-0.4 C
Pristina
spot_img

Pse kompania ChatGPT e shkarkoi njeriun që e themeloi vetë atë?

Date:

Share:

Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, është shkarkuar pasi ka gënjyer bordin e drejtorëve të kompanisë.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se ky vendim është rezultat i një debati të gjatë të bordit drejtues, por pika e fundit ka qenë se bordi nuk ka më besim tek ai, raporton theguardian.

“Përfundimi i punës së Altmanit pason një proces shqyrtimi nga bordi, i cili arriti në përfundimin se ai nuk ka qenë vazhdimisht i sinqertë në komunikimet me bordin, duke shmangur përgjegjësitë e tij. Bordi nuk ka më besim në aftësitë e tij për të vazhduar të udhëheq OpenAI”, thuhet në njoftim.

Altman u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm në botën e inteligjencës artificiale pasi kompania publikoi ChatGPT në nëntor të vitit 2022 – një chatbot gjenerues që ka grumbulluar më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se një vit.

Ndryshe, shqiptarja Mira Murati, CTO e OpenAI, do të bëhet CEO e përkohshme në vend të tij. Murati ka qenë pjesë e udhëheqjes së kompanisë me bazë në San Francisco për pesë vjet.

Greg Brockman do të largohet nga roli si kryetar i bordit, por do të mbajë pozicionin tjetër si president i OpenAI.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img