Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Shkallë për sukses
Përmbledhje Libri
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Ide nga ekspertët për rritjen e biznesit tuaj
Mësoni si ta rrisni biznesin tuaj në mënyrë të suksesshme.
Kur e lansoni për herë të parë biznesin tuaj, gjithë çfarë ju duhet të arrini sukses është një ide e mirë, qëndrueshmëri dhe një sasi e vogël e kapitalit fillestar. Pas kësaj, shumica është në dorën e fatit. Por kur është në pyetje shkallëzimi i biznesit tuaj, egzistojnë shumë sfida të cilat kanë nevojë për vëmendjen tuaj.
Shkallëzimi nënkupton rritjen e kapitalit, punësimin e stafit të ri, dhe mbajtjes së një kulture pune kur përballeni me presion dhe ndryshim të shpejtë.Nënkupton mënyra të reja të marketingut dhe mësimit të teknikave të fundit të shitjes. Dhe ndoshta gjëja më e rëndësishme, nënkupton krijimin e një baze para se procesi i shkallëzimit madje të ketë filluar.
Ja ku hyjnë në punë këto pulsime. Bzuar në dëshmitë e një grupi të shumëllojshëm të ndërmarrësve të suksesshëm, ato ju kalojnë nëpër sfidat dhe mundësitë që shkallëzimi i biznesit mund të prezantojë.
Në këto pulsime, do të mësoni:
- Pse rritja e fondeve të mbledhura online mund të jetë gjë e arsyeshme;
- Si të shesim me integritet; dhe
- Si t’ia bëni që marketingu juaj të dallohet nga të tjerët.
Ideja kyçe 1
Përgaditja është kyqe për shkallëzimin e sukseshëm.
Shkallëzimi nuk është i lehtë. Në fund të fundit, rritja e biznesit tuaj nuk është vetëm qëshjte e të bërit më shumë nga e njëjta gjë-dhe sigurisht, nuk është diçka që mund ta lini të paplanifikuar.
Bev Hurley, CEO I YTKO Grupit që nga viti 2000, e mësoi atë përmes rrugës së vështirë. Brenda disa javëve, firma u dyfishua në madhësi, duke shkuar nga 20 në 40 punëtorë brenda një rrahje qerpiku.
Derisa kjo rritje dukej si një shenjë e suksesit, në realitet, YTKO kishte probleme. Zgjerim i papritur i firmës nuk ishte planifikuar, dhe YTKO kishte mangësi në proceset e Burimeve Njerëzore, në infrastrukturë teknologjike, dhe në procedura trajnimi që nevojiten për t’u marrë me rritjen e saj.
Mesazhi kyç këtu është: Përgaditja është kyçe për shkallëzimin e suksesit.
Fatmirësisht, Bev Hurley mësoi nga gabimet e saj. Një vit më vonë, firma u dyfishua në madhësi prapë, duke shkuar nga 40 në 80 punëtorë. Por këtë herë, gjërat shkuan shumë më lehtë:Hurley u sigurua që baza e rritjes të caktohej para se të fillonte zgjerimi. Këtë herë YTKO ishte i përgaditur.
Pra si e dini nëse jeni gati apo jo për tu shkallëzuar?Epo, ju mund ta testoni përgaditjen tuaj thjesht duke e ushtruar imagjinatën tuaj. Imagjinoni që nesër do të merrni qarkullimin e një viti të tërë -si do të shkallëzoni për atë? Ku do qëndronin zbrazëtirat dhe dobësitë tuaja, dhe si do të merreshit me to?
Një shembull është se shumë firma kanë mungesë të kapitalit punues i cili ju nevojitet për shkallëzim. Por kapitali punues, kapitali i gatshëm për shpenzimet ditore të një kompanie, është jetik për shkallëzimin. Rekrutimi mund të jetë i kushtueshëm, ashtu siq munden lokacionet më të mëdha, dhe më shumë stoqe dhe paga. Merrni një minutë dhe pyeteni veten nëse mund ta rrisni kapitalin për t’i financuar këto gjëra, apo nëse zgjerimi juaj do t’iu linte shpejt pa asnjë para të gatshme.
