Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Shihemi në Maje
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Ngjiti shkallët e suksesit me vetëm gjashtë hapa të thjeshtë.
Shumica e njerëzve besojnë se suksesi është diçka që vie me ata që kanë talent të lindur. Ata i fajësojnë dështimet për mungesën e një aftësie të caktuar apo mundësi natyrale. Kjo është ajo që autori e quan çalimi i humbësit-ai lloj arsyetimi që i bën shumë njerëz mos ta arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Nëse ke përjetuar ndonjëherë këtë mënyrë të të menduarit, do të lehtësohesh kur të dëgjosh se ti tashmë ke gjithçka që të nevojitet për të pasur sukses. Dhe pa marrë parasysh situatat, asnjëherë nuk është lehtë ta programosh mendësinë tënde. Në këto pulsime, do të mësosh gjashtë hapa që të duhet ti marrësh për tu bërë arritës i gjërave të larta dhe për të jetuar një jetë përmbushëse.
Në këto pulsime do ta kuptosh:
- Si mundet një prerje e re flokësh mund të jetë përgjigja e përmirësimit të imazhit tënd për veten;
- Pse fituesit e llotarisë janë në përgjithësi më pak të lumtur sesa paraplegjikët; dhe
- Si mund të marrësh gjithçka që dëshiron duke i ndihmuar të tjerët.
Ideja kyçe 1
Një imazh i dobët i vetes qon në sjellje vetë-dëmtuese.
Pra ke vendosur ta ndryshosh mënyrën e jetës, dhe ke filluar ti synosh majat. Prej nga do t’ia fillosh?
Hapi i parë në shkallët e suksesit është ta vlerësosh imazhin e vetëvetes-pra, mënyrën se si e sheh veten. Imazhi për veten është qendror në ndërtimin e tullave të suksesit sepse e përcakton mënyrën se si performon.
Për shumë njerëz, problemet e imazhit të vetes mund të gjinden larg në fëmijëri. Të themi se djali yt pa dashje rrëzon një pjatë; pa menduar, ti i thua atij se është djali më i ngathtë qe ke parë ndonjëherë. Ti ndoshta nuk ke menduar se komenti yt mund të jetë shkatërrues, por për shumë njerëz, fjalët e këqija si këto mund të çojnë në kompleks të inferioritetit. Kur prindërit, mësuesit, apo shokët e lëjnë një fëmijë të kuptojë se është i paaftë, ai fëmijë mund të fillojë të besojë se ai nuk i meriton gjërat e mira në jetë, sikurse është dashuria apo suksesi.
Në anën tjetër, paramendoje se si do të ndiheshe sikur të pranoje një thirrje nga dikush që thjesht donte të të tregonte sa i mrekullueshëm je. Qoftë nëse je mjek, student, apo atlet, kjo lloj rritje e vetëbesimit me siguri do të të bënte të performosh më mirë. Në fakt, linku në mes të një imazhi pozitiv të vetes dhe performancës së lartë ka arritur rekord-në sportet elitare, atletët shpesh e vizualizojnë veten e tyre duke arritur sukses në mënyrë që të arrijnë sukses real jetësor. Golfistët më të mirë ‘’I shohin’’ vetet e tyre duke i zhytyr topat e tyre në kupë para se ata të goditin.
Por zhvillimi i një imazhi pozitiv për veten mund të jetë i vështirë. Kjo është veçanarisht e vërtetë për fëmijët, të cilët jo vetëm që hasin kritikë nga prindërit dhe mësuesit, por që e ndjejnë peshën e shoqërisë mbi pamjen. Shumë pyetësore kanë gjetur se mbi 95% e Amerikanëve të rinjë do të ishin të prirë të ndryshojnë ndonjë aspekt të pamjes fizike. Më vonë, kjo pakënaqësi shpesh çon në një varësi të pashëndetshme me posedimet materiale dhe imazhin trupor.
Pasja e një pikëpamjeje negative për veten poashtu e ndryshon sjelljen tënde në jetën profesionale.
Paramendoje një shitës me imazh negativ të vetëvetes. Ai jeton në frikë të vazhdueshme të refuzimit, dhe kjo mendësi e shtyen atë që vazhdimisht të mundohet ti kënaqë të tjerët. Kjo nuk e nënvlerëson aftësinë e tij për të bërë shitje-nevoja e tij për tu pranuar nga anëtarët e ekipit të tij poashtu e ndalon atë nga përvetësimi i aftësive të lidershipit të cilat do t’ia mundësonin atij të ngritet në menagjment.
