-5.4 C
Pristina
spot_img

Purposeful (E qëllimshme) – Jennifer Dulski

Share:

Si të shprehni vizionin tuaj dhe cilat janë teknikat për të frymëzuar mbështetësit e parë të lëvizjes suaj 

Hapi i parë në çdo lëvizje të suksesshme është krijimi i një vizioni të qartë dhe bindës për atë që dëshironi të arrini. Kjo do të jetë busulla që do t’ju udhëheqë përmes vështirësive. Vizioni është e ardhmja e dëshiruar ndërsa qëllimi është arsyeja pse doni ta arrini atë. Pasi të keni një vizion dhe qëllim të qartë, mund të krijoni një mision (çfarë të bëni), strategji dhe taktika (si ta bëni) dhe qëllime (sa mirë e bëni) për të arritur vizionin tuaj.

Një metodë efektive për të komunikuar vizionin tuaj me ata që doni t’ju mbështesin është me histori të ndara në tre pjesë: një “histori e vetvetes” që ka të bëjë me qëllimin personal, një “histori e përbashkët” që përshkruan bashkësinë e njerëzve të cilët duam që të na mbështesin dhe gjënë që kemi të përbashkët, gjithashtu një “histori e së tashmes” që shfaq gjendjen e urgjencës për të vepruar tani.

Një metodologji tjetër është “Teoria e Ndryshimit”, e cila nis nga vizioni juaj dhe pastaj vazhdon prapa për të identifikuar kushtet e nevojshme për ta zbatuar atë, në këtë mënyrë ju keni një udhëzues të qartë për përpjekjet tuaja. Hapi tjetër është gjetja e “Ndikuesve” të duhur, pra, individë me një numër njerëzish të cilët iu besojnë këtyre të fundit dhe sigurohuni që ata të ndiejnë se po marrin diçka me vlerë në këmbim të promovimit të tyre (për shembull, të kenë akses të parët tek një produkt ose ta marrin falas). Metodat për të përfituar nga bashkëpunimi me ndikuesit:

  • Zhurma e bubullimave. Të sigurohesh që një numër i madh njerëzish promovojnë diçka në të njëjtën kohë, duke sjellë si rezultat vëmendje të madhe.
  • Përcaktuesi i trendeve. Identifikoni makro-ndikuesin në një zonë dhe shtyjini që të inkurajojnë mikro-ndikuesit, në mënyrë që të shumëfishojnë mbështetjen për kauzën.
  • Dëshmi sociale. Të shtysh një numër të madh të njerëzish “normalë”, domethënë jo ndikues, që të postojnë ose ndajnë kauzën/produktin.

Përvojë nga jeta: Katherine Krug, themeluesja e BetterBack, përdori algoritmet e Kickstarter në avantazhin e saj në fillimin e projektit të saj për ta bërë një nga më të njohurit. Katherine u kërkoi 120 miqve të investojnë një dollar në projektin e saj, në mënyrë që të shfaqej ndër më të njohurit (algoritmi për “më të njohurit” bazohet në numrin e investitorëve dhe jo në fondet e mbledhura). Më pas e ruajti këtë epërsi duke treguar vëmendje ndaj klientëve, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre menjëherë dhe duke iu ofruar zbritje dhe përditësime.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...