Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Përparësia e Rrëfimit
Përmbledhje Libri
Çfarë ka në këtë libër për mua? Një masterklasë rrëfimi.
Në vitin 2012, muzikantja Amerikane Amanda Palmer inçizoi një video dhe e postoi atë në Kickstarter. Megjithatë, ky nuk ishte apeli i saj standard për donacione.
Duke qëndruar në një kënd rrugë në Melbourne, Palmer bëri një mori provash. Këto e tregonin rrëfimin e saj se si ajo e kishte lënë etikën e saj të vjetër dhe donte t’ia dilte e vetme, dhe aktualisht të paguante bashkëpunëtorët e saj për punën e tyre. Dhe doli të ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Përgjatë 30 ditëve të ardhshme, Palmeri pranoi 1.2 milion dollarë dhe e lansoi karrierën e saj të pavarur muzikore.
Videoja e Palmerit është shembull i mrekullueshëm i rrëfimit. Përgjatë historisë, rrëfimi e ka stimuluar sjelljën njerëzore për të mirë dhe për të keq. Tregimet e fuqishme i bëjnë idetë të mbesin dhe mund madje t’i bindin njerëzit të veprojnë.Prandak, kurdo që hasni në një lider efektiv, gjasat janë qe ju poashtu keni gjetur një rrëfimtar.
Por puna është kështu: të krijosh tregime tërheqëse nuk është një dhuratë që ju vie nga qielli. Është një aftësi që çdokush mund ta zotërojë, dhe ju mund të filloni ta mësoni atë tani.Në këto pulsime, do ta shpalosim neuroshkencën e rrëfimit dhe do të shohim në shembuj historikë dhe bashkëkohorë të rrëfimtarëve të mëdhenjë.
Përgjatë rrugës, poashtu do të mësoni:
- Se si thashethemxhinjtë e Renesancës e filluan strategjinë e parë të përmbajtjes së mediave të mëdha;
- Çfarë mund të na mësojnë gazetat Amerikane mbretërore për rrëfimin në epokën digjitale; dhe
- Pse Romeo dhe Xhulieta dhe Star Wars janë tregime aq tërheqëse.
Ideja kyçe 1
Truri ynë është i krijuar në atë mënyrë që të gjejë tregime më tërheqëse dhe të paharrueshme më parë sesa thënie të thjeshta.
Shumë vite më parë, një poet Francez, i quajtur Jacques Prevert i ndodhi ta takojë një lypës të verbër në rrugë. Jacques e pyeti atë se si po i shkonin punët. Keq, ja ktheu lypësi teksa nuk kishte dëgjuar një monedhë të vetme të kërcasë në kapelën e tij gjithë ditën. Jacques, një shkrimtar i dobët, nuk kishte para kesh, por ai i ofroi ta rishkruante shenjën që sqaronte situatën e lypësit. Dy javë më vonë, ata u takuan prapë. Gjërat ishin përmirësuar. Njerëzit ato ditë ishin më bujarë, tha lypësi, dhe se kapela e tij ishte gjithnjë plot e mbushur.
Pra, çfarë shkroi Jacques në shenjën e lypësit? ‘’Pranvera po vjen, por unë nuk do ta shoh atë.’’ Pse kjo i ndihmoi njerëzit të jenë më bujarë ndaj lypësit?
Përgjigja është poashtu mesazhi kyç në këtë pulsim: Truri i njeriut është i krijuar të gjejë tregime më tërheqëse dhe të paharrueshme më parë sesa thënie të thjeshta.
Imagjinoni një klasë mjekësore në shkollë të mesme.Mësuesi i citon statistikat rreth vdekjeve nga droga dhe arrin në përfundim se drogat janë të rrezikshme.Pranë tij, kolegu merr një tjetër qasje. Ajo e vendos një slide të një adoleshenti të pashëm dhe e prezanton klasën me Johnyn. Ai ishte djalë i mirë, thotë ajo, por ai kishte probleme në shtëpi dhe filloi të merrte drogë për tu ndjerë më mirë. Ajo pastaj tregon një imazh të një njeriu të sëmurë me dhëmbë mangu-është John, dhjetë vite më vonë. Drogat, përfundon ajo, janë të rrezikshme.
Cila orë është më e paharrueshme? E dyta, apo jo? Ja pse.
