Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sivjet s’do të ketë shtrenjtim të ngohjes.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional të Termokos do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar. Ky vendim është marrë nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
“NUK KA SHTREJTIM TË NGROHJES! Edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional të Termokos do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar, pas vendimit të bordit të ZRRE”, ka shkruar Rama.