3.4 C
Pristina
spot_img

Partneritetet me të rinj dhe për të rinj marrin vëmendjen kryesore

Date:

Share:

– UNICEF në Kosovë organizoi edicionin e shtatë të “Activate Talks”, një ngjarje inovative që mblodhi së bashku 150 të rinj nga e gjithë Kosova. Activate Talks shfaq iniciativat e udhëhequra nga të rinjtë të zhvilluara me mbështetjen e UNICEF-it dhe partnerëve dhe lartëson punën e jashtëzakonshme të ndërmarrësve të rinj socialë të përfshirë në programet tona.

Pas fjalimeve të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, Ambasadorit Austriak në Kosovë, shkëlqësisë së tij, Christoph Weidinger dhe shefes së UNICEF-it në Kosovë, znj. Nona Zicherman, katër të rinj ndryshim-bërës ndanë rrugëtimet e tyre personale përmes tregimeve  të tyre inspiruese duke frymëzuar të tjerët që të ndërmarrin iniciativa. Shembuj interesantë të inovacionit nga 20 projekte të tjera të udhëhequra nga të rinjtë u shfaqën në panairin që e shoqëroi ngjarjen. Shumë nga projektet e prezentuara në ngjarjen e sotme u bënë të mundura falë kontributit të Qeverisë së Austrisë, e cila është në partneritet me UNICEF-in për avancimin e agjendës për të rinjtë në Kosovë që nga viti 2012. Çdo vit përmes këtij partneriteti mbështeten mbi 7000 të rinj, duke u ofruar atyre mundësi të vlefshme për zhvillimin e shkathtësive në fusha si inovacioni social, ndërmarrësia, avokimi social dhe edukimi kritik mediatik.

Përmes ngjarjeve të tilla si Activate Talks dhe së bashku me partnerët  nga institucionet e Kosovës dhe sektori publik dhe privat, UNICEF vazhdon të investojë në zhvillimin dhe fuqizimin e shkathtësive të të rinjve, dhe po vazhdon të fuqizojë zërat e tyre për të shfrytëzuar potencialin e pakufizuar të tye për të frymëzuar iniciativa transformuese dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img