Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Përmbledhje Libri
Shtatë shprehitë e njerëzve jashtëzakonisht efektivë
7 zakonet e njerëzve të suksesshëm
Hyrje
Çfarë ka këtu për mua? Një vështrim i ngjeshur i një libri klasik të vetëzhvillimit.
Një zyrë e vogël. Një familje e ngrohtë. Një ndjenjë e thellë e arritjes personale. Të gjithë ne kemi ëndërra të cilat i synojmë ti arrijmë. Por edhe më të mirët nga ne ndonjëherë mund të ndihen sikur synimet tona i tejkalojnë mundësitë. Sikur vetëm të kishte një mënyrë për të trokitur në potencialin tonë të fshehur!
Epo siç duket, ka një mënyrë si ta bëjmë këtë. Për të dhënë më të mirën nga vetja dhe në jetë, ti duhet thjeshtë ti zhvillosh shprehitë e duhura. Në këto pulsime do të të shëtisim në disa ide udhëzuese të një nga librat më me ndikim të vetëzhvillimit të të gjitha kohërave: Shtatë shprehitë e njerëzve jashtëzakonisht efektive, nga Stephen Covey.
Ka qenë një nga librat më të shitur për dekada të tëra, dhe është poashtu titulli më i njohur në librarinë Blinkist. Dhe për këtë, ka një arsye shumë të mirë. Në këtë pulsim, do të ndajmë disa shembuj këshillash dhe udhëzimesh të qarta që do të të ndihmojnë ta marrësh në dorë përditshmërinë tënde, dhe të kultivosh një mënyrë jetese që do të të çojë në sukses.
Idea kyçe 1
Në mënyrë që te kesh sukses, duhet të kultivosh shprehi që përputhen me parimet e mira.
Paramendo sikur je duke vizituar një qytet të huaj për herë të parë. Rrugët janë të panjohura, dhe shenjat janë në një gjuhë që nuk e kupton. Si do të orientoheshe? Dhe si do ta gjeje cakun tënd?
Nëse e pyet një të huaj në rrugë, mund të marrësh ndonjë këshille si ‘’Kthehu djathtas!’’ ose ‘’Merre këtë autobus!’’ Dhe sigurisht- këto mund të të ndihmojnë për një kohë të shkurtë. Por në ndërkohë, do të humbasësh përsëri. Një strategji më efikase do të ishte ta gjesh një hartë, apo jo? Me një fotografi të qartë të botës rreth vetes, mund ta gjesh rrugën tënde- përsëri e përsëri.
E njejta gjë është edhe me orientimin në jetë. Përderisa disa veprime të vogla mund të jenë të dobishme, është poashtu shumë me vlerë që të përfitosh disa parime udhëzuese të sakta dhe ta bësh shprehi pasimin e tyre.
Kur Stephen Covey shikoi pas në 200 vjetët e këshillave të vetëzhvillimit, ai vëzhgoi një model interesant. Ai kuptoi se shumica e këshillave që jepen, përcjellen nga një ose dy pikëpamje. E para është Etika e Personalitetit. Kjo pikëpamje thotë se suksesi vie nga të mësuarit e një serie truqesh dhe teknikash. Pra nëse flet në mënyre të duhur ose I bën detyrat e duhura, do ti arrish qëllimet e tua. Kjo është këshille tërheqëse- por shpesh dërgon në ndryshime sipërfaqësore që nuk bëjnë ndonjë ndryshim thelbësor.
Pikëpamja e dytë është ndryshe. Bazohet në Etikën e Karakterit. Kjo qasje thotë se ka parime përfundi suksesit. Këto parime nuk janë të veçanta për ndonjë situatë. Ato janë të vërteta botërore të thella, të pandryshueshme. Nëse e përputhim karakterin tonë të brendshëm me këto rregulla, do të arrijmë rezultate jetëgjata.
