-4.6 C
Pristina
spot_img

Purposeful (E qëllimshme) – Jennifer Dulski

Share:

Mësoni idetë kryesore nga libri i Jennifer Dulski

Purposeful

Si të bëheni një udhëheqës që frymëzon ndryshim

Në “Purposeful”, autorja shpjegon ndryshimin midis të qenit një individ që e pranon botën ashtu siç është dhe një revolucionari që i jep jetë një lëvizjeje ndryshimi. Secili prej nesh është në gjendje të nisë një ndryshim, qoftë i vogël a i madh.

Nuk ka nevojë të jesh politikan apo CEO i një kompanie të madhe, gjëja e rëndësishme është të veprosh. Libri shpjegon përmes përvojave reale të njerëzve të zakonshëm se si krijohet një vizion, si motivohen mbështetësit dhe organizatat vendimmarrëse gjithashtu si të shikohen kritikat për t’i kthyer ato në mësime pozitive.

Shumë këshilla të dobishme për:

  • Ata që duan të bëhen siguresa që i jep jetë lëvizjes së ndryshimit.
  • Të mësuar si të bëheni udhëheqës i një lëvizjeje, motivoni, krijoni një vizion dhe të bindni ata që janë në pushtet.
  • Të mësuar si t’i shtyni ata përreth jush që të ndërmarrin veprime për të sjellë në jetë vizionin tuaj.

Autori i librit:

Jennifer Dulski është drejtoreshë e Grupeve dhe Komuniteteve në Facebook dhe ka një përvojë pesëmbëdhjetëvjeçare në StartUp-et e suksesshme, të tilla si The Dealmap (blerë nga Google në 2011).

Ajo ishte ndër pesëqind punonjësit kryesorë të Yahoo!-së dhe më pas u bë presidente e platformës sociale Change.org, e cila është rritur nga 18 milionë në 180 milionë përdorues nën udhëheqjen e saj. Jennifer shkruan artikuj mbi udhëheqjen, menaxhimin dhe sipërmarrjen për LinkedIn Influencers, Fortune, Huffington Post dhe media të tjera.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...