3 C
Pristina
spot_img

“Rritja e çmimeve të ushqimit u shkaktua për fajin e Rusisë”

Date:

Share:

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk tha të hënën se tërheqja e Rusisë nga marrëveshja për eksportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi ka shkaktuar rritjen në nivel të lartë të çmimeve të ushqimit në vendet në zhvillim.

Duke folur në një mbledhje të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, zoti Turk tha se rritja e çmimeve ka bërë që “e drejta për të patur qasje në ushqim të jetë pothuajse e parealizueshme për shumë njerëz”.

Ai e vuri theksin tek dëmi i madh që ka shkaktuar prishja e marrëveshjes së grurit në Somali, një vend që varej për një kohë të gjatë tek eksportet e grurit ukrainas dhe atij rus që kalonin përmes Detit të Zi.

Marrëveshja e grurit ia mundësonte Ukrainës eksportimin e drithit të saj përmes Detit të Zi. Rusia u tërhoq nga marrëveshja në korrik, duke u ankuar se një marrëveshje paralele për heqjen e pengesave për eksportet ruse të ushqimit dhe plehut kimik nuk po zbatohej.

Shërbimi i zbulimit i ushtrisë së Ukrainës tha të hënën se forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e disa platformave të nxjerrjes së naftës në brigjet afër Krimesë.

Në një postim në platformën e mediave sociale Telegram nga ushtria ukrainase thuhet se forcat e saj speciale dëmtuan një avion luftarak rus SU-30 dhe konfiskuan municion helikopterësh dhe pajisje radarësh.

Ushtria ukrainase tha se Rusia i kishte pushtuar platformat e naftës në vitin 2015 dhe i ka përdorur ato për qëllime ushtarake.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img