10.1 C
Pristina
spot_img

Shpallet fituesi i tenderit për dhënien e shërbimeve të informimit nga ZKM-ja për fushatën e liberalizimit të vizave

Date:

Share:

Është shpallur fituesi i tenderit i cili pritet të ofrojë shërbime të informimit për fushatën e liberalizimit të vizave, për nevojat e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), vlera e këtij tenderi është 139,200 euro.

Kompania fituese e kësaj kontrate është AMC Corporation, me adresë në Prishtinë.

Ka qene vetëm një, numri i tenderëve të pranuar gjatë aplikimit, i cili ka qenë i hapur deri në fund të muajit gusht, ndërsa data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës është 15 shtatori.

Dosja e tenderit thotë se qëllimi i kësaj kontrate është që të ofroj shërbime për fushata ta ndryshme informuese për vet nevojat e ZKM-së.

“Qëllimi i kontratës publike kornizë është që të përcaktohen kushtet për shërbime të informimit publik për nevojat e ZKM-së. Shërbimet përmbajnë fushata të ndryshme informuese, reklama televizive, shërbime nëpër portale online, shtyp, etj.”, thuhet në dosjen e tenderit.

Lloji i procedurës në këtë tender ka qenë i hapur, por se ka pasur kufizime në numrin e operatorëve që janë ftuar për tenderim.

“Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të ri-ekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit”, theksohej në dosjen e ftesës për tenderim.

Me anë të kësaj kontrate do të ofrohen 19 lloje të shërbimeve. Kohëzgjatja e kontratës për kryerjen e këtyre shërbimeve është 24 muaj.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img