3.4 C
Pristina
spot_img

Shënohet një vit nga prezantimi i Skemës “Qeveria për Familjet”

Date:

Share:

Falë zbatimit të suksesshëm të skemës “Qeveria për Familjet” edhe 2,294 familje në Kosovë tashmë kanë të punësuar së paku një anëtar të familjes. Pra, në shtatë rajonet e Kosoves e në 1,878 biznese kemi 2,294 të punësuar prej të cilëve 54.2% janë gra dhe 46.8% janë burra.
Aktualisht, në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës kemi edhe 379 biznese të regjistruara të cilat ofrojnë 654 vende të lira të punës në kuadër të kësaj skeme. Andaj, i ftojmë të gjithë punëkërkuesit që plotësojnë kriteret të lajmërohen në Zyret e Punësimit në rajonet përkatëse dhe të aplikojnë për të qenë përfitues të skemës.
Kujtojmë se skema “Qeveria për Familjet” u prezantua nga MFPT për herë të parë në korrik të vitit 2022 me qëllim garantimin e punësimit të së paku një personi në secilën familje në Kosovë. Përmes skemës subvencionohet 70% e pagës bruto të punëtorit deri në 300 euro për një periudhë 6 mujore.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në zbatimin e masave të punësimit të cilat garantojnë punësim gjithëpërfshirës dhe të dinjitetshëm.
Për më shumë detaje rreth skemës ju lutem shihni vegëzat e mëposhtme:

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img