1.6 C
Pristina
spot_img

Prodhimi industrial i Eurozonës bie më shpejt se parashikimet

Date:

Share:

Prodhimi industrial si në Eurozonë ashtu dhe në BE shënoi rënie me 1.1 për qind nga muaji i kaluar në korrik, duke lëvizur nga rritja në qershor

Prodhimi industrial në Eurozonë bie më shumë se parashikimet e tregut në qershor në baza mujore, sipas të dhënave të publikuara sot, transmeton Anadolu.

Prodhimi industrial në zonën e monedhës së vetme euro ra me 1.1 për qind nga muaji në korrik, duke lëvizur nga rritja e rishikuar në rënie prej 0.4 për qind në korrik, treguan të dhënat e Eurostat.

Parashikimet e tregut ishin për një rënie mujore prej 0.7 për qind për korrikun.

Prodhimi i mallrave kapitale ra me 2.7 për qind dhe mallrave të konsumit afatgjatë me 2.2 për qind ndërsa prodhimi i mallrave të ndërmjetme u rrit me 0.2 për qind, mallrave të konsumit jo të qëndrueshëm me 0.4 për qind dhe energjisë me 1.6 për qind.

Në BE, prodhimi industrial ra me 1.1 për qind në qershor. Ndër vendet anëtare me të dhëna të disponueshme, rëniet më të mëdha mujore u regjistruan në Danimarkë (9.1 për qind ulje), Irlandë (-6.6 për qind) dhe Lituani (-4.4 për qind).

Rritjet më të mëdha u shënuan në Suedi (5.1 për qind), Maltë (3.4 për qind) dhe Hungari (2.9 për qind). Në bazë vjetore, prodhimi industrial ra me 2.2 për qind në Eurozonë dhe 2.4 për qind në BE.

Eurozona apo zona e euros (ZE19), përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme – euron, ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img