Përderisa ai ta gjejë një mënyrë për ta ndryshuar imazhin e vetëvetes, shitësi asnjëherë nuk do ta vizualizojë suksesin për veten qoftë në nivel personal apo profesional.
Ideja kyçe 2
Ti ndihmosh të tjerët që përmes veshjes ta përmirësojnë imazhin tënd të vetes.
A ke vuajtur ndonjëherë nga imazhi negativ i vetëvetes? Nëse po, lajmi i mirë është se ka shumë mënyra për ta përmirësuar atë.
Mbaje në mend se imazhi yt për veten fillon dhe përfundon me ty. Njerëzit e tjerë nuk mund të të bëjnë të ndihesh keq me veten nëse ti nuk i lejon ata.
Mund të mos jetë e dukshme, por nëse e konsideron atë, do ta kuptosh sa i veçantë je. Në fund të fundit, ka vetëm një si ti! Dhe qoftë nëse e ndjen praninë e tij ose jo, Zoti ka një plan për të gjtihë.
Por askush nuk mund ta mohojë se pamja ka një ndikim madhor në imazhin tonë rreth vetes. Kështuqë një pozicion praktik për ta filluar përmirësimin e imazhit të vetes tënde është duke e përmirësuar pamjen tënde.
Qofsh grua apo burrë, një prerje e re e flokëve apo një veshje mund të bëjë mrekulli në mënyrën se si e sheh ti veten; thjesht mendo se si duken gratë kur dalin nga një sallon bukurie. E armatosur me një prerje flokësh apo grim, gratë marrin një rritje të vetëbesimit që tregon menjëherë mënyrën se si ato e mbajnë veten. Dhe derisa meshkujve mund të mos ju pëlqejë ta pranojnë këtë, veshja e një kostumi të ri ka po të njëjtin efekt.
Por përmirësimi i imazhit të vetes tënde nuk ka të bëjë vetëm me kujdes më të mirë për veten-ka të bëjë poashtu me mënyrën se si kujdesesh për të tjerët. Të kalosh kohë duke i ndihmuar njerëzit që kanë nevojë krijon një ndjenjë të kënaqësisë dhe mund të shërbejë si përkujtues për të ndjerë falenderim.
Kjo si rrjedhojë, e përmirëson mënyrën si e sheh vetëveten. Mund ta përjetosh këtë duke bërë vullnetarizëm për Kryqin e Kuq, duke vizituar dikë me një të metë apo sëmundje, apo thjeshtë duke ndihmuar fëmijët në rrugë.
Nëse të duhet frymëzim shtesë, provo leximin e biografive apo autobiografive të njerëzve të suksesshëm që kanë kontribuar në mirëqenien e njerëzve të tjerë. Të mësosh për Martin Luther King, Jr Abraham Lincoln, ose Booker T. Washington është një mënyrë e mrekullueshme për të të frymëzuar në gjetjen e suksesit duke qenë altruist.
Mund të provosh poashtu të lexosh apo të dëgjosh veprat e folësve motivues apo thirrësve sikurse Mamie Mc Cullough apo John Maxwell-dy prej të cilëve ja kanë përkushtuar jetët e tyre nxjerrjes së më të mirës prej njerëzve.
Autori ka përvojë në adresimin e tregimeve të të tjerëve për të gjetur frymëzim. Gjatë një periudhe veçanarisht të vështirë kur ai kishte vështrësi si shitës, ai e lexoi Fuqia e Mendimit Pozitiv nga Dr. Norman Vincent Peale. Ky libër e ndihmoi atë ta kuptojë se prej tij varej përmirësimi i situatës së tij. Më vonë, ai ia dedikoi jetën e tij ti ndihmonte të tjerët ta pranojnë vetëveten në udhëtimin e tyre drejt suksesit.
Ideja kyçe 3
Përmirësoi raportet e tua me të tjerët duke kërkuar të mirën tek te ata-duke përfshirë edhe gruan tënde.
Pra ndihma ndaj të tjerëve është qenësore për ngritjen e imazhzit të vetes tënde. Por çfarë ndodh kur janë në pyetje njerëzit që i do më së shumëti? Hapi i dytë në udhëtimin tënd drejt suksesit është përmirësimi i raporteve tua.
