17.7 C
Pristina
spot_img

Shpenzimet e turistëve në Shqiperi, mbi 1.5 miliardë euro, rekord në gjysmën e parë të vitit

Date:

Share:

Turistët që vizituan Shqipërinë në harkun e muajve prill-qershor shpenzuan 930 milionë euro. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë të ardhurat nga turizmi në tremujorin e dytë të këtij viti janë më të lartat e shënuara ndonjëherë.

“Të ardhurat kryesore janë gjeneruar në vijën bregdetare dhe kjo nuk ka diskutim, por e veçanta këtë vit është edhe shifra prej rreth 500 mijë turistësh të huaj që zgjodhën agroturizmin ku edhe aty kanë shpenzuar shifra të konsiderueshme”, tha Flora Xhamani Baba, eksperte e turizmit.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se në gjysmën e parë të vitit, turistët kanë shpenzuar në vend mbi 1.5 miliardë euro. Kjo shifër është më e lartë se ajo e shënuar gjatë 2022-shit dhe gati 2-fish më shumë se 2019.

Megjithatë për ekspertë të turizmit, shifrat janë ende larg asaj që mund të arrijmë.

“Mali i Zi ka 1/3 e vijës sonë bregdetare dhe përfiton 2-fish më shumë të ardhura. Gabuam me promocionet e ofertës së lirë. Duhet të tërheqim turistin elitar”, shtoi Baba.

Në harkun e muajve janar-qershor në vend hynë gati 3.4 milionë të huaj, nga rreth 2.5 milionë në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img