Pra si fuknsionon kjo pikëpamje në praktikë? Epo, të themi se ti dëshiron një martesë më të lumtur.
Etika e Personaliteti do të të thotë të përvetësosh një stil të ri të komunikimit, apo të marrësh një pushim të caktuar. Në të kundërtën, Etika e Karakterit të inkurajon të punosh me vetëveten. Thotë që duhet të bëhesh lloji i personit që ka martesë të mirë duke kultivuar një karakter bazuar në parime si drejtësia, empatia dhe besimi.
Natyrisht, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Nëse dëshiron të zhvillosh një karakter të brendshëm bazuar në parime të mira, atëherë ti duhet ta ndryshosh mënyrën se si e përcepton dhe i qasesh botës rreth teje. Thënë shkurt, bërja e ndryshimeve duke u bazuar në pikëpamjen e karakterit, kërkon nga ti që të kultivosh shprehi të mira.
Në pulsimet e mëposhtme, do të të marrim nga këto shprehi, të gjitha një nga një.
Idea kyçe 2.
Merr kontroll proaktiv në mënyrën se si i përgjigjesh botës rreth teje.
Ja një pyetje të thjeshtë që ka trazuar shumë shkenctarë, filozofë dhe njerëz të rëndomtë me mileniume të tëra: Çfarë të bën të lumtur?
Disa thonë se e gjitha është gjenetikë-se zhvillimi njerëzor dhe AND-ja jonë e diktojnë jetën tonë. Disa bëjnë me gisht kah prindërit. Ata thonë se gjithçka varet nga ata që na kanë rritur, dhe si jemi rritur. Të tjerët këmbëngulin se ambienti jonë dhe situatat kanë ndikim madhor.
E vërteta është se asnjëra nga këto përgjigje nuk është e mjaftueshme. Të gjitha janë shumë përcaktuese-që domethënë, ato thonë se jetët tona janë në mëshirë të ndikimit të jashtëm.
Por njerëzit me efikasitet të lartë e kanë shprehi qasjen ndaj botës në mënyrë ndryshe. Ata e kuptojnë se përderisa nuk mund të kontrollojmë gjithçka, ne mund ta kontrollojmë veten, gjë që na sjell ne tek shprehia e parë.
Një nga dallimet thelbësore në mes të njerëzve dhe kafshëve tjera është aftësia jonë për vetëdije. Kafshët janë shumë të varura nga ngacmuesit e jashtëm. Kur ato hasin në diçka në botë, ato përgjithësisht reagojnë në mënyrë të paraprogramuar. Në të kundërtën, njerëzit mund të pushojnë, të reflektojnë dhe të zgjedhin se si të përgjigjen.
Kur je proaktiv, e ke lirinë të zgjedhësh si të merresh me botën rreth teje dhe me mundësinë që ta përcaktosh vetë fatin tënd. Për shembull, mund ta lësh një shi të caktuar të ti prish planet e tua të piknikut. Ose në mënyrë proaktive të fokusohesh në gjërat pozitive. Në vend se të ankohesh për motin, mund ta orientosh energjinë tënde drejt kënaqjes me shokët, përkunder stuhisë.
Kjo funksionon edhe në situatat më të tmerrshme. Merre për shembull, psikologun e famshëm Viktor Franklin. Ai e kaloi Luftën e Dytë Botërore i mbyllur në kampin e përqendrimit. Derisa abuzuesit i përcaktuan të gjitha kushtet e tij të jashtme, ai e kuptoi se ende ishte përgjegjës për përgjigjet e tij.
Në vend se ta humb shpresën, ai e kaloi çdo ditë duke paramenduar një të ardhme më të mirë në të cilën do të ishte në gjendje ti mësojë studentët si ta mbijetojnë tmerrin. Kjo përgjigje proaktive i dha atij forcë për të vazhduar tutje dhe e ushqei karrierën e tij të mëvonshme si një edukator.