Sipas autorit, ti mund të arrish gjithçka që dëshiron nëse gjen kohën dhe mundin për ti ndihmuar të tjerët. Kjo fillon me mënyrën se si i përcepton dhe trajton njerëzit rreth teje.
E kuptove ose jo, shumica e njerëzve i trajtojnë të tjerët sipas mënyrës që i shohin ata. Dhe në disa raste, sjellja jote ndaj një personi mund të ndikojë thellësisht në të ardhmen e tyre.
Në një eksperiment të drejtuar nga Dr.Robert Rosenthal në Universitetin e Harvardit, dy grupe studentësh ishin caktuar tek dy mësues të ndryshëm. Mësuesit të parë I ishte thënë se grupi i tij vinte nga një nivel mesatar dhe kishte nivele mesatare të inteligjencës. Mësuesit të dytë i ishte thënë se grupi i tij përbëhej prej gjenive. Siq duket, të dy grupet e studentëve ishin realisht studentë mesatarë. Por në fund të vitit, studentët që ishin trajtuar si gjeni ishin gjatë gjithë vitit shkollor më përpara sesa grupi tjetër.
Sikur me shumicën e gjërave në jetë, kur janë në pyetje raportet, ti vjelë atë që e mbjellë. Meqenëse duhet ti trajtosh njerëzit në mënyrën se si dëshiron të të trajtojnë, qasja më e mirë në zhvillimin e raporteve është ta kërkosh të mirën tek të tjerët.
Ironikisht, shumë njerëz i trajtojnë të huajt me sjellje të mirë, derisa ende bëjnë komente të papritura dhe lënduese në një nga raportet e tyre më të rëndësishme-në martesën e tyre. Por me një ndryshim të thjeshtë të mendësisë, është më e lehtë sesa mund ta mendosh ta mbash këtë raport të suksesshëm.
Mendoje këtë gjë sikur ta shoqërosh burrin apo gruan tënde ndonëse ju tashmë jeni të martuar. Duke aplikuar mendësine që ke pasur kur e ke njoftuar gruan tënde, do ta kesh më të lehtë ta kujtosh arsyen pse je martuar me të në radhe të parë.
Por egzistojnë shumë gjëra praktike që mund ti bësh për ta forcuar martesën tënde. Provo ta fillosh çdo ditë duke ja përkujtuar gruas tënde se e do atë. Ti mund poashtu ta befasosh atë duke e thirrur në mes të ditës për pak minuta-nëse e lejon orari i tyre-ose duke dërguar një letër dashurie. Ai apo ajo do ta vlerësojë gjestin, sidomos nëse është i paparitur!
Ideja kyçe 4
Vendos qëllime të sakta që mund të ndahen në detyra ditore.
Krjimi i qëllimeve është mjet i fuqishëm për të marrë atë që don nga jeta. Por prapë, disa njerëz dështojnë ta bëjnë këtë gjë, zakonisht për shkak të mënyrës se si i qasen kësaj pune. Vendosja e qëllimeve-hapi numër tre në rrugën tënde drejt suksesit-kërkon punë të madhe dhe përqendrim. Ja si mund ta bësh atë.
Gjëja e parë që duhet ta bësh është të jesh sa më specifik që të jetë e mundur. Qëllimet e trubullta ose të paarsyeshme sikurse të dëshirosh të humbësh peshë apo të fitosh shumë para, shumë rrallë realizohen. Kjo është arsyeja pse duhet ti kuantifikosh qëllimet e tua: Sa peshë dëshiron të humbësh? Sa para dëshiron të bësh?
E dyta në listë është ti japësh vetes një afat kohor të gjatë mjaftueshëm për ti marrë parasysh pengesat që mund ti hasësh. Thuaj psh se i jep vetes një vit kohë, në vend se ti japësh dy muaj-për të fituar një million dollarë. Me mendësinë e duhur, ti mund ta menagjosh arritjen e kësaj shume edhe pasi të jesh ballafaquar me një pengesë madhore sikurse mund të jetë një sëmundje.
Me këto dy paralajmërime në mendje, fillo ti shkruash qëllimet e tua. Konsideroi aspiratat e tua financiare dhe të karrierës dhe poashtu shëndetin tënd fizik, mendor, shpirtëror, personal, dhe qëllimet familjare. Idealisht, duhet të mundohesh ta arrish një qëllim në secilën kategori të jetës tënde, në mënyrë që të ndihesh i balansuar. Por nëse je i ri në vendosjen e qëllimeve, të fillosh me një qëllim të vetëm është në rregull.