Aq sa është i rëndësishëm kapitali punues, prapë është një konsiderim mes shumë të tjerësh. Është poashtu e një rëndësie parësore që të keni një ekip të rriturish të qëndrueshëm para se të filloni shkallëzimin. Të pasurit e dy apo tre punëtorëve të konsoliduar bashkë me ju, të cilëve e dini se mund t’iu besoni plotësisht, mund të bëjë një dallim të madh kur është në pyetje shkallëzimi i suksesit tuaj.
Ideja kyçe 2
Rritja e fondeve në rritjen e kompanisë tuaj mund të jetë përparësi e jashtëzakonshme.
Nëse ndokush e di që shkallëzimi i biznesit tuaj kërkon një shumë të madhe para kesh, atëherë është Ben Rewell.Kur ai e lansoi për herë të parë Winebuyers, një dyqan online të verës, në vitin 2015, ai e bëri me një bugjet të vogël të vetëm 3,700funtave. Por kur erdhi koha për zgjerim, Rewelli nuk kërkoi ndonjë kredi bankare apo investim kapital ndërmarrjeje: në vend të kësaj ai zgjodhi të financojë në masë rritjen e kompanisë së tij.
Financimi shpesh përdoret për të rritur para për bamirësi, por ai është poashtu një opsion që bizneset e vogla të përpiqen të rrisin fonde. Në financim, një numeri madh investitorësh ofrojnë një firme kapitalin që i nevojitet për t’i shkëmbyer aksionet në një kompani, apo interesin në kredi, apo madje edhe zbritjen në produktet e firmës. Por a është kjo një ide e mirë?
Mesazhi kyç këtu është: Financimi në rritjen e kompanisë tuaj mund jetë përparësi e jashtëzakonshme.
Marrja e një kredie të madhe nga banka mund të jetë e vështirë për shumë biznese të mëdha-dhe madje edhe ato të cilat mund të marrin kredi tradicionale mund të kenë kujdes ngaj rreziqeve që vijnë me arritjen e një borgji të sasisë së madhe. Këtu vie në pyetje financimi.Në vend se të marrë një kredi, një kompani mund ta zvogëlojë borgjin e saj duke zgjedhur t’i shesë aksionet e palistuara, apo të ofrojë zbritje në të mirat që nuk kanë shkuar në prodhim akoma.
Por kjo nuk është përparësia e vetme që ofron financimi. Ai poashtu i prezanton kompanitë me mundësitë që të grumbullojnë publicitet dhe ekspozim.Kur kampanja e financimit të Ben Rewellit shkoi live, nuk ishte vetëm kapitali ajo që ai fitoi, ai ishte poashtu pranues i lumtur i shumë këshillave nga investitorët, shumë prej të cilëve ishin veteranë industrie.
Sikurse me shkallëzimin në përgjithësi, financimi kërkon një sasi të madhe përgaditjeje. Cilado firmë që mediton mbi kampanjën e financimit duhet të kalojë një kohë të gjatë duke u siguruar që është konsideruar çdo aspekt i planit të saj. Për shembull, nëse webfaqja e financimit do të përdorë një plan me reputacion?A ka krijuar firma një video për ta shoqëruar prezantimin e saj-edhe a është një plan emotive që ka gjasa ta marrë vëmendjen e investitorëve?
Për shkak se financimi është proces publik, edhe sukseset edhe dështimet janë gjithnjë të mundura. Por e vëni reputacionin e firmës tuaj në një vijë të tillë, përgaditja është kyçe.
Ideja kyçe 3
Shkallëzimi nuk duhet ta dëmtojë kulturën e kompanisë tuaj.
Shkallëzimi sjell shumë mundësi, duke përfshirë klientë më të mëdhenjë, projekte komplekse, dhe punëtorë të rinjë. Ai na sjell më afër botës së biznesit-dhe fitimeve më të larta.Por nuk është e tëra argëtim dhe lojëra. Shkallëzimi poashtu mund të përfshijë rreziqe domethënëse, shumica prej të cilave nuk janë financiare.
