Rregullat e reja të DMA vendosin një listë pikash që Apple dhe kompanitë teknologjike duhet tu përmbahen me qëllim që të rritet konkurrenca.
Shefi Bashkimit Europian për Industrinë Thierry Breton i bëri thirrje ditën e marte CEO të Tim Cook për të hapur ekosistemin e rregulluar rreptësishtë të harduerëve dhe softuerëve të kompanisë për rivalët.
Komentet e tij erdhën pasi një takimi me ekzekutivin e Apple në Bruksel. “Puna e radhës së Apple me Big Tech, sipas DMA(Digital Markets Act), është të hapë dyert për të konkurrentët,” tha Breton.
“Portofol elektronik, shfletues apo dyqan aplikacionesh, konsumatorët që përdorin një Apple iPhone duhet të përfitojnë nga shërbimet konkurruese,” tha ai.Rregullat e reja të DMA vendosin një listë pikash që Apple dhe kompanitë teknologjike duhet tu përmbahen me qëllim që të rritet konkurrenca.
Breton gjithashtu foli për argumentet e Apple se siguria e privatësia janë arsyeja pse ekosistemi i saj është i mbyllur.“Rregullimi i Bashkimit Europian nxit inovacionin pa kompromentuar sigurinë dhe privatësinë,” tha ai. /PCWorld Albanian