Me praktikë, edhe ti mund ta zhvillosh fuqinë e formësimit aktiv të përgjigjeve tua në çdo vështirësi që të vjen. Kur has ndonjë pengesë në punë apo në jetën tënde personale, merr kohë shtesë për ta konsideruar drejtimin e veprimit tënd. Mos u dorëzo në instiktet e tua të menjëhershme. Në vend të kësaj, ndalu, rishikoi rrënjet e shkakut të problemit, dhe pastaj fokusoje energjinë tënde në atë që mund të bësh aktualisht për të bërë një ndikim pozitiv.
Ideja kyçe 3
Filloje çdo detyrë me një rezultat të dëshiruar.
Le të fillojmë me një ushtrim mendor fatal: Paramendoje veten tri vite më tutje në të ardhmen, dhe fatkeqësisht, ti ke vdekur. Po, është një tragjedi. Por tani, të gjithë shokët, familja dhe kolegët janë mbledhur për funeralin tënd. Çdo person me radhë hip në podium dhe jep një eulogji. Çfarë do të doje të thonin ata për ty?
Sigurisht, kjo është gjë e vështirë për ta menduar, por është poashtu udhëzuese. Papritur, të gjitha detajet e jetës së përditshme janë zhdukur, dhe të gjitha përparësite e tua kanë ardhur në pah. Tani je duke menduar për lidhjet e tua, arritjet, dhe botën që dëshiron ta lësh pas.
Siç ky eksperiment i zymtë tregon, marrja parasysh e rezultatit tënd përfundimtar është një aspekt qenësor për organizimin e jetës tënde. Kjo është arsyeja pse njerëzit me efikasitet të lartë e bëjnë shprehi të menduarit e gjërave në tërësi-gjë e cila na dërgon tek shprehia e dytë: fillo çdo detyrë me një rezultat të dëshiruar.
Saherë që bën një veprim, qoftë ai i madh apo i vogël, ti je në fakt duke e bërë atë dy herë. E sheh, para se ta marrësh fizikisht një process, duhet ta paramendosh atë duke sjellur në mendje një plan. Këto plane mund të jenë të shpejta dhe shkakore, sikurse lista mendore e punëve tua të shtëpisë, apo e dendur dhe e detajizuar, sikurse një plan biznesi I strukturuar mirë.
Sidoçoftë, është e rëndësishme të mendosh për të ardhmen, ngaqë të ndihmon ta orientosh të tashmen. Mendo për ndërtimin e shtëpisë tënde të ëndërrave. Para se ta planifikosh shtëpinë, apo tia vendosësh asaj çatinë, është mirë ta kesh një plan projekt fillestar. Në fund të fundit, pa një fotografi të qartë të asaj që po ndërton, procesi i ndërtimit do të jetë një katastrofë kaotike. Do të bësh gabime të kushtueshme, do humbasësh materiale të vlefshme, dhe me gjasë do jesh i palumtur me rezultatin.
Është shumë e lehtë ta aplikosh këtë parim në projektet e tua jetëshkurtëra. Për shembull, në sferën profesionale, është e udhës ti prish përpara me punë afatit javor para kohe, dhe të kesh qëllime të qarta që do të doje ti arrijë nga fundi I çdo qereku.
Sidoçoftë, dobitë e vërteta të kësaj shprehie do të vijnë kur të planifikosh për më gjatë. Për ta bërë këtë gjë, paramendoje jetën që e dëshiron duke mbaruar thënie personale qëllimore. Bëje një reflektim serioz dhe shkruaj se çka vërtet dëshiron të arrish, me çfarë vlerash dëshiron të jetosh, dhe si e sheh ti suksesin e vërtetë. Përdore këtë dokument për ta matur progresin tënd dhe shihe atë si një udhëzues për të të ndihmuar të marrësh vendime. Kur e ke cakun tënd të dëshiruar qartë, është shumë më e lehtë të qëndrosh në rrugën e drejtë.