Një rrezik i tillë është kultura origjinale e një kompanie, e cila mund të rrezikohet me rritjen e saj, duke u zëvendësuar gradualisht me një kulturë toksike që i bën punëtorët të ndihen edhe të pamirëpritur edhe të nënvlerësuar. Këtu vijnë në pyetje dikush si Natalie Lewis, ponari i Shërbimeve të Burimeve Njerëzore Dynamic.
Si një këshilldhënës i BN, Lewisi kalon rreth gjysmën e kohës se saj duke punuar me biznese të vogla që janë rritur shumë shpejtë dhe e kanë humbur kulturën e kompanisë në shpejtimin e tyre në shkallëzim.
Mesazhi kyç këtu është: Shkallëzimi nuk duhet ta dëmtojë kulturën e kompanisë tuaj.
Pra si mundet biznesi juaj të mbahet me kulturën e tij të ngrohtë, mikëpritëse dhe entuziastë edhe duke u rritur? Egzistojnë disa gjëra kyçe që mund t’i mbani mend rreth kësaj.
E para është të mos punësoni në nguti. Në ngutjen e tyre tek shkallëzimi, shumë biznese e përjetojnë atë që Natalie Lewis e quan ‘’Fatkeqësitë shqetësuese të rekrutimit’’-punësimet e papërshtatshme të bëra në nxitje të momentin në përpjekje për ta mbushur pozitën e hapur urgjent.
Edhe rekrutimi edhe performanca e punëtorit mund të përmirësohet me bërjen e përshkrimeve të punës në mënyrë më të detajuar dhe më të saktë.Në atë mënyrë, punëtorët e dinë saktësisht çfarë kërkohet prej tyre që nga fillimi. Me punëtorët dhe menagjerët në të njëjtën anë rreth asaj se çfarë përfshin një rol, zhgënjimi dhe frustrimi kanë më pak gjasa të lindin.
Por mbajtja e një kulture përfshin më shumë sesa thjeshtë përshkrimet e punës. Një tjetër element kyç është mirënjohja. Lewisi rekomandon trajtimin e komunikimit me punëtorët tuaj sikurse me një balans banke-falenderimi dhe lavdërimi janë depozitet dhe Kritika është një lloj tërheqjeje. Sikurse me një llogari normale bankare, ju duhet të synoni të jeni në të gjelbertën.
Më në fund, merrni kohë për të hipur siç duhet punonjësit. Nëse dëshironi që punëtorët të gjejnë vlerë në punën e tyre, ju duhet t’i ndihmoni ata të identifikohen me misionin dhe objektivat kryesore të kompanisë. Marrja e kohës për ta bërë këtë kur ata i bashkohen për herë të parë firmës do të paguajë dividentë në afat të gjatë.
Ideja kyçe 4
Përshtateni marketingun tuaj drejt qenieve njerëzore të vërteta.
Kur jeni duke udhëhqur një biznes të vogël, marketingu zakonisht është mjaft i drejtëpërdrejtë. Në vend të strategjive të zhvilluara dhe kampanjave komplekse, shumica e firmave fillojnë me pak më shumë sesa një website dhe dy tri faqe në media sociale.
Por kur është në pyetje shkallëzimi, të gjitha ato ndryshojnë. Strategjitë e marketingut në të cilat jeni mbështetur në fillim nuk do ta lëvizin zgjerimin tuaj teksa rriteni-dhe krejt papritur, marketing duket të kërkojë shumë më shumë kohë, mund dhe mendim.
Cilatdo qofshin detajet e taktikave të marketingut tuaj, egzistojnë disa udhëzime kyçe që duhet t’i mbani në mendje teksa shkallëzoni.
Mesazhi kyç këtu është: Përshtateni marketingun tuaj për qeniet reale njerëzore.
David Meerman Scott, një autor prodhimtar dhe ekspert global në marketingun online, thotë se marketingu për shkallëzim gjithnjë duhet të fillojë me një person blerës. Para së gjithash, ju duhet ta kuptoni se kush janë konsumatorët tuaj, si duken jetët e tyre, dhe pse produkti juaj i tërheq ata. Ju duhet, në thelb, ta përmbledhni një biografi të shkurtër të konsumatorit tuaj tipik.
Kur të realizohet kjo, ju duhet të vendosni se si do ta arrini tregun tuaj target. Media sociale përdoret jashtëzakonisht shumë si armë për zgjedhjen e kampanjave të marketingut efektiv-pra mënyra e marketingut tuaj është po aq e rëndësishme sa mediumi.
