1.6 C
Pristina
spot_img

Përditësimi One UI 6: 7 këshilla për të përfituar më shumë nga kamera AI në Galaxy-in tuaj

Date:

Share:

One UI 6 sjell përmirësime të teknologjisë AI në kamerën Galaxy, e cila minimizon hapat e nevojshëm për të redaktuar një foto, duke siguruar gjithashtu që çdo shkrepje që bëni të jetë e përsosur.

Samsung ka transformuar lojën e kamerës së telefonave inteligjentë që nga prezantimi i Galaxy S, në vitin 2010. Duke prezantuar sensorin e parë të kamerës 200 MP në  telefonat inteligjentë Samsung, modalitetin e parë të shkrepjes së fotografive në dritë të ulët, si edhe cilësimet e zmadhimit hapësinor me cilësi të lartë, Samsung ka sjellë gjithashtu veçori revolucionare të gjenerimit të inteligjencës artificiale në kategorinë e telefonave inteligjentë. Me teknologjinë inteligjente dhe intuitive të Galaxy, është e lehtë për përdoruesit të bëjnë fotografi të jashtëzakonshme dhe të bëjnë modifikime me cilësi profesionale.

Pavarësisht nëse je një fotograf profesionist, që preferon një telefon inteligjent me veçori të kamerës[1] në nivel profesional, ose një person entuziast që thjesht pëlqen të ketë mënyra më të përshtatshme për të bërë fotografi apo video të shkëlqyera, zgjidhja vjen me përditësimin One UI6 në Galaxy-n tuaj.

 

Funksionalite që thjeshtohen çdo ditë

One UI 6 sjell përmirësime të teknologjisë AI në kamerën Galaxy, e cila minimizon hapat e nevojshëm për të redaktuar një foto, duke siguruar gjithashtu që çdo shkrepje që bëni të jetë e përsosur.

#1. Samsung Galaxy Enhance-X App[2]: Aplikoni në çast modifikimet optimale në foto dhe video me një prekje të vetme:

  • Sky Guide ju lejon të bëni një foto të qiellit natën me yje dhe funksioni AI i integruar në kamerën tuaj do ju ndihmojë për të analizuar imazhin dhe për t’ju treguar se cilat yje, galaktika dhe grupime keni shkrepur.
  • “Clean Lens” siguron që fotografia të duket saktësisht ashtu siç e keni menduar, duke eliminuar turbullirat nga gjurmët e gishtërinjve në lentet e kamerës.
  • Veçoria Slow-mo falë inteligjencës artificiale të integruar në smarthone-in tuaj, i modifikon videot e rregullta në video me lëvizje të ngadaltë, duke gjeneruar frame ekstra brenda videos.
  • Long Exposure i çon videot e shkurtra (60 sekonda ose më pak) në një tjetër nivel duke analizuar skenat dhe duke aplikuar një efekt ekspozimi të gjatë, si një pamje e trafikut rrugor të ngarkuar të shndërruar në shtigje të bukura drite.
  • Single Take, veçoria popullore në kamerat Galaxy, është tani e disponueshme në Enhance-X. Aplikon analizën e inteligjencës artificiale në video dhe zgjedh fotot dhe klipet më të mira për përmbajtje të cilat mund të ndahen në çast. Në aplikacionin Enhance-X, mund të aplikoni Single Take në imazhet dhe videot që keni regjistruar, në mënyrë që të mund të shfrytëzoni sa më shumë një moment edhe pasi ai të ketë kaluar.

#2. AI Image Clipping: Tani, kur modifikoni një objekt nga një fotografi, mund ta ruani menjëherë si foto e bashkëngjitur që më pas mund t’i shtohet fotove dhe videove të tjera sa herë që dëshironi. Një menyrë do të shfaqet kur klikoni objektin në foto, duke ju dhënë mundësinë për të kopjuar ose ndarë prerjen ose për ta ruajtur atë si imazh. Nëse e ruani si imazh, mund ta zhvendosni me lehtësi dhe ta shtoni në përmbajtje të tjera sa herë që jeni në opsionin, i cili ju lejon të editoni në telefonin tuaj ose aplikacionet sociale.

