15.3 C
Pristina
spot_img

Ofrohen trajnime falas në fushën e teknologjisë për të rinjtë në Kosovë

Date:

Share:

Agjencia e Punësimit në Kosovë ka njoftuar se tash e tutje do të ofrojë mundësi për të rinjtë në Kosovë për trajnime falas në fushën e teknologjisë informative.
Sipas njoftimit, kjo Agjenci do të ofrojë gjithsej trajnime për 22 programe të avancuara në fushën e teknologjisë.
Njoftimi i plotë:
Inovacion në fushën e Aftësimit Profesional: Trajnimet më të avancuara në teknologji, tani FALAS!
A jeni i ri (18 – 24 vjeç) nga rajonet e Prishtinës, Ferizajit, apo Mitrovicës dhe keni pasion për Teknologjinë Informative?
Mos e humbisni këtë shans! Aplikoni tani për të marrë kuponin (voucher) që ju lejon të ndiqni trajnimet më inovative dhe të avancuara nga disa prej institucioneve më prestigjioze në Kosovë.
22 programe të avancuara në fushën e teknologjisë
8 institucione prestigjioze të përzgjedhura për t’ju dhënë trajnimet
Ju keni lirinë të zgjidhni cilin program do të ndiqni
Të gjitha trajnimet janë 100% falas!
Për të mësuar më shumë dhe për të shkarkuar formularin e aplikimit, vizitoni linkun
Afati i fundit për aplikim është më 30.09.2023 në ora 23:59.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img