-0.9 C
Pristina
spot_img

Prodhimi industrial i Eurozonës bie më shpejt se parashikimet

Date:

Share:

Prodhimi industrial në Eurozonë bie më shumë se parashikimet e tregut në qershor në baza mujore.

Sipas Zyrës evropiane të Statistikave, ky prodhim ra me 1.1 për qind nga muaji në korrik, duke lëvizur nga rritja e rishikuar në rënie prej 0.4 për qind në korrik.

Parashikimet e tregut ishin për një rënie mujore prej 0.7 për qind për korrikun.

Prodhimi i mallrave kapitale ra me 2.7 për qind dhe mallrave të konsumit afatgjatë me 2.2 për qind ndërsa prodhimi i mallrave të ndërmjetme u rrit me 0.2 për qind, mallrave të konsumit jo të qëndrueshëm me 0.4 për qind dhe energjisë me 1.6 për qind.

Në Bashkim Evropian, prodhimi industrial ra me 1.1 për qind në qershor. Ndër vendet anëtare me të dhëna të disponueshme, rëniet më të mëdha mujore u regjistruan në Danimarkë me 9.1 për qind ulje, Irlandë me 6.6 për qind dhe Lituani me 4.4 për qind.

Rritjet më të mëdha u shënuan në Suedi me 5.1 për qind, Maltë me 3.4 për qind dhe Hungari me 2.9 për qind. Në bazë vjetore, prodhimi industrial ra me 2.2 për qind në Eurozonë dhe 2.4 për qind në BE.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img