Ideja kyçe 4
Vendosi gjërat më të rëndësishme të parat.
Është ora 9 në mëngjes dhe je në zyrë. Telefoni po cingërron, printeri është bllokuar, ke për ta shkruar një raport dhe një projekt për ta skicuar. Dhe poashtu-shefi yt po troket në derë, duke pritur të flasë me ty.
Me çfarë merresh më së pari?
Edhe kur e di cilat janë qëllimet e tua, është e vështirë ta dish cilët hapa ti bësh, dhe kur. Për këtë të ndihmon shprehia e tretë: Vendosi të parat gjërat më të rëndësishme. Ose thënë më mirë: jepju përparësi gjërave varësisht nga urgjenca dhe rëndësia e tyre.
Të shohim si mund ta bëjmë këtë. Ka shumë qasje ndaj menagjimit të kohës. Disa i parapëlqejnë listat; të tjerët thonë se duhet t’ju vësh afate detyrave paraprakisht. Por fshehtësia e vërtetë në punën efikase është organizimi I mundit tënd nga përparësia-dhe për këtë mund ta përdorësh formën e menagjimit të kohës.
Forma e menagjimit të kohës është një rrjet kordinativ ku i rendit të gjitha detyrat e tua në bazë të dy niveleve: urgjencës dhe rendësisë. Për ta krijuar një të tillë, mere një copë letër, dhe vizato dy rrjeta me katër kuti. Kutia lartë në të majtë është Kuadranti 1: kjo është për detyrat urgjente dhe të rëndësishme, sikur kriza e papritur që nuk mund të injorohet. Kutia lartë në të djathtë është Kuadranti 2: këtu vendosen detyrat që janë me rëndësi por që nuk janë urgjente-mendo këtu për projektet afatgjate sikurse ndërtimin e raporteve mes klientëve. Kuadranti i 3-të është poshtë në të majtë: ky është për detyrat që janë urgjente por që nuk janë kryesore, sikurse përgjigja e telefonit. Dhe në fund, Kuadranti 4 është poshtë në të djathtë: ky është për çdo gjë që nuk është as urgjente, as e rëndësishme, sikurse loja me diamante.
Sapo ti kesh ndarë të gjitha detyrat e tua në këtë mënyrë, është më lehtë të shikosh ku duhet ti përqendrosh përpjekjet e tua. Përderisa elementet në Kuadrantin 1 janë me rëndësi, punët në Kuadrantin 2 janë ato që meritojnë vëmendje të veçantë. Këto janë shpesh më të neglizhuarat sepse nuk duket sikur janë urgjente. Sidoçoftë, ato prapë janë të rëndësishme, dhe shpesh vijnë me përfitimet më të mëdha të efikasitetit. Nëse i trajton me kohë, do të parandalosh shfaqjen e elementeve të reja në Kuadrantin 1.
Natyrisht, askush nuk mund të bëjë çdo gjë vetëm. Ndonjëherë ti vësh përparësitë në rregull, kërkon nga ti ti delegosh elementet që nuk kanë nevojë që ta vësh dorën tënde mbi to. Vetëm sigurohu që të mos menagjosh minimalisht. Mos cakto detyra; në vend të kesaj, kërko rezultate të sakta. Në fund të fundit, kur është në pyetje efikasiteti, rezultati është ai që ka më së shumëti rëndësi.
Ideja kyçe 5
Gjithmonë kërkoje një zgjidhje fituese.
Mendo sikur je në një kampionat loje futbolli. Është gara e fundit e stinës. Aty mund të ketë vetëm një fitues dhe një humbës. Njëri ekip e merr në shtëpi trofenë; tjetri shkon në shtëpi duarbosh, pavarësisht sa mirë ka luajtur.
