-5.4 C
Pristina
spot_img

Purposeful (E qëllimshme) – Jennifer Dulski

Share:

Rëndësia e vendosjes së një qëllimi për tu arritur. Ne të gjithë jemi të aftë të krijojmë një lëvizje

Lëvizjet lindin kur individët mblidhen rreth një qëllimi të përbashkët. Udhëheqja e suksesshme kërkon një vizion të qartë të qëllimit të dikujt, aftësinë për të frymëzuar të tjerët të bashkëpunojnë drejt atij vizioni, duke i bindur ata që janë në pushtet të bëjnë atë që u kërkohet si dhe kapërcimin e pengesave e mos dorëzimin deri sa vizioni që është vendosur të arrihet.

Këto cilësi i kanë zakonisht të gjithë udhëheqësit që fillojnë një lëvizje në çdo fushë. Udhëheqësit që arrijnë të strukturojnë punën e tyre si lëvizje, me mbështetës pasionantë, do të jenë në gjendje të ndërtojnë një ekip të fortë dhe të kenë sukses në çdo fushë.

Për shembull edhe idetë e biznesit mund të fillojnë lëvizjet e ndryshimit. Ktheni vëmendjen tek Airbnb ose Uber që kanë ripërcaktuar idenë e punës në disa sektorë ose Tesla që përpiqet t’i bëjë udhëtimet më të përshtatshme ekologjikisht. Një nga elementët që më shpesh na pengon të fillojmë një lëvizje është frika se veprimet tona nuk kanë rëndësi. Për ta kapërcyer këtë, është e nevojshme të kuptohet se është qëllimi i një lëvizjeje që përcakton fushën e saj.

Nëse kur flasim për një lëvizje mendojmë për revolucione të mëdha që kanë ndryshuar botën, kjo nuk do të thotë se ndryshimet e filluara në qytetin ku jetojmë apo në shkollë nuk janë të rëndësishme ose vendimtare. Çdo veprim ka rëndësinë e tij në arritjen e qëllimit të një lëvizjeje, madje edhe ato më të voglat, e rëndësishme është të kesh një qëllim të qartë mbas të cilit je i apasionuar.

Përvojë nga jeta: pasi pothuajse takoi vdekjen, Manal Rostom vendosi të veshë hixhabin. Për t’iu kundërvënë kritikave të marra nga kompania, Manal krijon një komunitet në të cilin gratë që mbajnë hixhab mbështesin njëra-tjetrën. Grupi u rrit dhe falë mbështetjes së madhe në dispozicion, i shkruan Nike për të propozuar një fushatë reklamuese në favor të sportisteve që mbajnë hixhab. Nike pranon dhe në 2017 nis një linjë veshjesh sportive për sportistet e hixhabit.

Falë një qëllimi të përbashkët, një komunitet ka arritur të kapërcejë stereotipet dhe të sjellë ndryshime.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...