0.3 C
Pristina
spot_img

Pogradeci mirëpret kampionatin botëror me motorët e ujit në 2024

Date:

Share:

Nga data 1-7 Korrik të vitit të ardhshëm në Pogradec organizohet “Formula One” me garat e motorëve të ujit dhe skafeve në liqenin e Pogradecit. Këtë të mërkurë përfaqësuesit më të lartë të këtyre garave kanë firmosur kontratën e bashkëpunimit me kryetarin e bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli.

Për përfaqësuesin e Formula One në Shqipëri Kris Spaho kjo është ngjarja më e madhe sportive dhe turistike që organizohet në vendin tonë.

“Kemi zgjedhur Pogradecin në kulmin e sezonit turistik edhe për lashtësinë e këtij qyteti”. Vetëm pjesëmarrës në garë dhe stafe do të jenë më shumë se 600 vetë ndërkohë që gara do të transmetohen nga televizionet më të njohura të botës.

Një garë si kjo që organizohet në Pogradec, për kryetarin e bashkisë së Pogradecit nuk është një ngjarje e madhe vetëm për këtë qytet por për gjithë Shqipërinë. Ne do bëjmë gjithçka duhet për të plotësuar gjithë kushtet e organizimit të një gare me nivel botëror.

Në 7 ditët e garave do të jenë pjesëmarrës pilotët më të mirë të 43 ekipeve të njohura nga shumë vende të botës, të cilët do të garojnë në dy disiplina, atë të skafeve dhe motorëve të ujit.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img