Neuroshkenctarët kanë një thënie që ‘’Neuronet që digjen së bashku, lidhen së bashku.’’ Ajo që ata nënkuptojnë është se kur shumë pjesë të trurit punojnë së bashku, kemi më shumë gjasa t’i kujtojmë gjërat për shkak të punës njohëse që ndodh tek ne.
Thëniet logjike si ‘’drogat janë të rrezikshme,’’ për shembull, i përfshijnë vetëm dy pjesë të trurit-ato që janë përgjegjëse për përpunim të gjuhës dhe të kuptuar.Kur dëgjojmë tregime, në anën e tjetër, truri ynë ndizet si siguresat. Papritur, ne jemi duke përpunuar emocione dhe imazhe, duke imagjinuar ndjenja, dhe duke përdorur pjesën e trurit që është përgjegjëse për planifikim njohës.
Tani kthehuni dhe mendoni për shembullin e shkollës së mesme që folëm më herët. Në orën e parë, studentët kishin përpunuar thënie dhe numra abstrakte-detyra që truri i njeriut mund ti kryejë pa u djersitur aspak, por që shpesh ka vështirësi ti mbajë mend. Në orën e dytë, studentëve ju ishte dhënë qelizave të tyre të hirta një ushtrim i vërtetë. Ata ishin të zënë duke imagjinuar detajet e jetës se Johnit, duke pyetur vetën se si ishin problemet e tij në krahasim me të tyret, dhe duke pyetur vetën nëse edhe ata do të merrnin droga po të ishin në vendin e tij.
Kjo breshëri neuronesh e bën mësimin e dytë shumë më “ngjitës”. Sido që të jenë zgjedhjet e tyre, këta studentë ka të ngjarë të mendojnë përsëri për Johnny-n e varfër nëse u ofrohet ndonjëherë drogë.
Ideja kyçe 2
Tregimet e mëdha janë të ndërlidhshme dhe kërkojnë edhe risi edhe tension.
Jack-u dhe Jilli ishin fqinjë të afërt dhe miq të fëmijërisë. Më vonë, ata u dashuruan. Nuk kishte ndonjë rival romantik mes tyre, dhe të dy ishin të lumtur të qëndrojnë në vendlindjen e tyre. Eventualisht, ata u martuan-sepse thjeshtë ajo që kishin mes vete kishte kuptim. Familjet e tyre kishin menduar se ata ishin qifti më i përsosur. Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë.
A është ky një tregim i lezetshëm? Sigurisht. A është i mrekullueshëm për ta lexuar? Realisht jo-në fakt, është i mërzitshëm.
Mesazhi kyç këtu është: Tregimet e mëdha janë të ndërlidhshme dhe kërkojnë edhe risi edhe tension.
Shumica prej nesh jemi narcista; ne i duam tregimet për shkak të njerëzve që na pëlqejnë ne.
Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz lexojnë lista hiper-specifike të Buzzfeed me tituj si, “21 gjëra që mund të ndodhin vetëm në Stanford” ose “25 gjëra që do t’i kuptoni nëse keni prindër aziatikë”. Miliona njerëz ranë në dashuri me ”Star Wars” për të njëjtën arsye. Nga fëmija modest me ëndrra të mëdha, deri te çifti i robotëve grindavecë C-3PO dhe R2-D2, të gjithë mund të gjejnë një pasqyrim të vetvetes në kastin e filmave të personazheve të afërt. Historia jonë e Jack dhe Jill-it, nga ana tjetër, është shumë e palidhur: gjërat zakonisht nuk janë aq të lehta.
Ndërlidhshmëria në vetëvete nuk mjafton, sidoqoftë. Kushdo që e din çfarë domethënë të jesh adoleshent në një qytet të vogël apo të renditni dollapat në një dyqan, mund të empatizojë me jetën e Luke Skywalker kur e takuam atë për herë të parë. Por askush nuk do të kalojë orë duke e shikuar atë si punon në punën e tij të frikshme në një planet të izoluar! Ajo që i mungon këtij organizimi premtues është risia.
Për ta mbajtur audiencën të kapur, Skywalker ju desh të nisej në një aventurë. Arsyeja pse mbesim të kapur shkon larg e tek evolucioni. Scanimet tregojnë se si truri ynë ndriqohet kur ballafaqohemi me diçka krejtësisht të re. Këtë përvojë ja kemi borgj të parëve tanë, të cilët kanë jetuar në një botë plot me rreziqe të panjohura. Nëse nuk do të ishit në alarm, gjasat kanë qenë se do të përfundonit i vdekur. Mileniume më vonë, instikti i njëjtë e sqaron pse i konsiderojmë filmat për shoqëritë egzotike në univers të largët aq fascinues-nuk mund të bëjmë gjë tjetër pos të përqendrohemi në ekran.
