Sipas nenit 17, paragrafit 1 dhe 2 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2016 për zbatimin ë Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar se kush e mbanë të drejtën e zhvlerësimit të pasurive dhe zhvlerësimi i pasurisë së dhënë/marrë me qira, citojmë:
“1. Në bazë të nenit 15, paragrafit 1 të Ligjit, vetëm pronari i pasurive të prekshme që shfrytëzohen për zhvillimin e aktivitetit ekonomik, për të cilat mban rrezikun e konsumimit, prishjes apo vjetërsimit të mjeteve, ka të drejtë të zbres shpenzimet e zhvlerësimit.
1.1.Nuk lejohet zbritja e zhvlerësimit për qiramarrësin e aseteve, përveç nëse është përcaktuar në marrëveshjen e qirasë se është i përfshirë lizingu financiar dhe të drejtat e pronësisë kalojnë mbi qiramarrësin nga qiradhënësi përmes pagesave periodike.
2.Shpenzimet për përmirësimin e pronës së dhënë me qira mbulohen përmes zbritjeve të zhvlerësimit duke përdorur metodën lineare të bazuar në kohëzgjatjen e kontratës së qirasë.
2.1. Në rastin e kontratave të qirasë të pa afatizuara, ose kur kohëzgjatja e kontratës së qirasë zgjatet shpesh, sipas gjykimit më të mirë të qiramarrësit dhe bazuar në rregullat e kontabilitetit, si dhe praktikat më të mira, duhet të përcaktoj kohëzgjatjen e kontratës së qirasë dhe ta shfrytëzojë atë si emërues për llogaritjen e shpenzimeve vjetore të zhvlerësimit për përmirësim;
2.2. Në rastet kur qiradhënësi dhe qiramarrësi arrijnë marrëveshje që në vend të pagesës së qirasë të kompensohen përmes investimeve që do t’i bëjë qiramarrësi, atëherë ky transaksion këmbimi do të trajtohet transaksion për konsideratë. Për vlerën e investimit të bërë nga qiramarrësi, do t’i faturoj qiradhënësit. Po ashtu, vlerën e njëjtë, qiradhënësi do ta konsideroj të hyrë nga qiraja dhe do t’i faturoj qiramarrësit. Qiramarrësi do ta konsideroj këtë faturë si shpenzim / parapagim të qirasë dhe do të mbajë tatimin në burim në qira për qiradhënësin.”
Sipas arsyetimit ligjor, derisa jeni pajtuar me pronarin e objektit që investimet do të kompensohen për vlerën e qirasë, atëherë qiramarrësi duhet ta faturoj qiradhënësin për investimet e bëra, sipas kontratës, dhe gjithashtu qiradhënësi, vlerën e njëjtë do t’ia faturoj qiramarrësit dhe të njëjtën do ta konsideroj të hyrë nga qiraja.
Gjithashtu, për qëllime të zhvlerësimit, derisa qiradhënësi mbetet pronar i objektit, të drejtën e zhvlerësimit e mbanë qiradhënësi. Ndërsa, nëse shuma e investimit kalon vlerën e paraparë me kontratë dhe nuk i faturohet nga qiramarrësi për qiradhënësin, atëherë për vlerën e shtuar të investimit, nga momenti i vënies në funksion të objektit për qiramarrësin, qiramarrësi mund t’i konsideroj si shpenzime të zhvlerësimit duke u bazuar në kohëzgjatjen e kontratës së qirasë.