3.4 C
Pristina
spot_img

Projektligji për Fondin Sovran, opozita thotë se do ta dërgojnë në Kushtetuese nëse miratohet

Date:

Share:

Partitë opozitare kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, nëse miratohet Projektligji për Fondin Sovran.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka njoftuar se ditën e enjte do të ketë seancë për Raportin e Progresit dhe për leximin e dytë të projektligjit për Fondin Sovran.

Ai ka shtuar se si Grup Parlamentar e kanë kundërshtuar këtë projektligj, derisa ka paralajmëruar edhe dërgim në Kushtetuese.

“Ditën e enjte do ta kemi seancën për Raportin e Progresit, që ka qenë propozim i Partisë Demokratike të Kosovës të diskutohet javën e kaluar, por për shkak të stërzgjatjes së seancës nuk kemi arritur, prandaj të enjten do të fillojmë me të gjeturat që raporti i nxjerrë për vitin e tretë të qeverisjes Kurti. Ditën e enjte po ashtu në kuadër të seancës së re do ta kemi edhe leximin e dytë të projektligjit për Fondin Sovran. Ne si Grup Parlamentar e kemi kundërshtuar këtë projektligj sepse konsiderojmë që në kuadër të strukturës ekonomike të vendit tonë është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë që konsiderojmë se është vetëm një strukturë burokratike që lidhet me çështjet ekonomike. Konsiderojmë që është strukturë ekonomike shumë e padobishme. Kjo strukturë nuk mund të akomodohet dhe jam i bindur që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë”, është shprehur ai.

Ndërsa, shefi i GP-së së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka shtuar se Projektligji për Fondin Sovran e dëmton ekonominë e vendit.

“Çështja e dytë lidhet me Fondin Sovran, një ligj qe e dëmton në esencë funksionimin e çfarëdo logjike ekonomike në vend. Të enjten që po vjen diskutohet Raporti i Progresit e disa ligje. Javën e ardhshme nuk do të ketë seancë, javën pas saj do të jetë për buxhetin dhe shkoi viti. Z. Kurti në të gjitha proceset ka blerë kohë, nuk ka krijuar asnjë zgjidhje. Po përfundon viti pa i adresuar problemet. E pashpjegueshme krejt komoditeti që është në Qeveri. Gjendja ekonomike, sociale në Kosovë nuk ka qenë më e vështirë dhe më e rëndë në 10 vjetët e fundit”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img