Por egziston edhe një tension tjetër. Tregimet e mëdha, thoshte filozofi grek, Aristoteli, hapin një hapësirë në mes të ‘ asaj ‘’që është’’ dhe asaj ‘’çfarë mund të jetë.’’ Rrëfimtarët e mbyllin dhe e rihapin këtë hapësirë vazhdimisht, dhe kjo është ajo që krijon tension. Mendoni për Romeo dhe Julieten. Situata i ngjan Jackut dhe Jillit, por në dramën e Shekspirit nuk ka asgjë të mërzitshme. Gjithçka në botën e të dashuruarve të kryqëzuar nga yjet funksionon kundër tyre duke nxitur dëshirën për ta kuptuar se çfarë mund të jetë historia e tyre. Çdo hap përpara zbulon pengesa të reja, duke i shtyrë personazhet dhe audiencën drejt përfundimit tragjik të përrallës.
Ideja kyçe 3
Rrëfyesit e mirë e vlerësojnë rrjedhshmërinë mbi kompleksitetin.
Nëse kaloni në veprat e Ernest Heminguejit përmes një leximi në nivel kalkulatori, shumë shpejtë do të zbuloni diçka të quditshme-ai shkruan në nivel të nxënësve në klasën e katërt. Kjo është në rregull, fituesi Amerikan i çmimit Nobel për letërsi e ka gjuhën jo më të komplikuar sesa ajo e një dhjetëvjeqari mesatar! Përsëriteni të njëjtin ushtrim me librat e J.K Rowling apo Cormac Mc.Carthy dhe do të shihni rezultate të njëjta. Pra, çfarë po ndodh këtu?
Mesazhi kyç këtu është: Rrëfyesit e mirë e vlerësojnë rrjedhshmërinë përmbi kompleksitetin.
Autorët u obsesionuan me këtë eksperiment të nivelit të leximit. Pasi e provuan atë me Hemingway dhe novelistët e tjerë të famshëm, ata filluan të llogarisnin gjithçka që mund të preknin përmes kalkulatorit të tyre. Qoftë nëse ata po shikonin artikuj shkencorë, apo librat më të shitur fiktiv, përgjigja ishte gjithnjë e njëjtë. Mesatarisht, autorët më së shumëti të vlerësuar në ndonjë fushë të caktuar shkruan në nivel më të ulët sesa kolegët e tyre.
Nëse kjo tingëllon kundërintuitive, provoni të mendoni për të në këtë mënyrë: ajo që këta njerëz e vlerësojnë nuk është kompleksiteti, por rrjedhshmëria.
Rrëfimi i rrjedhshëm ka të bëjë i tëri me shpejtimin e audiencës tuaj dhe me largimin e çdo gjëje që ju del në rrugë të arritjes së këtij qëllimi. Këtë gjë nuk e bëjnë vetëm shkrimtarët, sidoqoftë. Konsiderojeni kinemanë, psh.Redaktorët që punuan në ”Star Wars” e bënë tregimin e George Lukasit shumë më dinamik duke përdorur një kombinim të prerjeve dhe kalimeve të shpejta. Në vitet 1970, kur u lansua Star Wars-i i parë, zhanrri shkencë fiksion asoconte me veprim të ngadalshëm, të shtëna të rënda dhe pushime dramatike. Puna e redaktorit e ndryshoi atë për të mirë, dhe prezantoi vlerat e prodhimit me prerje të shpejtë që ne i lidhim me zhanrin sot.
Ky ndryshim funksionoi për të njëjtën arsye që Proza e rrallë e Hemingweit është aq efektive. Ajo e fokuson vëmendjen e autorit në atë që ka vërtetë rëndësi. Kur e lexoni apo e shikoni një tregimtar të rrjedhshëm, ju nuk jeni duke e përdorur fuqinë e trurit për të menduar për fjalorin apo ta kuptoni domethënien të shtënave që zgjasin 40 sekonda. Në vend të kësaj, ju jeni i fokusuar në karakteret, tensionin dramatik, dhe në temë. Përfundimisht, kjo e bën shumë më të lehtë absorbimin e informacionit.