Kanë kaluar ditët kur konsumatorët mjaftoheshin me mbushjen e formularëve të kontaktit sapo hapnin një webfaqe. Ditët e sotme, konsumatorët presin strategji marketingu më gjentile, më tërheqëse dhe më të personalizuara.
Pra, në vend që të përqendroheni në gjërat e brendshme dhe të jashtme të ofertave të produktit tuaj, përqendrohuni te vetë klientët. Si mund ta bëni jetën e tyre më të mirë apo më të lehtë? Cilat probleme të tyre mund të zgjidhni?
Ankorimi i produktit tuaj në jetën e klientëve të mundshëm, në vend të narrativës së vetë firmës suaj, e bën marketingun tuaj shumë më të prirur për të arritur në shtëpi – dhe rrit shumë gjasat që ai të gjenerojë si angazhimin e klientit ashtu edhe shitjet.
Ideja kyçe 5
Shisni ndershmërisht dhe me një ndjenjë të kuriozitetit të vërtetë.
Shitësit janë pjesë jetike e suksesit të çdo biznesi-por është e drejtë ta themi se në mendjen e publikut gjeneral, reputacioni i profesionit nuk është ideal.
E shihni, shumë njerëz mendojneë rreth shitjeve si një fushë e dominuar nga të folurit e këndshëm, sharmant, por por në fund të fundit shitësit e gjerave te vogla të pandershëm – dhe sipas Andrew Milbourn, një ekspert shitjesh dhe CEO i Kiss The Fish, ata nuk janë aq larg nga e vërteta.
Mailbourni thotë se në të kaluarën shitësit kanë qenë shpesh mashtruar dhe egoiste. Por ka ardhur koha që shitjet të riimagjinohen, dhe që shitësit të shquhen nga integriteti dhe të kuptuarit e tyre, sesa nga gjeturia dhe elokuenca e lëmueshme.
Mesazhi kyç këtu është: Shisni me ndershmëri dhe me një ndjenjë të kurreshtjes së vërtetë.
Në pulsimin e mëhershëm, mësuam për rëndësinë e ndërtimit të një personi blerës kur është në pyetje marketingu efikas-njësoj, Milbourni e thekson rëndësinë e shfaqjes së kuriozitetit konsumator në domenin e shitjeve.
Përderisa shumë shitës i bazojnë strategjitë e tyre mbi teoritë dhe protofolet e hartuara nga analistat e biznesit dhe stafi menagjerial, kurreshtja konsumatore na mëson të fillojmë më parë me konsumatorin. Në vend se t’i qasemi konsumatorëve me teknika të gatshme të shitjes, ju mund t’i lejoni të gjitha strategjitë e shitjeve tuaja të fillojnë nga nevojat reale të konsumatorëve tuaj.
Në fakt, Melbourni rekomandon që të gjithë pronarët e bizneseve të vogla duhet të arrijnë përvojë të d orës së parë duke u munduar tëi shesin vete produktet e firmës së tyre. Në atë mënyrë, derisa biznesi shkallëzon, pronari mund t’i ndajë njohuritë e tij me ekipin e shitjes së shitjeve, duke e dhënë njohurinë dhe këshillat që i ka arritur në ditët e para të kompanisë deri tek hyrja në bord e stafit të ri.
Bashkë me shfaqjen e kurreshtjes rreth konsumatorëve, Milbourni nuk bën kompromis rreth nevojës për ndershmëri në shitje-dhe jo vetëm në baza morale. Krahasuar me disa dekada më parë, këto ditë, konsumatorët janë mirë të informuar për të blerë prezentime të shitjeve më pak sesa të ndershme.
Nëse ata mendojnë se një shites është i interesuar vetëm në paratë e tyre, ata thjeshtë do ta çojnë biznesin e tyre diku tjetër. Në anën tjetër, nëse ata ndjejnë se një shitës është i ndershëm dhe i interesuar t’i ndihmojë ata, ata do të jenë të lumtur të bëjnë biznes me firmën përsëri e përsëri.