Në mënyrë që ti arrish qëllimet e tua, ndaji ato në detyra vepruese që mund ti zbatosh në baza ditore. Kjo e ndihmoi autorin kur e kuptoi se donte të hiqte kilogramë nga 202 që i kishte. Autori vendosi se donte ti hiqte 165 kilogramë brenda dhjetë muajve të ardhshëm. Në fakt, ai e shkroi këtë numër në një nga librat e tij, i cili do të botohej në dhjetë muajt e ardhshëm, bashkë me një pagesë.
Sapo autori vendosi të hiqte peshë, ai filloi të dilte për vrapim saherë binte alarmi çdo mëngjes. Çdo ditë, ai vraponte pak më larg se sa zakonisht, duke filluar me një bllok lagjeje me ndalesë derisa bënte pesë milja. Më vonë ai shtoi disa lëvizje gjimnastike, dhe së shpejti, rezultati ishte i dukshëm.
Mesatarisht, autori humbi 1.9 gramë çdo ditë. Por pas dhjetë muajve, ai humbi 37 kilogramë të mëdha. Dhe meqenëse ai e ndjeki qëllimin për një kohë të gjatë, ai zhvilloi shprehi të shëndetshme dhe kështu ishte në gjendje të humbte peshë në mënyrë të mirë.
Ideja kyçe 5
Shmange të menduarit negativ duke përvetësuar një qëndrim pozitiv.
Edhe kur bën përpjekje për ti arritur ëndrrat e tua, jeta do të të sjellë pengesa gjatë rrugës për tek ato. Dhe meqë nuk mund ti ndalosh këto situata, ti sidoqoftë mund ti kontrollosh se si ju përgjigjesh atyre.
Kjo na sjell tek hapi i katërt në shkallët e suksesit: përvetësimi i një qëndrimi pozitiv. Ndryshe nga imazhi yt për veten, i cili ka të bëjë me mënyrën se si e sheh veten, qëndrimi yt është qasja që ke ndaj gjithë botës.
Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, 85% e arritjeve tona mund ti atribuohen qëndrimit tonë, përderisa 15% e tyre vijnë nga ekspertiza teknike. Sidoqoftë, shumë shpesh, njerëzit e pengojnë këtë 85% duke u anagzhuar në mendim jo produktiv-ose siq e quan autori ‘’mendim kundërmues’’.
Mendimi kundërmues është saktësisht problem që ekipi i ligës së vogël të bejsbollit në San Antonio, Teksas po përjetonte gjatë një brez humbjesh gjatë viteve 1930. Në vend se të punonin së bashku, lojtarët filluan ta fajësojnë njëri tjetrin për gabimet e tyre. Kështu pas një humbjeje veçanarisht irrituese kundër ekipit të dobët të Dallasit, menagjeri i San Antonios Josh O’Reilly u nis drejt gjetjes së një zgjidhjeje.
O’Reilly ju tha lojëtarëve se ai e kishte pyetur një thirrës besimi të quajtur Slater për ti bekuar dy nga lojtarët, në mënyrë që ata ta fitonin flamurin në serinë e ligës së Teksasit. Ideja e frymëzoi ekipin, i cili ja doli të bënte 22 vrapime, dhe 37 goditje në lojën e ardhshme para se të shkonte për ta fituar flamurin.
Nëse dëshiron të kesh një qëndrim fitues, nuk ke nevojë ta presësh dikë tjetër që të të motivojë. Gjithë çfarë duhet të bësh është ta fillosh ditën me një mendësi pozitive. Në vend se të ankohesh kur zgjohesh nga shtrati në mëngjes, kanalizoje qëndrimin dhe emocionin drejt ditës që po vjen.
Fatkeqësisht, ne jetojme në një shoqëri që është e përshkuar nga mentaliteti i gotës së mbushur përgjysmë. Por ti mund ta shikosh gjuhën që përdor dhe të zgjedhësh fjalë pozitive në vend të atyre negative-edhe nëse kjo nënkupton ti shpikësh ato. Herën tjetër që je duke pritur në një zbrazëtirë mes shtëpisë dhe punës, provo ti referohesh semaforit ‘’ndalo’’ si një ‘’shko’’.
