-1.4 C
Pristina
spot_img

Për herë të parë Kosova merr pjesë në Panairin “AGRA”

Date:

Share:

Përmes bashkëpunimit me Qeverinë Gjermane / Organizatës GIZ dhe Odës Sllovene për biznes, MBPZHR / AZHB ka organizuar pjesëmarrjen e bizneseve të Kosovës për herë të parë në Panairin “Agra” në Gornja Radgona në Slloveni.
Qëllimi i pjesëmarrjes është thellimi i bashkëpunimit dhe krijimi i kontakteve të reja me agrobiznese të vendeve të rajonit.Ministria e Bujqësisë / Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë përfaqsohet nga Kryeshefja e kësaj Agjencie, znj. Venera Çerkini.
Theksojmë se në panairin AGRA prezantohen teknologjitë më të fundit të prodhimit, shumimit dhe përpunimit me markat kryesore botërore në makineritë bujqësore dhe pyjore dhe pajisjet e përpunimit të ushqimit. Ajo ofron prodhime me cilësi të lartë, produkte ushqimore, gatesa dhe pije.
Ekzistojnë gjithashtu programe për ambalazhimin, ndërtimet moderne bujqësore, mjetet dhe pajisjet, teknikat e ajrit të kondicionuar dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë./Ekonomiksi

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img