Ideja kyçe 6
Sigurohuni që kompania juaj ka staf të mirë dhe e organizuar drejtë.
Mike Lanfer, ndërmarrës serik, ka dëgjuar për të gjitha arsyetimet që kanë njerëzit kur firmat e tyre dështojnë të shkallëzohen. Disa thonë se tregu ishte shumë konkurent. Të tjerët thonë se kanë vuajtur një fat të keq.Dhe disa të tjerë madje thonë se ata nuk kanë dashur të rriten në radhë të parë.
Në sytë e Landerit, e tërë kjo është dëshmi e diçkaje që ai tashmë e dinte-që të arrish sukses në botën e biznesit mund të jetë e vështirë. Në fund të fundit, sikur të ishte e lehtë, gjithkush do të bëhej i pasur. Por Lander shpenzoi mjaft kohë për të ndërtuar biznese për të marrë disa pjesë urtësie-disa njohuri kyçe që mund ta bëjnë rrugëtimin e vështirë të fitimit të parë një milion funtësh më pak të lodhshëm.
Mesazhi kyç këtu është:Sigurohuni që kompania juaj të ketë një staf të mirë dhe të organizuar drejtë.
Shumica e ndërmarrësve i fillojnë bizneset me njerëzit që tashmë i njohin. Kjo është e natyrshme, dhe në disa mënyra, ka kuptim. Çdo ndërmarrës ka nevojë të rrethohet nga disa njerëz në të cilët mund të mbështeten plotësisht. Dhe kush tjetër më mirë sesa dikush që e keni njohur me vite?
Epo, ndonjëherë është më mirë ta kemi dikë që e di saktësisht se çfarë po bën.Me shkallëzimin e një biznesi, është me rëndësi që ta forconi ekipin tuaj bazë duke i shtuar atij ekspertë, jo vetëm miq, familje apo kolegë të mëhershëm të besueshëm.
Një tjetër fjalë e urtë e Mike është se ndërmarrësist kanë nevojë të punojnë mbi, jo në biznes.Me fjalë të tjera, për ta shkallëzuar firmën tuaj, ju duhet të shkëputeni nga të marrurit me problemet e përditshme deri diku, në mënyrë që të fokusoheni në firmë më gjerësisht.Në vend se të fokusoheni në problemet e vogla, sikur ndonjë projekt i vetëm apo ndonjë konsumator i veqantë, shkallëzimi kërkon që liderët të bëjnë një hap pas për ta formësuar firmën në nivel strukturor.
Pra si duket kjo në praktikë? Epo, një shembull është të siguroheni që dizajni organizativ i firmës tuaj është i shkallëzueshëm. A egzistojnë linja të komunikimit dhe llogaridhënies në kompaninë tuaj? A e dini saktësisht kush është përgjegjës për çfarë? Dhe a do ta dini akoma se nëse firma juaj zgjerohet në rajone të reja, ose merr punonjës të rinj, ose lëshon një produkt të ri?
Të bësh një milion fitim nuk është kurrë e lehtë. Por rritja dhe afrimi i kësaj shifre do të jetë shumë më pak i mundimshëm nëse sjellni punonjës me ekspertizë dhe punoni në, dhe jo vetëm në, biznesin.
Përmbledhja finale
Mesazhi kyç në këto pulsime është se:
Shkallëzimi i biznesit tuaj shfaq sfida po aq sa shfaq mundësi, prandaj është me rendësi t’i bëni gjërat drejtë. Gjëja më e rëndësishme që duhet mbajtur në mend është se shkallëzimi duhet gjithnjë të përgaditet, deri në detajin e fundit.Nga linjat e llogaridhënies deri tek problemet e kapitalit punues, asgjë nuk duhet të improvizohet. Dhe qoftë nëse jeni duke u marrë me shitje, marketing, apo madje me kulturë të kompanisë tuaj, asnjëherë mos e hiqni syve faktin se po ndërveproni me qenie njerëzore reale. Çdo strategji që zbatoni duhet të lidhet me jetët dhe nevojat e konsumatorëve dhe punëtorëve tuaj.
Keni komente?
Ne sigurisht se do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me ‘’Shkallëzimi për sukses’’, si temë dhe ndani mendimet tuaja!