10.2 C
Pristina
spot_img

OKB konfirmon objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm

Date:

Share:

193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara konfirmuan unanimish miratimin e deklaratës për përkushtimin e tyre ndaj Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, edhe pse një grup vendesh të udhëhequra nga Rusia kërcënuan të mos e votonin Deklaratën për Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, tha se, deklarata mund të përshpejtojë punën drejt jetësimit të objektivave të përbashkëta. Ajo përfshin dhe përkushtimin për financim të vendeve në zhvillim dhe ofrimin e mbështetjes përmes një pakete me vlerë të të paktën 500 miliardë dollarëve në vit.

Mes 17 Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm futet edhe fundi i varfërisë ekstreme deri në 2030. Ky objektiv “lindi” në vitin 2015, por që  u frenua si masë, nga pandemia dhe lufta në Ukrainë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri thirrje për më shumë përpjekje, duke nënvizuar se nuk është shënuar përparimi i dëshiruar. “Kjo është arsye që të gjithë ne të kujdesemi për të arritur një avancim më të madh”, theksoi ai, duke thënë se vendet në zhvillim janë në pritje të ndihmës më të madhe ekonomike nga kombet e fuqishme.

Një një shqetësim të fundit të ndarë nga Kombeve të Bashkuara, nëse gjërat ecin me këtë ritëm, 575 milionë njerëz do të jetojnë në varfëri ekstreme dhe më shumë se 600 milionë tjerë do të përballen me uri deri më 2030.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img