-5.4 C
Pristina
spot_img

Purposeful (E qëllimshme) – Jennifer Dulski

Share:

Si të menaxhoni pengesat dhe të përballeni me dështimet në mënyrë më pozitive

Një metodë efektive për të kapërcyer pengesat është të jeni të vetëdijshëm se ato do të vijnë. Mund ta imagjinoni lëvizjen/sipërmarrjen tuaj si një mal të diellëzuar (kur gjithçka po shkon mirë) dhe të stuhishme (momentet e vështirësisë). Duhet të jeni gati të prisni ditë të stuhishme, të rrethoheni me burime dhe të përgatiteni për t’i përballuar ato, por të jeni të vetëdijshëm se dielli do të shkëlqejë sërish.

Pasi të jeni të vetëdijshëm dhe të gatshëm për probabilitetin e vështirësive, atëherë mund të filloni të mësoni prej tyre e prej dështimeve duke bërë një listë të gjërave që shkuan keq dhe arsyeve pse. Mund të krijoni një “Festival Dështimi” në kompaninë/lëvizjen tuaj dhe të inkurajoni skuadrën tuaj t’i ndajë dështimet, duke i kornizuar si momente mësimi prej gabimeve të kaluara, pa kurrfarë ndjenje turpi.

Të mësosh të ecësh përpara edhe kur has momente të vështira është një aftësi e rëndësishme për t’u zotëruar nëse dëshiron të arrish sukses. Prandaj është mirë të gjejmë aleatë që na mbështesin dhe të cilëve në të njëjtën kohë, duhet t’u japim llogari për progresin drejt qëllimit që duam të arrijmë. Është një metodë jashtëzakonisht efektive për të dhënë shtysën për të përballuar vështirësitë. Sipas hulumtimit, ndarja e qëllimeve me dikë të bën më të prirur për t’i arrijnë ato.

Një strategji tjetër efektive është gjetja e individëve që lulëzojnë gjatë kohës së krizës, ata që janë në gjendje t’i përballojnë me sukses, në mënyrë që t’i kemi pranë në momente të vështira dhe që të mësojmë prej tyre.

Përvoja e jetës: kur Benjamin Joffe-Walt drejtoi ekipin e komunikimit në Change.org, tha se për t’u përballur me momentet e krizës, duhet të distancohemi emocionalisht nga ndjenja e seriozitetit të situatës dhe ta konsiderojmë atë “argëtuese”. Kjo nuk do të thotë se situata bëhet më pak serioze, por i ndihmon individët të përqëndrohen në zgjidhje dhe të jenë të vetëdijshëm për atë që mund të mësohet nga zgjidhja e krizës. Ështe një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u përballur me presionin, çdo krizë bëhet “argëtuese”.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...