-0.3 C
Pristina
spot_img

Rreth 70 për qind e blerësve në patundshmëri vijnë nga diaspora, kërkesë që të mos quhen investime të huaja

Date:

Share:

Pronari i kompanisë “Pozhegu Brothers”, Qemajl Pozhegu thotë se mërgata kosovare vazhdon t’i shpenzojë paratë e tyre në Kosovë, në blerjen e patundshmërive, kryesisht të banesave. Por blerja e patundshmërive nuk duhet të llogaritet si investime të huaja nga profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Pozhegu për Ekonomia Online, thotë se në kompaninë e tij rreth 70 për qind e blerësve janë nga diaspora. E kjo sipas Pozhegut ka ndodhur për shkak të rritjes së çmimeve në Evropë.

“Shumica e blerësve për momentin në kompaninë tonë janë nga diaspora mbi 60-70 për qind, për shkak se atje është rritë norma interesit, janë rritë çmimet e pronave, për ata është më e lirë me ble në Kosovë, për momentin se sa me ble nga vendi ku jetojnë. Çmimet janë kemi prona që fillojnë prej 999 euro për M2 deri te 1400 euro, varësisht prej lokacionit e në cilën fazë të ndërtimit dhe si është mënyra pagesës”, thotë Pozhegu.

Sipas Pozhegut, trajektorja e ndërtimeve në Kosovë është duke vazhduar por jo me përmasa të mëdha.

“Trendi i ndërtimeve është me një trajektore të vazhdueshme aty ku ka rrit piku i rritjes, ajo është duke vazhduar domethënë, për shkak të rritjes së çmimit nuk ka naj rritje për masave më gjigande të sasie ndërtimit po qajo sasi ku ka arritur ndërtimit është në vazhdim e sipër”, u shpreh Pozhegu.

Por njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, thotë  se shuma e remitencave është më e madhe se sa dihet.

Gërxhaliu kërkon që blerja e patundshmërive nga diaspora të mos llogariten si investime të huaja. Kjo gjë bëhet nëse krijohen vende të reja të punës.

“Padrejtësia më e madhe që i bëhet diasporës është fakti që thuhet se diaspora dërgon në Kosovë vetëm 1 miliard e 100 milionë euro. Ne këtu flasim për dërgesat të cilat vijnë përmes transaksioneve bankare financiare ndërsa realiteti është krejt tjetër shumë më tepër kontribuon diaspora se këto që janë të evidentuara.

Në rend të dytë themi me përgjithësi se kontributi i diasporës është i barabartë me buxhetin i cili miratohet në parlamentin e Republikës së Kosovës sepse dërgesat më të mëdha apo investimet me të mëdha të diasporës bëhen atëherë kur ata qëndrojnë në Kosovë, dhe e treta definitivisht duhet të ndërpritet ky avaz që blerja e patundshmërisë dhe pronat nga diasporat të llogaritet si investime të huaja. Kosova ka nevojë për investime direkte që gjenerojnë vende të reja të punës, rritin eksportin dhe përmirësojnë imazhin”, thotë Gërxhaliu, teksa Kosovën e sheh më pak të favorshme nga investitorët.

“Sot për fat të keq në Kosovë nuk dëshiron askush të investojë, dhe ajo çka është më shqetësuese në Kosovë numërohen njerëz të cilët e braktisin Kosovën, por kurrë nuk e analizon dikush faktin sa po ik kapitali i komunitetit të biznesit dhe i qytetareve jashtë Kosovës. Ne kemi rënie apo tkurrje të eksportit në vitin 2023, ne kemi rënie të investimeve kapitale, ne kemi do të thotë rritje të varfërisë, dhe nëse këto janë indikatorë pozitivë atëherë defintivisht është një fenomen që shkenca duhet t’i hulumtojë”, u shpreh Gërxhaliu.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img