Fatmirësisht, jo të gjitha fushat e jetës janë të tilla-ku një ekip duhet të triumfojë dhe tjetri të humb. Në fakt, nëse e përdor mendimin bashkëpunues, shumica e situatave mund të jenë të dobishme në të dyja anët. Kjo është arsyeja pse njerëzit efikasë e përdorin shprehinë e katërt: sigurohu që të gjithë të kenë një rezultat pozitiv.
Gjatë jetës, ne i strukturojmë lidhjet tona duke përdorur pikëpamje të caktuara që e formësojnë mënyrën se si ndërveprojmë. Për shumë njerëz, pikëpamja dominuese është fito-humb. Kjo nënkupton se çdo shkëmbim, qoftë personal, biznesor apo tjetër, është si një garë, në te cilën ta marrësh atë që do nënkupton se palët tjera nuk mund ta marrin atë që duan.
Përderisa kjo pikëpamje është e dobishme në disa kontekste, ajo poashtu është shkatërruese në disa të tjera. E bën gjithçka sikur garë, duke i kthyer partnerët potencialë në kundërshtarë. Kjo ngjall mosbesim dhe mungesë harmonie-dhe në ndërkohë, I bën të dy palët humbës. Për shembull, paramendoje një ekip të shitjeve në të cilin, vetëm personi me performancën më të lartë merr bonus. Të tjerët nuk marrin asgjë. Kjo është një marrëveshje fito-humb që stimulon çdo lojtar të brengoset vetëm për veten. Njerëzit që ndihen kështu, mund të fshehin ndonjë sulm, ose më keq sabotim në mes njëri tjetrit. Rezultati? Më pak shitje të përgjithshme.
Zgjidhja e kësaj është pikëpamja fito-fito. Ky botëkuptim e shkel garën në favor të bashkëpunimit. Kërkon rezultate që ju bëjnë dobi të gjithë njerëzve të përfshirë. Për ekipin e shitjeve, kjo do të mund të nënkuptonte dhënien e bonuseve vetëm kur të gjithë i arrijnë qëllimet individuale të shitjes. Në atë mënyrë, fitimi i një shitësi është poashtu një fitim për të gjithë të tjerët. Kjo marrëveshje fito-fito inkurajon komunikimin dhe punën në grup, dhe do të rezultojë në më shumë shitje dhe punëtorë më të lumtur në përgjithësi.
Cila është mënyra më e mirë për tu siguruar se je çdoherë duke kërkuar për zgjidhjen fito-fito? Përvetësoje një mendësi të bollëkut. Kjo mendësi nuk i sheh gjërat e mira si suksesi, gëzimi, përmbushja, apo edhe fitimet si komoditete të rralla. Në vend të saj, e di që ka mjaftueshëm për të gjithë. Kur e kupton se gjithnjë ka më shumë, është më e lehtë të kërkosh për mënyrat e bashkëpunimit për ta arritur atë.
Me një mendësi fito-fito, fitoret tua më të mëdha vijnë kur e sheh se ju të gjithë po luani në të njëjtin ekip.
Ideja kyçe 6
Ndërto raporte më të forta me të tjerët duke i kuptuar ata.
Fjalët janë të turbullta ngase je çdoherë duke vështruar ngultas, dhe nuk mund ta dallosh shokun nga largësia e dhjetë hapave. Është koha ta vizitosh mjekun e syve. Tani e di sesi shkojnë këto gjëra. I lexon shkronjat në një tabelë derisa mjeku i ndërron lentet e ndryshme. Në ndërkohë, i gjen lentat e duhura që bëjnë për ty.
Por çfarë nëse mjeku ka përdorur një qasje ndryshe? Çfarë nëse në vend se ti testojë sytë e tu, ajo thjesht ti jep syzet e saj, duke thënë ‘’Këto kanë bërë për mua’’, dhe e lë me aq? Epo, pamja jote do të ishte prapë e turbullt, dhe ti me siguri do të gjeje një mjek të ri të syve.
