-4.6 C
Pristina
spot_img

Policia dhe AUV gjejnë mbi 2 mijë kg mish pa afat pas kontrolleve në disa depo të furnizuesve të mishit

Date:

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kanë kryer e disa depove të furnizuesve të mishit dhe produkteve të mishit, ku kanë gjetur mbi 2 mijë kilogramë mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se kjo sasi e mishit është asgjësuar.

Njësitë policore në bashkëveprim me Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinës kanë kryer kontrollin e disa depove të furnizuesve të mishit dhe produkteve të mishit. Gjatë kontrollit  janë hasur produkte të mbajtura jashtë procedurave të ruajtjes, mall pa origjinë, afat të skaduar, të cilat janë konstatuar në lokacionet e inspektuara/kontrolluara, janë gjetur rreth 2000 kg (dymijë), mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, i cili është asgjësuar.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të  rregullt”, thuhet në raport.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img