Edhe nëse do të të duhet tua sqarosh fjalorin e ri njerëzve, do të gjesh kënaqësi në këto ndryshime të vogla dhe pozitive dhe do të përvetësosh një qëndrim produktiv që do të të ushqejë gjatë tërë jetës tënde.
Ideja kyçe 6
Një etikë e qëndrueshme e punës është përbërësi kryesor për sukses.
A ke dëgjuar ndonjëherë që një profesionist të bëjë emër duke vrapuar për në shtëpi sapo ora të shënojë pesë çdo ditë?
Me siguri që jo. Të shkosh përtej pritshmërive në punë është ajo që i dallon njerëzit e suksesshëm prej atyre mesatarë. Ja pse hapi i pestë në udhëtimin tonë është ta kuptosh se suksesi nënkupton punë e madhe. Qesharake mjaft, por në raste të rralla kur dikush merr një pushim të madh pa punuar për të, atëherë kënaqësia e fitores kthehet në një zhgënjim të dhimbshëm.
Me 4 shtator 1994, John Stossel transmetoi një program tek Lajmet ABC rreth fituesëve multimillion dollarësh të llotarisë. Ai e kuptoi se një vit pas vitit të tyre me fat, shumica e këtyre fituesve të llotarisë ishin më të palumtur sesa njerëzit që kishin qenë të paralizuar pas një lëndimi serioz.
Në fakt, një pyetësor i bërë për fituesit e shfaqejeve televizive në vitin 1960 gjeti se brenda shtatë viteve, ata që kishin fituar më shumë sesa 75.000$ nga lojërat ishin financiarisht më keq sesa para fitores së tyre.
Siq thotë një thënie, ‘’Jepi njeriut një peshk, dhe do ta ushqesh atë për një ditë, por mësoje një njeri të peshkojë, dhe do ta ushqesh atë për tërë jetën.’’ Njerëzit e suksesshëm e dinë se nuk ka drekë pa pagesë nëse dëshiron të arrish në maje. Në vend se të presin që puna të vijë tek ata, apo të presin për pushimin e tyre të madh, ata e aplikojnë qëndrimin pozitiv dhe mundohen të kenë sukses në jetën e tyre profesionale çdo ditë.
Andaj, nëse vërtetë dëshiron të arrish shumë, përgaditu të punosh më shumë sesa 40 orë normale në javë.
Kjo nuk nënkupton se do të shikosh rezultatet menjëherë. Në fakt, shumë njerëz heqin dorë në shenjën e parë të dështimit, para se karrierat e tyre të nisin. Ajo çfarë këta njerëz nuk e kuptojnë është se dështimi është pjesë e pashmangshme e udhëtimit të tyre drejt suksesit.
Vetëm konsideroje Presidentin Harry S. Trumaan, i cili përjetoi dështime edhe në biznesin e vajit edhe në atë të veshjeve para se të bënte emër në poltikë. Pas një përpjekjeje të dështuar, presidenti i ardhshëm mbeti pa asgjë. Ajo që Trumani e dinte, sidoqofte, ishte se nëse ti sjell një qëndrim pozitiv dhe vazhdon të punosh shumë edhe kur projektet tua dështojnë, në ndërkohë do të shpërblehesh.
Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por gjetja e rrugëve kreative për ti kthyer dështimet në suksese mund të jetë çelësi i një karriere që ende as nuk ke mundur ta paramendosh për veten.
Ideja kyçe 7
Dëshira e zjarrtë dhe injoranca inteligjente janë bazat e suksesit.
Mund ta pyesësh veten se çfarë i motivon njerëzit e suksesshëm të bëhen arritës të mëdhenjë. Sigurisht, të kesh një qëndrim dhe imazh pozitiv rreth vetes është shumë me rëndësi. Por njerezit më të suksesshëm e mishërojnë hapin e gjashtë dhe përfundimtar në udhëtimin tonë-një dëshirë të zjarrtë për të pasur sukses.
Në shumë raste, dëshira mund të ta japë mundësinë të fitosh përkundër të gjitha pengesave. Kjo i ndodhi bokserit Amerikan Billy Miske. Në vitin 1923, pas hospitalizimit për humbje të mëlqisë, Miske u diagnostifikua me sëmundjen e Brajtit. Ai e dinte se kishte më pak se një vit për të fituar, dhe u ndje i detyruar t’ia jipte familjes së tij një Krishtlindje të fundit me lumturi.
