh, por poashtu mund ta nxjerr edhe më të mirën.
Sikurse paratë, teknologjia e bën një mjeshtër të tmerrshëm, por një shërbëtor të mrekullueshëm. Ajo e shton edhe të mirën edhe të keqen. Por detyra jonë është të sigurohemi që të kemi diçka që ja vlen të shtohet në radhë të parë.
Bisedat e vërteta janë një vend i mirë prej nga mund të fillohet.Shumë prej nesh asnjëherë nuk flasim me njëri-tjetrin, por thjesht ndërrojmë monologje. Prandaj interesohuni për personin me të cilin po flisni. Pyeteni atë pyetje të ndjeshme dhe vërtetë dëgjoni përgjigjet në vend që vetëm të prisni që t’iu vijë radha për të folur. Qoftë nëse e përdorni ose jo teknologjinë për të bërë këso lloj bisedash, nuk do të ketë rëndësi. Ju çdoherë do të largoheni me një lidhje më të thellë pas asaj bisede.
Thënë kështu, sigurisht që nuk do t’iu dëmtojë nëse e kufizoni vendin e teknologjisë në jetën tuaj – veçanërisht kur bëhet fjalë për familjen tuaj. Darka dhe kohët e tjera të rëndësishme familjare duhet të jenë pa pajisje. Në fakt, çdo kohë që dëshironi të kaloni në mënyrë domethënëse me dikë, duhet të jetë pa pajisje.
Autori Carey e mban telefonin e tij në modalitetin “Mos shqetëso” gjatë gjithë ditës, në mënyrë që të mos shpërqendrohet nga cingërrimat. Zakonisht, ai ka kohë të mjaftueshme gjatë ditës për të kapur atë që ka humbur në telefonin e tij. Por kur bëhet fjalë për familjen e tij, nuk është gjithmonë kështu.
Ideja kyçe 4
Përqafimi i ndryshimit dhe luftimi i parëndësisë ndihmon në thellimin e ndikimit tuaj.
Njoftohuni me Teze Helenën. Shtëpia e teze Helenës duket të ketë ngecur në dekadën e fundit. Nga qilimi i saj me shami te shtrati i saj me ujë, dhe karrigia me vezë portokalli, është e qartë se ajo ka ndaluar së zhvilluari stilin e saj.
Teze Helena e di çfarë do, dhe ajo nuk e ndjen nevojën të brengoset me tost avokadoje apo çfarëdo tjetër që fëmijët përdorin ditët e sotme. Edhe nëse stili i saj kthehet në modë, ajo nuk do ta dijë madje se karrika e saj vezore është tani sa një pasuri e tërë në eBay.
Teze Helena e mishëron të katërtën prej sfidave tona më të mëdha në jetë: parëndësinë. Dhe përderisa ajo ndryshon me kohën, ajo ka gjasa të humbë më shumë sesa vetëm një ndjenjë të stilit cool.
Mesazhi kyç këtu është: Pranimi i ndryshimit dhe luftimi i parëndësisë ndihmon në thellimin e ndikimit tuaj.
Egzistojnë disa arsye pse i rezitojmë ndryshimit. Për një arsye, është e pamundur të lëngojmë për diçka që nuk e kemi provuar asnjëherë. Derisa plakemi, ne fillojmë ta zhvlerësojmë risinë për hir të vetë asaj. Mendjet tona janë të programuara për ta preferuar vetëm të njohurën.
Një tjetër arsye është se sa më shumë sukses që keni në jetë, qoftë ai personal apo profesional, aq më pak gjasa keni që të dëshironi ta prishni atë. Keni mbërritur deri këtu duke i bërë gjërat sipas mënyrës tuaj, pra pse të mos e rregulloni diçka që nuk është thyer?
Ndoshta gjëja më e rëndësishme prej të gjithave është se, ndryshimi është jashtëzakonisht i rëndë.
Ju mund të bëni gabime të sikletshme apo edhe të keni një përvojë të dhimbshme – dhe ne nuk po flasim vetëm për rënien nga një prej atyre skuterëve elektrikë.
