Si lindin lëvizjet. Nëse e dini qëllimin tuaj që në hapin e parë edhe një lëvizje e vogël mund të bëhet e madhe
Kombinimi i shumë veprimeve të vogla dhe bashkimi i individëve të ndryshëm është metoda e vetme që ka vërtetë fuqinë për të krijuar ndryshime, megjithatë nisja e veprimit mund të jetë e vështirë.
Këtu gjeni disa arsye pse është e vështirë të ndërmarrësh veprime:
- Mendimi se s’mund të jeni të suksesshëm;
- Mungesa e mbështetjes;
- Mungesa e mjeteve;
- Mungesa e fondeve;
Frika është shkaku kryesor që i pengon shumë të fillojnë një lëvizje.
Një teknikë e dobishme është në vend që të pyesni “Pse mua?”, më mirë përdorni “Pse jo mua?”. Ky është një ndryshim i mendësisë për ta shtyrë veten të kapërcejë frikën dhe për të vepruar.
Një metodë tjetër është të praktikoni, domethënë të bëni veprime të tjera që ju trembin dhe t’i thoni vetes “Nëse mund ta bëj këtë, mund të bëj gjithçka” dhe pyesni veten “A dua vërtet të jem ai person që humbet mundësitë prej frikës?”.
Thënë kështu, gjëja e rëndësishme është të filloni të veproni. Deri edhe veprimet më të parëndësishme mund të nxisin ndryshimin, ashtu siç ndodh kur jeni të parët që duartrokisni një shfaqje, e gjithë salla ju ndjek nëse keni guximin të bëni atë veprimin e parë të vogël.
Përvojë nga jeta: Sarah Kavanagh u bë vegane në moshën dymbëdhjetë vjeçare dhe filloi të kontrollonte përbërësit e ushqimeve që hante. Kështu zbuloi se vaji vegjetal i bromuar ishte një nga përbërësit në një nga pijet e saja të preferuara dhe se ishte i ndaluar në shumicën e vendeve të tjera. Më pas, nisi një peticion për t’i kërkuar Pepsi-t ta hiqte. Pas një muaji peticioni kishte arritur në 17,000 nënshkrime dhe tre muaj më vonë Pepsi njoftoi se do të zhdukte OVB nga pijet e saj, e të njejtën gjë bëri edhe Coca-Cola.
Falë besimit në qëllimin e saj, Sara kishte arritur t’ia dilte misionit të vendosur.