Miske nuk kishte asgjë. Kështuqë në fund të atij viti, ai e bindi menagjerin e tij Jack Reddy ta lejonte atë të luftonte edhe një here të fundit.
Meqenëse Miske nuk e kishte forcën fizike për tu trajnuar, atij ju desh të qëndronte në shtëpi deri në ditën e madhe. Në atë ditë, ai udhëtoi për Omaha, Nebraska, kur ju desh të ballafaqohej me Bill Brennan-një bokser që i kishte kaluar fillimet e tij por që prapë ishte kundërshtar i frikshëm.
Përkundër të gjitha pengesave, Miske e mundi Brennen në katër runde. Falë dëshirës së tij të zjarrtë për fitore, ai ishte në gjendje ti marrë në shtëpi 2,4000$ për familjen e tij vetëm disa javë para vdekjes.
Njerëzit si Miske janë në gjendje ti kalojnë të gjitha pengesat dhe të arrijnë të bema të shquara për shkak të asaj që autori e quan inteligjenca injorante. Këta njerëz kanë një dëshirë aq të zjarrtë dhe të fortë saqë ata nuk e dijnë se çfarë nuk mund të arrijnë, dhe ata e gjejnë mënyrën për të arritur sukses edhe në situatat më të papërshtatshme.
Natyrisht injoranca inteligjente dhe dëshira nuk garantojnë sukses. Por edhe nëse dështon në arritjen e qëllimit tënd, kur e jep gjithë përpjekjen dhe mundin, atëherë mund të ballafaqohesh me dështimin duke e ditur se i ke provuar të gjitha. Për më tepër, përvoja jote me mbajtjen e një qëndrimi të mirë, përkundër humbjes do të ti rritë mundësitë e suksesit herën tjetër.
Ajo që kjo tregon është se dëshira është vetëm një pjesë në rrugën tënde për sukses. Nëse nuk ke një imazh pozitiv rreth vetes, raporte të shëndetshme, qëndrim pozitiv, qëllime konkrete, dhe një etikë të qëndrueshme të punës, asgjë nuk do të vlejë.
Dhe derisa nuk ka rrugë të shkurtër për tek suksesi, mos u dekurajo. Siq e di tani, ti i ke të gjitha që të duhen për ta arritur atë!
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Egzistojnë gjashtë hapa që duhet ti marrësh nëse dëshiron të jesh i suksesshëm: përmirësoje imazhin e vetëvetes, forcoi raportet e tua, vendos qëllime specifike, përvetëso një qëndrim pozitiv, puno shumë, dhe motivohu nga një dëshirë e zjarrtë. Përderisa nuk mund ti shmangësh asnjë nga këta hapa gjatë rrugës për në maje, pusho i sigurtë se gjithçka që ke nevojë për t’ia filluar, tashmë është brenda teje.
Këshillë vepruese:
Theji shprehitë e këqija duke gjetur shprehi zëvendësuese për to.
Nëse dëshiron ta thesh një shprehi të keqe sikurse duhanpirja, provo ta gjesh një zëvendësim për të. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa ta vendosësh një Testament të Ri të madhësisë së gjepit ku i ke mbajtur cigaret fillimisht. Saherë që i arrin cigaret, do të të kujtohet fjala e Zotit!
Keni mendim vlerësues?
Do të donim të dëgjonim çfarë keni për të thënë për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgojeni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Çfarë të lexoni tutje: Mendje Gjinastike, nga Gary Mack dhe David Casstevens
Ashtu siq sapo mësuat, një qëndrim pozitiv mund ta përcaktojë suksesin tuaj në jetë përkundër të gjitha pengesave. Billy Miske e përdori këtë efekt të mrekullueshëm në ring. Por ai nuk ishte atleti i vetëm që e kuptoi rëndësinë e qëndrimit mendor për arritjen e suksesit.
Në Mendjen Gjimnastike Gary Mack dhe David Casstevens hyjnë më thellë në rolin që luajne mendjet tona në performancën fizike dhe finesën atletike. Duke nxjerrë punën e Mackut me atlete profesionale, libri është një udhëzues për atlete të shkëlqyera. Në mënyrë që të mësosh se çfarë mjetesh do të të duhen për ta arritur mendësinë e një fituesi, shikoi këto pulsime për Mendjen Gjimnastike.