-0.9 C
Pristina
spot_img

Realme thotë se ka shitur 200 milionë smartfonë që nga themelimi i kompanisë

Date:

Share:

Realme, në pronësi të gjigantit Kinez të harduerit BBK Eletronics, që gjithashtu ka në pronësi Oppo dhe Vivo, tha se ka arritur objektivin e 200 milionë telefonëve të shitura në tre mujorin e dytë.
Realme thotë se ka shitur 200 milionë smartfonë që nga themelimi i kompanisë
Prodhuesi Kinez i smartfonëve Realme tha se ka shitur më shumë se 200 milionë telefonë që kur u themelua pesë vite më parë, shumica e të cilëve jashtë Kinës, me të dhënat të cilat tregojnë se ishte prodhuesi i pestë në mesin e prodhuesve që kanë arritur këtë objektiv më shpejt.

Realme, në pronësi të gjigantit Kinez të harduerit BBK Eletronics, që gjithashtu ka në pronësi Oppo dhe Vivo, tha se ka arritur objektivin e 200 milionë telefonëve të shitura në tre mujorin e dytë.

Të dhënat nga firma analitike Counterpoint Research tregojnë se vetëm katër kompania – Vivo, Huawei, Samsung dhe Apple, kanë shpenzuar më pak kohë për të shitur të njëjtën sasi telefonësh. Në total vetëm 14 kompani në mbarë botën kanë shitur mbi 200 milionë telefonë gjer më sot.

“Ne erdhëm në ekzistencë kur janë më shumë se 700 brende smartfonësh në mbarë botën,” tha Xu Qi, shef i marketingut të kompanisë. “Jemi tejet krenar që kemi arritur të bëhemi pjesë e 10 markave më të mëdha në botë në pesë vitet e fundit.”

Sipas Counterpoint Research, në 2017-ën ekzistonin më shumë se 700 marka telefonësh, një shifër që ka rënë në 250 në Shtator.

Xu tha se Realme tashmë ishte gati të hynte në segmentin e smartfonëve premium duke filluar me Realme GT 5 Pro i cili do të jetë prej pajisjeve të para me çipin e segmentit të lartë Snapdragon 8 Gen 3 të Qualcomm dhe sensorin e ri Lytia të kamerës.

Së fundi Xiaomi prezantoi Xiaomi 14 Pro i cili gjithashtu fuqizohet nga Snapdragon 8 Gen 3. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img