Por një jetë pa ndryshim vetëm sa e fton pendimin. Sa më shumë të mbeteni prapa kohës, aq më e vështirë është të krijoni lidhje ndikuese me njerëz jashtë rrethit tuaj të afërt. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të vetmuar dhe të izoluar.
Por lajmi i mirë është se, sa më shumë që ndryshoni, aq më e lehtë bëhet. Por si t’ia filloni?
Ajo që ju duhet është një mision. Gjeni një mision që është më i madh sesa vetja juaj, në të cilin mund të qëndroni të fokusuar përgjatë kohëve të vështira. Kur keni një kauzë të denjë për të mbajtur, do të dëshironi të qëndroni aktual në mënyrë që të mund të përdorni gjuhën e sotme për të komunikuar mesazhin tuaj. Në fund të fundit, nëse doni që misioni juaj të ndikojë te njerëzit në klimën e sotme, duhet ta matni temperaturën herë pas here.
Ideja kyçe 5
Krenaria është jashtëzakonisht dëmtuese, por ajo mund të zvogëlohet duke e kultivuar modestinë.
Ju kujtohet studimi i adoleshentëve narcistë që e kishin klasifikuar veten si ‘’shumë të rëndësishëm’’? Është e lehtë të thoni se ata vuajnë nga krenaria-numëroni pesë apo gjashtë sfida të mëdha. Por në fakt, shumica prej nesh vuajnë nga krenaria, së paku në një nivel të caktuar. Dhe kjo ju përfshin edhe ju.
Në zemër të saj, krenaria është brengosja për vetën gjatë gjithë kohës. Krenaria ushqehet nga pasiguria. Njerëzit krenarë janë vazhdimisht duke e krahasuar veten me të tjerët, duke u matur se si qëndrojnë me veten. Ata e masin vlerën e vetes së tyre sipas suksesit apo dështimit të tyre më të fundit. Ndoshta më e keqja prej të gjithave është se, njerëzit mendjemëdhenjë nuk mund të gjejnë kënaqësi në suksesin e dikujt tjetër. Fitorja e një bashkëmoshatari, apo madje edhe e një të dashuri, nënkupton humbje për ta.
Por si mund të ndryshohet kjo?
Mesazhi kyç këtu është: Krenaria është jashtëzakonisht dëmtuese, por mund të zvogëelohet duke e kultivuar modestinë.
Krenaria e pakontrolluar i shpie njerëzit në ngurtësim të zemrës. Ju inokulon kundër këshillave të mira dhe ju bën të mendoni se rregullat nuk vlejnë për ju.Kjo përfundimisht do t’iu shpie në gërryerjen e raporteve tuaja personale më të rëndësishme dhe madje në skandale potenciale nëse jeni në një pozitë udhëheqëse. Krenaria është ajo që i bën drejtuesit të përvetësojnë fondet e kompanive, ose politikanët të kenë lidhje me ndihmësit e fushatës.
Bibla na tregon se krenaria vie para një rënieje. Shpesh, një rënie duket sikur një nënçmim. Por çfarë është nënçmimi nëse jo një përulje e pavullnetshme?
Ky është çelësi i kundërshtimit të krenarisë. Përulësia është ajo që na duhet ta kultivojmë dhe ta praktikojmë, për ta ruajtur veten kunder izolimit dhe ngurtësimit të zemrës që shkaktohet nga krenaria.
Ju mund ta monitoroni krenarinë në mënyrë aktive në mënyrat e mëposhtme. Së pari, asnjëherë mos e humbisni mirënjohjen. Njerëzit krenarë ndihen se kanë merita për suksesin e tyre dhe për gjërat e mira që kanë në jetë. Por liderët më të mirë flasin rreth asaj se sa janë me fat. Ata e kuptojnë se nuk janë të vetmit përgjegjës për suksesin e tyre.
Së dyti, mbani fletoren tuaj hapur. Nëse e kuptoni se nuk dini gjithçka, keni më shumë gjasa të hasni në një mundësi mësimi, qoftë nga libri i shkollës apo nga djali që qëndron pas jush në rresht në një dyqan kafeneje. Sa më shumë që qëndroni të hapur ndaj të mësuarit, aq më shumë do ta kuptoni se sa aktualisht nuk dini.