Dhe ky është qëllimi i rrëfimit. Qoftë nëse jeni duke rikujtuar një anekdotë qesharake në një pijetore, apo duke shkruar një scriptë TV-je, apo duke treguar një tregim në një postim bllogu, puna juaj është e njëjtë: të kaloni prej njërës pjesë të tregimit në tjetrën në mënyrë sa më të lehtë dhe efikase që është e mundur.Edhe ashtu kjo nuk është diçka për të cilën njerëzit do t’iu komplimentojnë nëse e bëni mirë-por ky është në fakt pak a shumë qëllimi!
Ideja kyçe 4
Tregimet na bëjnë t’i duam më shumë anëtarët e fisit tonë.
Disa vite më parë, shkenctarët pyeten një grumbull njerëzish ta shikojnë filmin James Bond veshur me një sërë pajisjesh që gjurmojnë aktivitetin e tyre të trurit, rrahjet e zemrës dhe nivelet e djersës. Kur heroi i filmit e gjeti veten në një bllokim, zemrat e tyre filluan të rrahin dhe duart e tyre u bënë të zbehta. Kjo pritej. Por shkencëtarët vunë re edhe diçka tjetër. Sa herë që Bond ishte në rrezik, truri i shikuesve filloi të sintetizonte një neurokemikal të quajtur oksitocinë – një lloj “droge empatie”.
Oksitocina na thotë se duhet të kujdesemi për dikë. Ky është një reflektim i vjetër evolucionar. Në kohët parahistorike, ky neurokemikal i ndihmonte paraardhësit tanë ta kuptojnë nëse një figurë në distancë ishte mik apo armik që mund t’ua vidhte mishin e gjitarëve të tyre. Me fjalë të tjera, oksitocinë i lejonte njerëzit ti identifikojnë anëtarët e fisit të tyre.
Mesazhi kyç këtu është: Tregimet na bëjnë ti duam anëtarët e fisit tonë.
Pra pse truri ynë fillon ta sintetizojë oksitocinën kur e shikojmë James Bondin duke provuar të pengojë një komplot të tmerrshëm global? Epo, e shohim atë si njërin prej nesh. Kjo pastaj përforcohet nga tregimi që thuhet. Sa më shumë e shikojmë, aq më mirë e kuptojmë Bondin, i cili na bën të na interesojë më shumë për fatin e tij. Kjo si rrjedhojë, na mban duke shikuar. Kur e shikoni këtë gjë në këtë kontekst, tregimet ndihmojnë në gjenerimin e empatisë.
Ndonëse ky kuptim, nuk ka të bëjë vetëm me kinemanë.Konsideroni Politikën. Në vitin 1963, mijëra Amerikanë nga prapavija të ndryshme u mbledhën në Washington D.C. Ata i morën rrugët pasi dëgjuan storie për njerëz sikur Rosa Parks, përvoja e së cilës kapi padrejtësinë e segregacionit.Këto tregime e ndryshuan mënyrën se si njerëzit mendonin për qytetarët e tyre, dhe i bënë ata të ju interesojë mjaftueshëm lufta për të drejtat e tyre qytetare.
I njëjti parim vlen edhe në biznes.Në fund të viteve të 2000-ta, Kompania e Motorit Ford kishte vështirësi. Konsumatorët i konsideruan automobilat e tij dikur ikonë, tërësisht amerikanë, gjithashtu si çmime të dobëta në krahasim me importet më të fundit aziatike. E vetmja mënyrë që Ford mund t’i ndryshonte gjërat ishte të tregonte një histori.
Fordi bëri një film që filloi duke e pranuar se kompania i kishte katranosur gjërat-veturat e saj nuk ishin më siq kanë qenë.Dokumentari pastaj ua prezantoi shikuesëve dizajnin dhe ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të automobilave të përmirësuar në fabrikat e Fordit përgjatë Shteteve të Bashkuara.Këta ishin njerëz që çdokush mund t’i njohë-ata mund të jenë miqtë tuaj apo anëtarët e familjes. Thënë shkurt, ata ishin pjesë e klanit të shikuesëve.
Ishte hapi i parë në udhëtimin e largët të Fordit pas në zemrat e Amerikanëve.
