9.7 C
Pristina
spot_img

Shoferët ankohen: Pse 97 për qind e veturave të reja nuk kanë një gomë rezervë?

Date:

Share:

Një sondazh me 12,000 anëtarë të një klubi automobilistik britanik zbuloi se shumica e shoferëve duan një gomë rezervë në veturën e tyre të re.

82 për qind e tyre preferojnë të zgjedhin një gomë rezervë në vend të një komplete riparimi dhe më shumë se një e treta e të anketuarve nuk ndihen rehat duke përdorur atë komplet që ata pretendojnë se shpesh as nuk funksionon, shkruan Dailymail.

Shumica dërrmuese e veturave të reja në pajisjet standarde nuk kanë më një gomë rezervë. Sipas hulumtimit të organizatës britanike RAC, nga 313 vetura të reja (20 marka të ndryshme) në Britaninë e Madhe, vetëm tetë prej tyre (2.6 për qind) kishin një gomë rezervë.

Ndër veturat e analizuara, tetë modelet që kishin një gomë rezervë serike janë: Fiat Tipo, Ford Focus, Hyundai Santa Fe, Land Rover Defender, Seat Ateca, Suzuki Across, Volvo XC90 dhe Toyota Land Cruiser.

Vitin e kaluar, RAC mori pothuajse 200,000 telefonata nga shoferë të cilët kishin një gomë të fikur dhe pa rezervë. Kjo paraqet një rritje prej 165,000 ndërhyrje të tilla krahasuar me vitin 2018.

Pse prodhuesit e veturave ndaluan së ofruari goma rezervë?

Shumë prodhues nuk i ofrojnë më ato si standarde për të ulur peshën e veturave të tyre deri në 20 kilogramë.

Përveçse i bën automjetet më efikase për sa i përket konsumit të karburantit, kjo praktikë i ndihmon edhe prodhuesit e veturave të përmbushin ligje më të rrepta për emetimet.

/Motilokal.com

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img