E treta dhe e fundit, bëhuni në mënyrë qesharake të sinqertë me veten tuaj. Prej të gjitha gënjeshtrave që i themi, ato që ia themi vetes, janë më vrastaret. Njerëzit rreth jush me siguri mund tashmë ti shohin dobësitë tuaja. Pse nuk ia pranoni ato vetes? Sapo ta bëni këtë, atëherë do të jeni në gjendje t’i përmirësoni ato.
Ideja kyçe 6
Rishërimi nga djegja kërkon durim dhe ndihmë nga jashtë.
Kur autori ishte 40 vjet, ai mbajti fjalimin kryesor në Kishën North Point, e themeluar nga një prej mentorëve të tij në Alpharetta, Georgia. Atij ju bë zemra mal kur mentori dhe familja e tij i thanë atij se fjalimi i tij ishte një goditje e fuqishme suksesi.
Në shoqërinë tonë, ata që punojnë shpërblehen, dhe për Careyn nuk ishte ndryshe. Ai kishte punuar shumë për t’u përgaditur, dhe ishte kulmi i karrierës së tij deri në atë pikë.Por ajo që pasoi nuk ishte muzg lumturie. Në fakt, ishin disa nga muajt më të këqinjë të jetës së tij. Produktiviteti i tij u shemb, dhe ai ra në një depresion të thellë. Ai madje e mendoi edhe vetëvrasjen.
Carey ishte sëmurë nga një sëmundje krejtësisht moderne, dhe e gjashta nga shtatë sfidat tona të mëdha: djegia.
Mesazhi kyç këtu është: Rishërimi nga djegja kërkon durim dhe ndihmë nga jashtë.
Egzistojnë shumë shenja për djegjen. Për Careyn, ajo ishte shembull i një humbje të pasionit dhe një rënie e shqisave. Asgjë më nuk e emociononte, dhe nuk ndihej i kënaqur apo i rigjallëruar nga gjumi apo koha e lirë.
Gjërat e vogla e lodhnin dhe e bënin atë shumë emocional. Ai nuk mund të fokusohej në asgjë për shumë kohë, dhe si rrjedhojë, produktiviteti i tij ra, edhepse ai po e kuronte veten me më shumë punë.
Carey e ndjeu veten të cënuar nga cinizmi, dhe më e keqja, ai nuk e mbante në mend herën e fundit kur kishte qeshur.
Nëse i njihni këto shenja tek vetja apo tek një i dashur, gjëja më e mirë që mund të bëni është ta kontaktoni një doktor mjekësor. Ai do t’iu ndihmojë ta vlerësoni se sa të këqija janë simptomat tuaja. Tutje, kontaktoni një këshilltar të Krishterë i cili do t’iu ndihmojë të merreni me problemin tuaj shpirtëror në rrënjë të asaj djegjeje.
Carey ia doli ta kalonte djegjen e tij përmes ndihmës së mjekëve, këshilluesëve, familjes, shokëve dhe kolegëve të cilët ia dhanë atij mjetet dhe hapësirën që kishte nevojë për t’u ndjerë më mirë. Nëse e gjeni veten të djegur dhe duke dëshiruar që të shëroheni, do të ju duhen një rreth miqsh të besueshëm për të ecur me ju në këtë proces.
Bëhuni të durueshëm me veten tuaj: nuk do të filloni të ndiheni më mirë nëse nuk keni pushuar mjaftueshëm. Dhe derisa prisni të shëroheni, mos merrni vendime të mëdha. Jepini vetes hapësirën mendore për tu fokusuar vetëm në të ndjerit mirë.
Mësimi më i mirë që Carey nxori gjatë rikuperimit nga djegia ishte të punonte për shëndetin e tij çdo ditë. Qëllimi i tij tani, çdo ditë, është të jetojë sot në një mënyrë që do ta ndihmojë atë të lulëzojë nesër.
Ideja kyçe 7
Më shumë gjëra nuk do ta shërojnë ndjenjën e zbrazëtisë tuaj. Por gjetja e një misioni për të cilin interesoheni, do të ju shërojë.
