Si i bindni ata që kanë fuqinë për të realizuar vizionin tuaj? Teknika për t’i bindur ata me fuqi vendimmarrëse
Zakonisht individët që kanë fuqi vendimmarrëse janë zyrtarë të zgjedhur ose presidentë të një kompanie dhe këto janë objektivat që një aktivist duhet ketë parasysh për t’i bindur këta.
Hapi i parë është të identifikoni qartë se kush është në gjendje të bëjë ndryshimin që nevojitet. Më pas duhet ta bëni propozimin tuaj tërheqës duke analizuar elementët që i shtyjnë ata që kanë fuqi vendimmarrëse të veprojnë. Për këtë qëllim, mund të krijohet një hartë, duke identifikuar marrëdhëniet dhe faktorët që ndikojnë tek individët me fuqi vendimmarrëse dhe sesi këto mund t’i shtyjnë në veprim.
Të jesh në gjendje të parashikosh të gjitha arsyet që do t’i shtyjnë personat me fuqi vendimmarrëse të thonë jo është një metodë efektive për të filluar nga një pozitë e favorshme. Në këtë kuptim është e dobishme të paraqitësh të dhëna të caktuara për të siguruar të gjithë informacionin e dobishëm për marrjen e një vendimi.
Vendimmarrësit zakonisht kalojnë pesë faza kur bien në kontakt me fushatat që i prekin:
- Mohimi. Vepron sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
- Dëgjimi. Është gati të dëgjojë kërkesat. Nëse arrini të tregoni se ajo që kërkoni nuk do të mbrojë vetëm reputacionin tuaj, por mund të jetë e mirë për biznesin, ju keni një shans më të mirë për të marrë atë që dëshironi.
- Pranimi. Pas dëgjimit, vendimmarrësi pranon të veprojë.
- Kuptimi. Individët me fuqi vendimmarrëse pranojnë plotësisht pikëpamjen e aktivistëve dhe ofrojnë edhe më shumë se sa kërkohet.
- Përgjegjshmëria. Situata është e kundërt, ata që kanë fuqi vendimmarrëse u japin klientëve të tyre fuqinë të veprojnë në emër të tyre dhe të bëhen promovues të kauzave për të cilat kompania kujdeset.