0.4 C
Pristina
spot_img

Sektori privat dhe institucionet publike kanë nevojë për ndryshime të reja teknologjike

Date:

Share:

“Rritja e Fintechs: si teknologjia po transformon të bërit biznes”, ishte tema e panelit të dytë në kuadër të Forumit të organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe USAID-i, raporton Ekonomia Online.

Në këtë diskutim u potencua se sektori privat si dhe institucionet publike kanë nevojë për ndryshime të reja teknologjike dhe se ato janë të gatshëm për këto ndryshime.

Agon Gashi, kryeshef ekzekutiv i “Meridian Express”, tha se qëllimi i digjitalizimit të biznesit ka qenë që klienti t’i ofrohet një eksperiencë sa më të mirë gjatë blerjes.

“Qëllimi jonë nga fillim ka qenë që të ofrojmë një eksperiencë sa më të mirë për klientët tanë. Nga ditët e para kemi qenë shumë të hapur që të inplementojmë projekte të ndryshme që për qëllim kanë krijimin e një procesi të blerjes sa më të shpejt. Të njëjtën kohë kemi arrit që konsumatorëve t’i ofrojmë rritjen e fuqisë blerëse”.

“Në si kompani bashkëpunojmë më të gjithë ata Fintech që janë prezent. Qëllimi jonë është i lehtë kur e dimë se çka po duam për konsumatorët. Si integrim është një proces bukur i gjatë ka koston financiare edhe të kohës, duhet një centralizimi. U përmend keshi, Është një prej problem kryesor në ngecjen e zhvillimit më të fuqishme të sektorit privat. Informaliteti është pengës për zhvillimin e produkteve të Fintech dhe produkteve digjitale ”, tha ai.

Kristjan Kabashi, kryeshef ekzekutiv i “Numarics”, tha se kjo është një kompani që funksionon në Zvicër, por që ka hapur edhe dy zyra edhe në Kosovë.

“Tre vite e gjysmë jemi ne treg, disa shërbime i bëjmë nga Kosova, por shumicën tash për tash jemi duke bërë në Zvicër ku i kemi 9 zyre, në Kosovë i kemi dy. Ne nuk kemi pasur nevojë që të vijmë në Kosovë, por kemi ardhur që sepse kemi pasur qef. Ne kemi krijuar një akademi brenda a Kosovës jemi duke trajnuar punëtoret këtu me rregulla të Zvicrës. Ne punojmë me inteligjencë artificiale më shumë”.

Gazmend Selmani, nga kompania “IBAS”, tha se duhet që të ketë bashkëveprim me të gjitha institucionet që të teknologjia të jetë prezentë në të gjitha bizneset.

“Për ne është me rëndësi ose me krijuar një vlerë ose me shtuar një vlerë. Në rastin e të financiare e kemi krijuar një vlerë. Këtu disa herë është përmendur edhe e-Kosova që e kemi shtuar një vlerë arktitke i se cilës jam unë me ekipet e mia”, tha ai.

Egzon Hoxha, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në “Vllesa”, tha se si institucion financiar kanë në treg kuletën digjitale, ku sipas tij, ofronte 180 shërbime për klinetët e tyre.

“Vllesa si institucion financiar ka qenë e specializuar në industrinë e pagesave, pastaj ka vazhduar edhe me ndërmjetësimin e transeve ndërkombëtare të parasë dhe ka ardhur një moment që duhet të bëhet diçka me shumë. Ky moment ka qenë 2020 ku kemi aplikuar për aprovim të licencë për emetim të parasë elektronike dhe ka krijuar aplikacionin e saj Vllesa Valet, kuleta digjitale. Në kuletën digjitale ofrohen ndërmjetësimi i mbi 180 shërbimeve nga 130 partneret që i kemi prej tyre”, tha ai.

Arsim Fetahu, drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, tha se si kompani kanë krijuar aplikacion që mundëson që klinetët të bëjnë pagesën e ujit online, raporton EO.

“Disa ndër inovacionet që disa nga shërbimet digjitale janë bërë është edhe aplikacioni që po e quajmë si i-komerc, kjo i ka ofruar shumë qasje të lehtë qytetarëve në mundësin e blerjes të pagesë 24/7, njoftimin rreth shpenzimit të ujit. Shumë shpejt do t’i shtojmë edhe mundësit e tjera përmes atij aplikacioni edhe do të thotë ju ofron mundësit që të kryhen pagesat prej nga do që janë”, tha ai.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img