5.7 C
Pristina
spot_img

Pse punëtorët në Zvicër nuk kanë pagë minimale?

Date:

Share:

Më 18 qershor, 69 për qind e votuesve të Cyrihut pranuan një propozim të paraqitur nga sindikatat dhe partitë e majta për të futur një pagë minimale për orë prej 23.9 franga në orë – e cila arrin në 4 mijë franga në muaj.

Sipas Oliver Heimgartnerit nga Partia Social Demokratike, paga minimale do të lehtësojë shumë nga ata që preken nga pagat e ulëta në këtë qytet.

“Paga minimale do të lehtësojë shumë nga ata që preken nga pagat e ulëta në qytetin e Cyrihut – punonjësit në zinxhirët e ushqimit të shpejtë, kompanitë e pastrimit dhe ata që punojnë në shitje me pakicë”, thotë Heimgartner.

Paga e re duhej të hynte në fuqi nga viti 2024, por tani do të duhet më shumë kohë që kjo masë të zbatohet.

Pse po ngec vendosja e pagës minimale? Kjo pasi shoqatat e punëdhënësve kanë bërë ankesë në Gjykatën e Rrethit kundër kësaj mase.

“Arsyeja e Apelit është të dihet nëse komunat lejohen ligjërisht të miratojnë pagat minimale”, tha Nicole Barandun, presidente e Shoqatës Tregtare të Cyrihut.

“Nëse çdo komunitet ka pagën e tij minimale, kjo do të çojë në situata absurde. Në njërën anë është procesi demokratik, por nga ana tjetër është sistemi ligjor. Nuk mund të votohet thjesht për gjithçka, dhe atëherë kur shumica thotë po, ligji shpërfillet haptazi”, thekson ajo.

Barandun po i referohej faktit se nuk ka legjislacion kombëtar për pagën minimale në Zvicër dhe për rrjedhojë nuk ka bazë ligjore për të – edhe pse disa kantone kanë një ligj të tillë në librat e tyre.

Pse Zvicra nuk ka një pagë minimale?

Në vitin 2014, vendi mbajti një referendum kombëtar nëse do të vendoste pagën minimale në 22 franga në orë, por masa u refuzua nga 76 për qind e votuesve.

Ata dëgjuan paralajmërimet e qeverisë se zbatimi i një pagash të caktuar do të ishte i dëmshëm për ekonominë e begatë të Zvicrës, pasi do të rriste kostot e prodhimit dhe do të rrezikonte vendet e punës duke i lënë jashtë biznesit kompanitë më të vogla – të cilat nuk mund të përballojnë rritjen e pagave të punëtorëve të tyre.

Në realitet, shumica e punëdhënësve në Zvicër paguajnë paga që tejkalojnë shumën minimale të kërkuar, shkruan Albinfo.

Çfarë do të ndodhë tani në Cyrih?

Futja e pagës minimale do të vonohet ndërkohë që Gjykata e Rrethit po shqyrton ankesën.

Ndërkohë, Cyrihu nuk do të mund ta zbatojë këtë masë dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë e mundur të zbatohet në vitin 2024, siç ishte planifikuar, nëse do të realizohet.

Ku janë vendosur pagat minimale në Zvicër? Si rezultat i votimit, pesë nga 26 kantonet e vendit kanë vendosur paga minimale që variojnë nga rreth 20 deri në 24 franga në orë: Neuchâtel, Jura, Ticino, Gjenevë dhe Basel City.

Megjithatë, gjërat janë më komplekse në nivel komunal. Ndërsa, kantonet lejojnë komunitetet individuale të vendosin paga minimale në territoret e tyre, asnjë nuk e ka bërë këtë deri më sot. Cyrihu do të ishte i pari.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img