Në opsionet e diskutuara nga kompania, ishte puna nga afër me prodhuesit e çipeve si Nvidia. CEO Sam Altman e ka bëër prioritet blerjen e më shumë çipeve AI për kompaninë.
OpenAI, kompania pas ChatGPT, po eksploron idenë e prodhimit të çipeve të saj të inteligjencës artificiale dhe madje ka shkuar aq larg saqë të konsideronte blerjen e një kompanie tjetër.
Edhe pse nuk ka vendosur ende për një lëvizje të tillë, një diskutim i brendshëm i OpenAI erdhi pasi vitin e kaluar u panë disa opsione për të adresuar mungesën e çipeve AI dhe koston e tyre mbi të cilat kompania mbështetet.
Në opsionet e diskutuara nga kompania, ishte puna nga afër me prodhuesit e çipeve si Nvidia. CEO Sam Altman e ka bëër prioritet blerjen e më shumë çipeve AI për kompaninë.
Madje publikisht është ankuar për kartat grafike, një treg i dominuar nga Nvidia që kontrollon mbi 80 përqind të tregut global. Çipet e saj janë më të mirat për aplikacionet AI.
Operimi i ChatGPT është i kushtueshëm për kompaninë. Çdo kërkesë i kushton 4 cent sipas firmës analitike Bernstein. Nëse kërkesat në ChatGPT rriten në vetëm 1/10 e atyre që përballet Google, do të duheshin 48.1 miliardë dllarë karta grafike dhe 16 miliardë dollarë çipe në vit për ta mbajtur operacionale. /PCWorld Albanian