3.7 C
Pristina
spot_img

OBZhE-ja parashikon rritje të dobët dhe inflacion të vazhdueshëm për 2024

Date:

Share:

Rritja në ekonominë globale pritet të mbetet “nën nivel” vitin e ardhshëm, sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZhE) e cila uli parashikimin e saj për vitin 2024 nga 2.9% në 2.7%.

U parashikua gjithashtu se inflacioni do të mbetej mbi objektivat e vendosur nga bankat qendrore në mbarë botën që kanë ndërmarrë një fushatë të rritjes së normave të interesit në një përpjekje për të zbutur kostot në rritje, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Në të njëjtën kohë, OBZhE-ja rishikoi pritjet e saj të rritjes globale për vitin 2023 në 3.0%, nga parashikimi i mëparshëm prej 2.7%.

“Pas një fillimi më të fortë se sa pritej për vitin 2023, i ndihmuar nga çmimet më të ulëta të energjisë dhe rihapja e Kinës, rritja globale pritet të zbutet”, tha OBZhE-ja.

Banka Qendrore Evropiane rriti normat e interesit në një nivel rekord javën e kaluar, ndërsa përpiqet të ulë inflacionin në objektivin e saj në vetëm 2%. Sipas Komisionit Evropian, inflacioni në Eurozonë ishte 5.3% në gusht.

Frika për një “ngadalësim më të shpejtë se sa pritej në Kinë” ishte pjesë e arsyes për rritjen e pesimizmit të OBZhE-së për ekonominë globale. Ajo parashikoi që rritja e Kinës do të binte nga 5.1% këtë vit në 4.6% vitin e ardhshëm.

Organizata gjithashtu parashikoi ulje të rritjes së ekonomisë më të madhe në botë, ShBA-së, duke u ulur nga 2.2% në 2023 në 1.3% në 2024.

E ekonomia gjermane, më e madhja në BE, po përballet me vështirësi.

Derisa të gjitha vendet e pasura kanë luftuar me inflacionin, Britania e Madhe pritet të ketë normën më të lartë të përgjithshme të inflacionit për vitin 2023: 7.2% krahasuar me 6.9% që OECD kishte parashikuar më parë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img