4 C
Pristina
spot_img

Rivali i Twitter, Threads, sjell një prej veçorive më të kërkuara

Date:

Share:

postimet e tyre të promovohen në Instagram dhe Facebook.

Meta gradualisht po përmirëson disa aspekte të aplikacionit Threads në Instagram. Përdoruesit e Threads tashmë mund të fshijnë llogaritë e tyre në aplikacion pa fshirë në të njëjtën kohë edhe Instagramin e tyre tha ekzekutivi i kompanisë Adam Mosseri.

Përdoruesit mund të heqin profilet e tyre nga aplikacioni Threads duke shkuar në Settings -> Account -> Delete or deactivate profile

Ndryshimi ka qenë një prej funksionaliteteve më të kërkuara mes përdoruesve të Threads, shumica e të cilëve ishin të irrituar me pamundësinë për të fshirë profilet Threads pa rrezikuar të “hedhin në erë” llogarinë e tyre në Instagram.

Përditësimi vjen pak kohë pasi Meta ofroi një opsion ku përdoruesit mund të zgjedhin të mos shohin postimet e tyre të promovohen në Instagram dhe Facebook.

Pavarësisht ndryshimeve, Instagram dhe Threads vijojnë të jenë të lidhur bashkë. Për tu regjistruar në Threads nevojitet një llogari në Instagram dhe komunikimi në aplikacionin rival të Twitter duhet të bëhet përmes postës së Instagram.

Për rekomandime dhe funksionalitete të tjera, Threads mbështetet tek profili i përdoruesve në Instagram. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img