Shoqata e Bankave të Kosovës në partneritet me Deutsche Sparkassenstiftung für internationale Kooperation në Kosovë (Sparkassenstiftung) kanë nisur Fushatën “Fuqizimi i Financave” si një hap inovator dhe i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Duke bashkuar ekspertizën dhe burimet e tyre, të dyja organizatat synojnë të nxisin përfshirjen financiare dhe fuqizimin ekonomik për individë dhe komunitete në të gjithë Kosovën.
Duke u mbështetur në besimin se qasja në shërbimet financiare është një e drejtë themelore e njeriut, kjo fushatë synon të thyejë pengesat, të tejkalojë pabarazitë dhe të fuqizojë individët dhe grupet e margjinalizuara të marrin kontrollin mbi të ardhmen e tyre përmes edukimit të duhur financiar.
Fushata “Fuqizimi i Financave” është një nismë gjithëpërfshirëse dhe e shumëanshme, e cila synon të veprojë si një katalizator për ndryshime pozitive duke rritur jo vetëm ndërgjegjësimin për edukimin financiar, por edhe duke angazhuar aktivisht publikun në një rrugëtim transformues drejt fuqizimit të ekonomisë me theks të veçantë në edukimin financiar. Pra, përmes zbatimit të këtyre nismave dhe koordinimit të ngushtë, ne synojmë të fuqizojmë individët dhe komunitetet me njohuritë dhe burimet që u nevojiten për të marrë vendime të duhura financiare dhe si rrjedhojë për të kontribuar në rritjen ekonomike te Kosovës.
Fushata do te shtrihet në një periudhe kohore tre mujore, përgjatë të cilës jane planifikuar një gamë e gjerë aktivitetesh me karakteristika të ndryshme. Ndërgjegjësimi financiar mbetet shtylla kryesore e saj, e cila do të materializohet nëpërmjet burimeve informuese, trajnimeve, punëtorive dhe seminareve te planifikuara per t’i ardhur sa me pranë qytetarëve në zhvillimin e aftësitë të tyre financiare e për t’i angazhuar ata në dialogun e hapur rreth çështjeve financiare si një mjet kyç për fuqizimin ekonomik.
Z. Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës u shpreh:
“Kemi filluar këtë fushatë të rëndësishme në partneritet me “Sparkassenstiftung” për të rritur edukimin financiar. Besojmë se qytetarët e informuar financiarisht janë një burim i fuqishëm për vendin tonë. Fushata do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi financiar më të fuqishëm dhe të mirë-informuar në Kosovë. Për ne është privilegj qe te bashkepunojme me një organizatë si Sparkassenstiftung qe ka mision primar edukimin financiar e qe eshte edhe per ne si Shoqate e Bankave te Kosoves nje mision parësor i angazhimeve tona.
Përfaqësuesja në Kosovë, Zj. Anja Deinzer, Kordinatore Rajonale e “Sparkassenstiftung” për Europën Juglindore shtoi: “Në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës, jemi të vendosur të vijojmë me fuqizimin e individëve dhe komuniteteve me njohuritë dhe burimet e nevojshme për të kuptuar kompleksitetet e botës financiare. Ndërveprimi, ushtrimet praktike dhe motivimi për të qenë pjesë e aktiviteteve të kësaj fushate do të përkthehen në rritje të edukimit
financiar e të vendimarrjeve të zgjuara në përdorimin e burimeve financiare. Ne jemi të sigurtë se kjo fushatë do te ketë impakt pozitiv të ndjeshëm në komunitetin e Kosovës.”
Fushata “Fuqizimi i Financave” është një hap i rëndësishëm drejt ndryshimit pozitiv, e cila nëpërmjet ekspertizës globale dhe vendore kërkon të rrisë edukimin financiar të qytetarevë dhe të nxis fuqizmin ekonomik të Kosovës.