Ideja kyçe 5
Italia e shekullit të gjashtëmbëdhjetë ishte vend turbulent.Familjet e pasura luftonin për fuqi dhe i bënin kurtha njëra-tjetrës. Thashethemet ishin armë e dobishme në këto vështirësi, dhe ishte kjo kohë kur lindi biznesi i parë i mediave të mëdha-avvisi, apo lecka thashetheme.Çdo ditë dilnin në qytetet sikur Milani për të mbledhur thashetheme, të cilat pastaj i shkruan në shtypin e ri dhe i botonin nëpër qytet. Avisit ishin të famshëm, por egzistonte një problem: shkrimi i dorës ishte më i shpejtë.
Mesazhi kyç këtu është: Si i publikoni gjërat është po aq e rëndësishme se çfarë publikoni.
Banorët e Milanit i donin thashethemet, dhe kjo gjë i bëri ata të padurueshëm.Ata i preferonin pamfletat në të njëjtën ditë që shkruheshin në vend se të prisnin deri në mëngjesin e ardhshëm për një version të printuar të rregullt të storieve skandaloze. Për të mbijetuar në këtë treg të ritmit të shpejtë, shkrimtarët avisi duhej ta optimizonin produktin e tyre.
Dhe kjo është mu ajo që ata bënë. Shumë shpejtë, të gjitha thashethemet po shkruheshin me dorë dhe postoheshin të njëjtën mbrëmje.Leksioni këtu është: krijimi i një baze të mirë audience gjithnjë ndjek një model, dhe ai i ka tre faza.
Së pari e krijoni përmbajtjen tuaj. Në Milanin e Renesancës, kjo nënkuptonte nxitimin nëpër tregje, kisha, dhe taverna, duke mbledhur thashetheme banale dhe duke i shtypur ato.Sot, kjo është aq e thjeshtë sa shkrimi i një artikulli bllogu. Hapi i dytë është të lidheni me audiencën tuaj. Mendoni për këtë si fiksim të produktit tuaj në një derë metaforike ose shtyllë llambash ku njerëzit do ta shohin atë.
Në fazën e fundit ju optimizoni. A e përmirëson trafikun kalimi prej një mediumi kompleks sikurse shtypi në një alternativeë të thjeshtë sikurse pena? Apo, të përdorim një shembull të shekullit të njëzetë e njëtë, a preferon audienca juaj një numër më të vogël të postimeve në media sociale, apo një numër më të shkurtër të tyre?
Hapi i tretë është mbledhja e të dhënave. Merreni për shembull Upworthy, një faqe e shpërndarjes së përmbajtjes e lansuar në vitin 2012 që u bë kompania e medias më e rritur në botë.
Koncepti i Upworthyt ishte i thjeshtë: merrni përmbajtje frymëzyese të prodhuar nga të tjerët që ka rënë nën radar, riformulojeni atë, dhe postojeni në Facebook. Upworthy pastaj do t’i shihte nëse verzioni i tregimit të tyre kishte dalë më mirë sesa origjinali. A e shikuan më shumë njerëz të gjithë videon, apo më shumë njerëz e shpërndanë atë?Duke e përdorur atë hulumtim, Upworthy pastaj testoi qindra lloje të ndryshme të paketimit derisa e kishte produktin optimal.Ishte një strategji perfekte për ta bërë audiencën e tyre, dhe kjo ja mundësoi Upworthit të rritej pesë herë më shpejtë sesa ndonjë kompani tjetër e medias në histori!
Ideja kyçe 6
Kur përmbajtja është çdokund, ja vlen të shkoni thellë.
Amerika ishte e larë në tregime në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Qytetet e mëdha sikurse New Yorku ishin shtëpi përafërsisht qindra gazetave përafërsisht identike. Vëmendja e njerëzve, sidoqoftë, ishte e kufizuar, dhe kështu botuesit u drejtuan kah verzioni i djeshëm i karremit-kryetitituj senzacionalë literalisht ju folën me të madhe kalimtarëve në qoshte të zëna të rrugëve. Taktika shiti letra, por nuk e fitoi besueshmërinë e lexuesve. Ishte koha për një qasje ndryshe.
Mesazhi kyç ishte: Kur përmbajtja është çdokund, ja vlen të shkoni thellë.