Është e pakuptimtë, por kur është në pyetje komunikimi, shumë njerëz veprojnë sikur ai mjek. Ata ofrojnë zgjidhje para se ta kuptojnë problemin. Njerëzit me efikasitet të lartë marin tjetër qasje, me shprehinë e pestë: ata dëgjojnë para se të flasin.
Komunikimi i mirë është zemra e çdo raporti domethënës. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve i mprehin vetëm aftësitë e tyre të të folurit-pra ata kërkojnë të kuptohen. Sidoçofte, kjo është vetëm gjysma e fotografisë. Për të kultivuar me të vërtetë raporte personale, ti duhet të kuptosh. Dhe ta kuptosh dikë me të vërtetë, ti duhet të mësosh të dëgjosh.
Natyrisht, të dëgjuarit është më shumë sesa kaq. Nënkupton ti kapësh mendimet dhe ndjenjat e tjetrit në një nivel më të kuptueshëm. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë gjë është duke praktikuar dëgjimin empatik. Kjo formë e dëgjimit kërkon që ti të depërtosh në kornizën referuese të dikujt edhe intelektualisht edhe emocionalisht. Nnkupton ti degëjosh fjalët e personit, por gjithashtu ti zbulosh ndjenjat e thella që fshihen pas tyre.
Një mënyrë për ta bërë këtë është ta lësh peng ofrimin e këshillës derisa ta kuptosh qartë çfarë po mundohet të të thotë tjetri. Kështu, në vend se ti përgjigjesh një anekdote me një tregim tëndin, mundohu ta identifikosh ndjenjën që personi tjetër po mundohet ta përcjellë. Ky quhet ‘’reflektim’’ dhe mund të jetë aq i thjeshtë sa të thuash, kjo duket frustruese, ose mendon se kjo është e rëndësishme. Kjo e mban bisedën të përqendruar tek personi që do ta kuptosh.
Por kjo nuk është vetëm një truk ose mënyrë e tërthortë. Për të pasur dëgjim empatik në punë ti duhet të kesh interesim të sinqertë për njerëzit e tjerë. Kjo merr kohë, mund, dhe praktikë për ta bërë atë si duhet. Por nëse e provon, njerëzit do ta kuptojnë dhe do ta vlerësojnë vëmendjen tënde. Në fakt, ata do të përgjigjen me empati dhe respekt të vetin. Me kohë, raportet tua do të bëhen më të hapura, më të kënaqshme, dhe më kuptimplota.
Ideja kyçe 7
Krijo sinergji të fuqishme duke nxitur shkëmbim të hapur të ideve.
Le të ecim përmes pyllit të shiut. Është I mbushur me jetë dhe bukuri. Çfarë e bën këtë vend të gjallë dhe të bukur? A e bëjnë zogjtë në lisa? Milingonat mbi tokë? Ndoshta është drita e diellit që depërton përmes kupës qiellore? Nuk mund të themi se vjen vetëm nga një element. Këto gjëra janë në të vërtetë të ndërlidhura mes vete. Është rrjeta e ndërveprimeve komplekse e jetës që lejon këto ekosisteme të shfaqen dhe të lulëzojnë.
Në natyrë dhe në raportet njerëzore, tërësia është shpesh më e madhe sesa përmbajtja e pjesëve të saj. Këtë fenomen e quajmë sinergji, dhe njerzit me efikasitet të lartë janë gjithnjë të hapur ndaj shpalosjes se këtij potenciali dhe zbatimit të shprehisë së gjashtë: krijimit të sinergjisë së fuqishme duke nxitur shkëmbim të hapur të ideve.
Sinergjia mund të jetë vështirë e përkufizueshme, por thënë më së miri, sinergjia është ajo forca kreative që shfaqet kur njerëz të ndryshëm arrijnë të kenë harmoni së bashku. E sheh, çdo person është ndryshe, dhe çdo individ vie me një varg forcash dhe dobësish. Kështuqë, kur grupi punon bashkë, ata mund ti fuqizojnë cilësitë pozitive të njëri tjetrit përderisa janë duke i zbutur cilësitë e tyre negative. Në fund, një tërësi më e mirë vie në jetë.