#3. Document Scan:

Regjistrimi dhe ruajtja e dokumenteve është më e lehtë se kurrë me përditësimin e ri për të skanuar përmbajtjen edhe kur opsioni  “Scene Optimizer” është i çaktivizuar. Tani, teknologjia AI e integruar në telefonit tuaj do të zbulojë kur bëni një fotografi të një dokumenti dhe automatikisht shfaqet ekrani i modifikimit të skanimit automatik, ku mund ta rrotulloni, rreshtoni dhe ruani. Veçoria madje mund të dallojë automatikisht shenjat e gishtit në kornizë dhe mund ti fshij ato. Dhe për një nivel më profesional, mund të përdorni Enhance-X për të hequr kapëset nga imazhi juaj, në mënyrë që imazhi të tregojë vetëm dokumentin e synuar të skanuar.

 

Cilësimet e reja ju lejojnë të personalizoni mënyrën se si bëni fotografi

Me përditësimin e ri One UI 6, ju mund të shijoni një sërë opsionesh që ju lejojnë të personalizoni cilësimet e kamerës tuaj për t’iu përshtatur preferencave tuaja duke ofruar komoditet maksimal.

#4. Cilësimi i shpejtë me rezolucion të lartë: Kur bëni fotografi në modalitetin ” Photo” apo “Pro Mode “, ju merrni një buton “Resolution” në menunë “Quick Settings” në krye të ekranit tuaj që ju lejon të kaloni menjëherë në shkrepje me rezolucion të lartë dhe të bëni fotografi 200 MP[3].

#5. Custom Camera Widgets: Kur vjen papritur momenti i përsosur, One UI 6 siguron që të mos humbisni momente të çmuara duke lundruar në kamerën tuaj dhe duke zgjedhur cilësimet e duhura për skenën në fjalë. Tani, ju mund t’i ruani modalitetet tuaja të shkrepjes si miniaplikacione të kamerës që jetojnë në ekranin tuaj bazë, në mënyrë që të mund të prekni shpejt një buton kur dëshironi të kapni një portret mahnitës ose selfie të qartë edhe gjatë natës.

 

Fotografi të bukura të shkrepura thjesht

One UI 6 vjen me veçori të përmirësuara që e bëjnë më të lehtë se kurrë marrjen, shikimin dhe organizimin e fotove tuaja dhe kryerjen e modifikimeve të shpejta të çdo lloji.

#6. Intuitive Photo Editor Layout: One UI 6 sjell një menu të re dhe të përmirësuar në kamerën Galaxy, kështu që është e lehtë të gjesh dhe të përzgjidhësh veçoritë e redaktimit që përdorni më shumë. Plus, tani mund të korrigjoni shtrirjen vertikale dhe horizontale të fotografisë suaj në një ekran të përshtatshëm, falë integrimit të funksioneve Straighten dhe Perspective në menunë e modifikimit Transform.

#7. New Undo and Redo Buttons: Me opsionin e butonave  “Undo” dhe “Redo” mund të kaloni pa mundim përpara dhe mbrapa midis rregullimeve të madhësisë së fotografisë, këndit, filtrit dhe tonit të ngjyrave pa u shqetësuar për të bërë ndryshime të përhershme që nuk ju pëlqejnë.

 

[1] Disponueshmëria e funksioneve mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes.

[2] Në dispozicion në seritë Galaxy S23, seritë S22, seritë S21, Z Fold5, Z Flip5, Z Fold4, Z Flip4, Z Fold3, Z Flip3, A54, A53, A34, A33, M54, M53, M34, M33 që funksionojnë në One UI 6.0 ose më vonë.

[3]E disponueshme ekskluzivisht në Galaxy S23 Ultra.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img