1.9 C
Pristina
spot_img

Rikthehet bitcoin, duke tejkaluar 44 mijë USD

Date:

Share:

Bitcoin është ngjitur sërish në mbi 44 mijë dollarë. Kjo pasi në treg është rikthyer diskutimi për miratimin e fondeve ETF në Shtetet e Bashkuara. Sipas tregjeve, ky komision duhet të miratojë ETF-të e para në bitcoin brenda kësaj jave dhe mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në çmimin dhe adoptimin e kriptomonedhave.

Tregu i kriptomonedhave është kthyer në rritje në orët e pasdites, ndërsa investitorët po presin vendimin e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në lidhje me miratimin e ETF-ve të para në bitcoin. ETF-të janë Fonde të Tregtuara në Shkëmbim që ndjekin ecurinë e çmimit të një aseti të caktuar dhe i japin mundësinë investitorëve tradicionalë të investojnë në tregun e kriptomonedhave nëpërmjet tregjeve të rregulluara. Vendimi që pritet të merret në fillim të javës së ardhshme mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në çmimin dhe adoptimin e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera.

Dhe ndërkohë që tregu pret vendimin, zotëruesit e mëdhenj të kriptomonedhave, ose siç njihen ndryshe si “balena”, kanë bërë lëvizje të mëdha në këtë treg, sidomos në Bitcoin (BTC), Ethereum (ETH) dhe Dogecoin (DOGE). Në anën tjetër, spekulimet në mediat sociale kanë arritur kulmin, pasi janë shtuar zërat se Komisioni i Letrave me Vlerë mund të autorizojë një fond të tregtuar në këmbim brenda kësaj jave.

Shefi Ligjor i Grayscale, Craig Salm, shkroi në X se “po plotësonte disa formularë”, gjë që ndezi spekulime se miratimi mund të vinte më shpejt se data 10 janar. Një tjetër zhvillim befasues ishte edhe tërheqja e më shumë se 1 miliard dollarëve nga platforma Kraken dje dhe sot.

Tërheqjet që varionin nga 400 deri në 1,000 BTC për transaksion, morën vëmendjen e vëzhguesve të industrisë për shkak të shkallës së tyre të madhe. Në total, bazuar në të dhënat, u zhvilluan mbi 40 transaksione të tilla, duke nxitur spekulime dhe diskutime brenda hapësirës së kriptove. Analistët shprehen se këto fonde janë tërhequr për t’u investuar në fondet ETF, sapo të miratohen nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve

FXstreet

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img