Kjo mund të ndodhë pothuajse në çdo kontekst. Për shembull, paramendoje një klasë në të cilën studentët inkurajohen për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide lirshëm. Çfarë do të ndodhë aty? Epo, disa studentë do të pyesin pyetje provokuese, të tjerët do të japin përgjigje informuese, dhe të tjerët do ta ngrisin diskutimin me njohuri private personale. Në fund, mund të devijosh nga plani mësimor, mirëpo të gjithë do të kenë mësuar diçka më shumë.
Mënyra për të inkurajuar energji sinergjike është të krijosh një ambient në të cilin çdokush ndihet i sigurtë dhe i respektuar. Kjo kërkon të praktikosh shprehitë e tjera si mendësinë fito-fito dhe dëgjimin empatik. Kur këto shprehi vihen në funksion, njerëzit do të kenë më shumë gjasa ti ndajnë idetë e tyre, të ndërtojnë në kontributet e njëri tjetrit, dhe ti vlerësojnë aftësitë e ndryshme tek të tjerët.
Kjo funksioni për Dejdiv Lilienthal. Kur ai e udhëhoqi komisionin e Energjisë Atomike në Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore, ai bashkoi një grup njerëzish shumë të aftësuar. Por prapë, çdo ekspert e kishte mendimin e tij të fortë që ndonjëherë përplasej me mendimet e të tjerëve. Kështuqë, Lilienthali caktoi disa javë të takimeve grupore, në atë mënyrë që çdo anëtar ekipi të mund ti ndante shpresat e tij, frikat dhe arsyet për programin. Këto diskutime të hapura krijuan një atmosferë të besimit dhe të mirëkuptimit. Në fund, Komisioni zhvilloi një kulturë jashtëzakonisht kreative dhe produktive.
Si një ekologji e pasur e llojeve të ndërlidhura mes vete, grupet më produktive janë ato ku anëtarët e ekipit lidhen dhe e motivojnë njëri tjetrin-aty ku sinergjia lulëzon.
Ideja kyçe 8
Gjej kohë për tu kujdesur për veten.
Paramendoje veten në një sharrexhi industrial. Çdo ditë hyn në pyll për të filluar rrëzimin e drunjëve. Të parat është lehtë ti presësh. Whak, whak, whak dhe bien përtokë. Sidoçoftë, me kohë e vëren një paralele shqetësuese. Secilit dru i duhet më shumë goditje për të rënë poshtë. Në fund të javës, rrëziimi i një trungu të vetëm merr kohë gjithë pasditen.
Çfarë ka shkuar keq? Është një gabim i thjeshtë. Duke punuar shumë, ke harruar të kujdesesh për mjetet e tua. Sopata jote e besueshme që njëherë ishte e lëmuar dhe e mprehtë, tani është e ngathtë dhe e padobishme.
Siç tregon kjo parabolë, edhe punëtorët më të motivuar dhe më të përkushtuar në ndërkohë do të hargjohen nëse nuk marrin pushime. Për këtë arsye, shprehia e tetë dhe përfundimtare e njerëzve jashtëzakonisht efikas ka të bëjë plotësisht me pushimin dhe ripërtrirjen. Gjej kohë për tu kujdesur për veten.
Derisa mundohesh ti arrish ambiciet e tua, është e lehtë të ngulfatesh në veprime të jashtme të cilat të bëjnë ta neglizhosh ushqimin e qenies tënde të brendshme. Natyrisht, ky është një vlerësim i rrezikshëm, sepse pa një përkujdjesje të mirë të trupit, shpirtit dhe mendjes, të gjitha shprehitë e tua efektive do të fillojnë të vuajnë. Prandaj është qenësore të caktosh kohë dhe energji për ta ripërtëritur veten vazhdimisht në të katër dimensionet e ndryshme.
