17.9 C
Pristina
spot_img

Përmbarimi i aktgjykimeve – mundësi efektive e realizimit të së drejtës

Date:

Share:

Sistemet efektive për përmbarimin e aktgjykimeve janë element jetësor për rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e prosperitetit. Çdo kontratë e papërmbushur, çdo faturë e papaguar e shërbimeve komunale, dhe çdo kamatë për pronë e cila nuk respektohet në mënyrë efikase dhe me kohë, llogaritet si burim që përndryshe do të ishte shfrytëzuar për të investuar, për të blerë apo për të shfrytëzuar. Për më shumë informata ju mund të klikoni në: Rreth përmbarimit të aktgjykimeve.

Rreth përmbarimit të aktgjykimeve

Përmbarimi efektiv i aktgjykimeve civile është komponent thelbësor për sigurimin e drejtësisë. Çdo aktgjykim është ratifikim dhe njohje e interesave pronësore. Përmbarimi i aktgjykimeve është thelbësor për rolin qendror të shtetit në njohjen dhe respektimin e të drejtave pronësore, dhe bërjen e drejtësisë. Në aspekt më të gjerë, përmbarimi efikas, i shpejtë dhe efektiv i aktgjykimeve është çelës për besimin publik në gjykata, përderisa përmbarimi i suksesshëm i aktgjykimeve krijon dhe ruan kredibilitetin e gjykatave. Prandaj përmbarimi efektiv është tipari kryesor i sundimit të ligjit.

Sistemet efektive për përmbarimin e aktgjykimeve janë element jetësor për rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e prosperitetit. Çdo kontratë e papërmbushur, çdo faturë e papaguar e shërbimeve komunale, dhe çdo kamatë për pronë e cila nuk respektohet në mënyrë efikase dhe me kohë, llogaritet si burim që përndryshe do të ishte shfrytëzuar për të investuar, për të blerë apo për të shfrytëzuar.

Gjatë dekadës së kaluar, shumë shtete kanë paraqitur zgjidhje më efektive ndaj proceseve të cilat shpeshherë janë joefektive për përmbarimin e aktgjykimeve, dhe Kosova nuk paraqet përjashtim në këtë trend. Komponenti për përmbarimin e aktgjykimeve, i Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE) fokusohet në punën me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe gjykatat për të përmirësuar procesin e përmbarimit, dhe siguron burime më të mëdha me qëllim të zgjidhjes së problemit të numrit të madh të aktgjykimeve në pritje të zgjidhjes. Përveç kësaj, CLE është duke punuar ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet tjera të Kosovës për të themeluar dhe funksionalizuar sistemin e ri të përmbarimit në Kosovë – Institucioni i Përmbaruesëve Privat.

Mundësia tani ekziston për të zgjidhur plotësisht problemet me përmbarimin e vendimeve gjyqësore në Kosovë dhe qasjen e dyfishtë të CLE-së – pastrimi retrospektiv i lëndëve të grumbulluara dhe futja prospektive e përmbaruesëve privat, është duke adresuar problemet sistematike me përmbarimin e vendimeve gjyqësore.

 

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img