MINT/KIESA përmes Programit të Praktikës me Biznese, po u mundësojnë rreth 100 studentëve realizimin e praktikës 3 mujore me pagesë, përmes së cilës synohet aftësimi dhe përgatitja profesionale, sipas kërkesave të tregut, ku më pas, këta studentë do të kenë mundësi edhe të punësohen.
Programi i praktikës, i cili ka filluar në nëntor të këtij viti, ku përfshihen studentë absolvent dhe të diplomuar të nivelit Bachelor dhe Master, mundëson që të njëjtit, krahas studimeve, njohuritë e fituara të mund t’i transferojnë dhe zbatojnë edhe në praktikë përmes angazhimit në ndërmarrje të ndryshme në Republikën e Kosovës.