Meqenëse Carey është autor i shumë librave, nuk është e quditshme ta kuptoni se ai e do shkrimin. Ai ka mbajtur për shumë vite një blog që e mban atë të lumtur shumicën e ditëve.
Një ditë në vitin 2015, një nga postimet e tij të bllogut tërhoqi 1 milion shikues në 24 orët e tij të para. Ai ishte plotësisht i ngazëllyer. Përderisa nuk i kaloi ai ngazëllim. Ndjenja nuk zgjati shumë. Menjëherë pas saj, Carey pranoi një vizitë prej sfidës tonë të shtatë në jetë: zbrazëtisë.
Shumë nga ne mendojme se do të mund të ishim të lumtur nëse vetëm do ta kishim arritur një nivel të diçkaje. Qoftë më shumë sukses në punë, më shumë para, një partneritet jetësor më stabil, apo një telefon i mençur i fundit-e lehtë është të biem në kurthën e asaj që na sjell më shumë lumturi.
Mesazhi kyç këtu është: Më shumë para nuk do ta shërojnë zbrazëtinë. Por gjetja e një misioni për të cilin ju bën, do ta bëjë këtë.
Më shumë gjëra vërtetë që sjellin lumturi.Por vetëm për një kohë. Pastaj, ato nuk ju japin më kënaqësi-keni nevojë për diçka më të mirë. Përfundimisht, kur ”më e mira” ta ketë marrë rrugën e vetë, juve ju duhet diçka ndryshe. Për hir të një gjëje ndryshe, ju do ta sakrifikoni të mirën që është tashmë në jetën tuaj. Dhe do të përfundoni duke u ndjerë i zbrazët.
Ndjenja e zbrazëtisë shpesh vie pas një maje, sikurse postimi i bllogut të Careyt. Për ta kundërshtuar atë, ne shpesh bëjmë dy gjëra: punojmë më shumë apo meditojmë mbi veten. Shumë njerëz meditojnë me veten me alkool dhe droga. Por për të Krishterët në përvojën e Careyt, meditimi më i shpeshtë mbi veten është ushqimi.
Puna e tepërt dhe ushqimi i tepërt janë dy nga problemet e përhershme që Carey ka hasur në komunitetin e tij. Të dyja mund të ju bëjnë të ndiheni mirë për pak kohë, por ato nuk janë përgjigja ndaj zbrazëtisë.
Kur e vëreni veten se keni filluar të meditoni, është koha të praktikoni kujdes për veten. Kujdesi për veten mund të marrë shumë forma. Është ndryshe për çdokë sepse varet nga nevojat personale që ka një person për një moment të caktuar. Për disa, mund të jetë të ngriten nga krevati dhe të shkojnë për ecje. Për disa të tjerë, mund të nënkuptojë të shkojnë në shtëpi dhe të mos bëjnë absolutisht asgjë.
Për ta kuptuar se çfarë lloj kujdesi për veten ju duhet, pyeteni veten: për çfarë kam nevojë sot që të lulëzoj nesër?
Tani, kujdesi rigoroz për veten do të bëjë shumë në shërimin e ndjenjës tuaj të zbrazëtisë. Por nuk do ta bëjë të tërën. Për këtë arsye, keni nevojë të ktheheni tek ai qëllim shumë i rëndësishëm i juaji: tek misioni.
Kërkoni një mision që është më i madh sesa ju.Jepjani jetën një kauze që ka rëndësi-që ka vërtetë rëndësi-për njerëzit e tjerë. Duke ju shërbyer të tjerëve, ju do ta mbushni jetën tuaj në atë mënyrë që asnjëherë më nuk do të jetë e varfëruar.
Përmbledhja përfundimtare
Shtatë sfidat më të mëdha në jetë janë cinizmi, kompromisi, shkëputja, parëndësia, krenaria, djegia dhe zbrazëtia. Pavarësisht se nga jeni, puna juaj ose prejardhja juaj, ka të ngjarë të përballeni me një ose më shumë nga këto sfida së shpejti. Për fat të mirë, ka mënyra për t’i kapërcyer ato – dhe për të bërë një ndryshim në komunitetin tuaj dhe për ata që kanë më shumë rëndësi për ju.