Dimensioni i parë është ai fizik. Kjo nënkupton të kujdesesh për trupin tënd me ushtrime të rregullta, ushqim të duhur dhe mjaftueshëm gjumë dhe pushim. Zhvillimi i këtyre shprehive do të të jep qëndrueshmërinë për të vazhduar funksionimin në afate të gjata kohore.
Dimensioni i dytë është ai shpirtëror. Ripërtëritja e këtij dimensioni ka të bëjë plotësisht me lidhjen me veten, vlerat e tua dhe me njohjen e bukurisë në botën rreth teje. Çdo ditë, ndaji disa momente për reflektim të qetë, lutje apo meditim të vetëdijshëm. Do ta kuptosh se këto praktika do të të mbajnë të përqendruar dhe gati ti tejkalosh vështirësitë.
Dimensioni I tretë është ai mendor. Sikurse trupi yt, truri yt ka nevojë për stërvitje të rregullta. Qëndro i mprehtë duke mësuar gjithnjë diçka të re. Praktiko aftësi të reja, lexo libra të rinjë ose provo mësimin e një gjuhe të huaj. Keto hobi do ta pasurojnë jetën tënde dhe do të të mbajnë të angazhuar me botën rreth teje.
Dimensioni i katërt dhe i fundit përfshin aspektet shoqërore dhe emocionale të jetës tënde. Ndjekja e efikasitetit nuk do të thotë se duhet ta sakrifikosh jetën tënde shoqërore. Në të kundërtën, në fakt-është qenësore që ti ushqesh edhe raportet personale edhe profesionale. Rri në kontakt rregullisht me të dashurit e tu, shkruaj me kolegët dhe luaj me fëmijët e tu.
Nëse e bën qëllim ripërtëritjen e secilës nga këto dimensione, atëherë do ti vjelësh shpërblimet e tyre vazhdimisht. Me rrënjosjen e kësaj shprehie mirë, do të jesh gjithnjë gati të veprosh si një person efikas.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyq në këto pulsime është:
Vetëzhvillimi nuk ka të bëjë me mësimin përmendësh të një serie truqesh që funksionojnë vetëm në disa kontekste të caktuara. Mënyra më domethënëse për ta përmirësuar jetën tënde dhe të bëhesh më efektiv është të zhvillosh shprehi të forta të bazuara në parime udhëzuese. Si një person efektiv, ti duhet të:
Një. Të marrësh kontroll proaktiv për mënyrën si i përgjigjes botës rreth teje.
Dy. Ta fillosh çdo detyrë me një rezultat të dëshiruar.
Tre. Jepju përparësi gjërave më të rëndësishme.
Katër. Gjithmonë synoje zgjidhjen fituese.
Pesë. Ndërto raporte të forta duke i kuptuar të tjerët sinqerisht.
Gjashtë. Krijo sinergji të fuqishme duke nxitur shkëmbim të hapur të ideve.
Dhe numri shtatë. Gjej kohë për veten.
Kur ti përmbrendësosh këto dhe të punosh në kultivimin e përkushtimit ndaj tyre, ndërkohë do të fillosh dalëngadalë ti vjelësh shpërblimet e një jete efektive.
Këshillë vepruese:
Gjithnjë ngritu lartë në spirale.
Është me rëndësi edhe ti njohësh të arriturat e tua edhe të kesh një përkushtim në përmirësim të vazhdueshëm. Qëndro i vetëdijshëm për udhëtimin e vetë përmirësimit duke i regjistruar sukseset tua. Bëje një listë të cilësive që do të doje ti përmirësoje dhe vlerësoje aktivitetin tënd javë pas jave. Duke i parë sukseset e tua, kjo do të të ndihmojë ta mbash vullnetin lartë dhe kjo do të të motivojë të ecësh përpara.