Joseph Pulitzer, pronari i New York World ishte një njeri ambicioz. Ai nuk donte të funksiononte në gazetat e New Yorkut- ai donte ta udhëheqte gazetën që lexohej nga Njujorkezët. Për ta bërë këtë, ai kishte nevojë për konsumatorë besnikë që janë të gatshëm të abonohen në publikimin e tij, dhe ta shmangin leximin e atyre të konkurentëve të tij. Kjo ishte një shitje e vështirë. Ky thjesht nuk ishte një treg në të cilin njerëzit thoshin gjëra të tilla si “Unë jam një lloj tipi i Botës së Nju Jorkut” ose “Unë lexoj vetëm Revistën”. Pulitzer duhej të dallonte produktin e tij. Por si?
Përgjigja erdhi në formën e një femre të re reportere të quajtur Nellie Bly. Gazetaria konsiderohej gjithkund si profesioni i njeriut në atë kohë, por Bly nuk e la që kjo ta pengonte. Një ditë, ajo hyri në zyren e Pulitzerit dhe ja tregoi rastin e saj. Ishte një prezantim i mirë, dhe Pulitzeri e punësoi atë. Raportimi i Blyit do të bëhej ndryshues gjërash për gazetarinë në Shtetet e Bashkuara.
Ndryshe nga kolegët e saj, Bly nuk ishte e interesuar të ndiqte kryetituj për vetëvrasjet e dëshpëruara dhe të shtënat me armë zjarri. Ajo donte diçka më thelbësore. Në vitin 1887, ajo u shtir si e çmendur dhe e mbylli veten në një prej azileve famëkeqe. Për dhjetë ditë ajo mbajti kopertinën e saj dhe mblodhi fakte. Kur u lirua, ajo pati një histori mahnitëse shumëpjesëshe të neglizhencës, korrupsionit dhe brutalitetit.
Ishte një ndjenjë që qoi në reformë kombëtare të ofrimit të shëndetit mendor. Të dëshpëruar ti lexojnë vëniet e fundit të llogarisë së Bly, Njujorkezët poashtu filluan të bëjnë diçka që nuk kishin bërë asnjëherë. Duke u përfshirë thellë në një temë, Bly ndihmoi lansimin e epokës së gazetarisë abonuese dhe e kthei median në një peisazh në udhëheqjen e tij.
Në epokën e Facebook-it dhe përzierjes së pafundme të përmbajtjes sipërfaqësore, shembulli i Bly mbetet i përshtatshësm si asnjëherë më parë. Mësimi i saj për krijuesit e përmbajtjes së sotme? Kur tregu juaj dominohet nga prodhuesit që janë të fokusuar në sasi, basti juaj më i mirë mund të jetë theksimi i cilësisë.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyq në këto pulsime:
Të gjithë ne jemi të bërë nga tregimet që janë më të paharrueshme sesa thëniet faktike. Kjo sepse rrëfimi përfshin pjesë më të shumëta të trurit tonë sesa gjuha abstrakte që mund të bëjë. Qoftë ”Star Wars”, apo një roman Hemingway, tregimet më të mira prekin në këtë veqori evolucionare duke theksuar ndërlidhshmërinë, risinë, tensionin dhe rrjedhshmërinë. Por rrëfimi efektiv nuk ka të bëjë vetëm me atë që gjindet në faqe apo në ekran. Për ta ndikuar audiencën tuaj, ju duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si e dërgoni mesazhin. Në botën e sotme të mbushur me informacione, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të theksojmë cilësinë dhe jo sasinë.
Keni komente?
Sigurisht që do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë të lexoni tutje: ”Shkenca e rrëfimit”, nga Will Storr
Letërsia dhe shkenca shpesh përshkruhen si dy gjëra krejtësisht të ndryshme. E para, ndonjëherë diskutohet, është subjektive dhe ‘’e mjegullt’’, ndërsa e dyta është objektive dhe faktuale. Por a qëndron vërtetë ky dallim? A ka tek Letërsia diqka më shumë sesa shija personale dhe ankimet e autorëve?
Will Storr nuk mendon ashtu. Në një studim fascinues të shkencës që fshihet pas tregimeve, Storr tërheq hulumtim shkencor të përparuar për ti ndriçuar punët e brendshme të gjithçkaje prej ”Harry Potter” tek dramat Greke të ”Breaking Bad”. Pra nëse e keni rrëfimin në trastë, shikoni pulsimet tona tek ‘’Shkenca e rrëfimit”.