Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Shtatë Strategjitë për Pasuri
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka këtu për mua? Fillojeni udhëtimin tuaj drejt suksesit me një këshillë prej një milioneri të vetëberë.
A e gjeni veten shpesh të acaruar nga problemet me para? A ndiheni sikur suksesi është diçka e paarritshme, dhe që egziston vetëm në fantazitë tuaja?Nëse po, nuk jeni aspak vetëm.
Autori, Jim Rohn, u ndje në këtë mënyrë kur e la kolegjin dhe filloi të punojë si mnangjer i burimeve njerëzore. Ai punoi shumë për gjashtë vite por prapë ngeci në të njëjtën pozitë, me të njëjtën pagë.
Sidoqoftë, kjo ndryshoi kur ai takoi mentorin e tij, Earl Shoaff. Në udhëheqjen e Shoaffit, ai mësoi strategji efektive për krijimin e pasurisë përmes disiplinës dhe përpjekjeve të përqendruara. Duke i zbatuar ato, ai u bë milioner në moshën 31 vjeqare.
Ndonëse pasuria dhe suksesi mund të nënkuptojnë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm, ndjekja e shtatë stragjive në këto pulsime mund të ju ndihmojnë ta arrini çfarëdo qëllimi financiar-qoftë ai të bërit milioner apo të liroheni nga borgji. Pra, le të fillojmë.
Në këto pulsime, do të mësoni:
- si mund të përfitoni nga blerja e darkës për një person të pasur;
- pse duhet të kënaqeni duke paguar taksat tuaja; dhe
- çfarë do të thotë të përvetësosh një mentalitet dyçerekësh.
Ideja kyçe 1
Caktimi i qëllimeve të qarta do të ju ndihmojë ta disiplinoni veten dhe të krijoni strukturë.
Mendoni për herën e fundit kur keni arritur një nga ëndrrat tuaja apo kur keni tejkaluar një përbërës të listës së bërjes së gjërave. Çfarë ndodhi pastaj? Në mënyrë të pashmangshme, një detyrë tjetër u shfaq për të zënë vendin e saj.
Përderisa kjo mund të duket frustruese, kjo është përfundimisht gjë e mirë. Nuk doni të keni vetëm një qëllim në ditë, sepse pasi ta arrini atë, do të mbetnit të humbur dhe të paqëllim.
Konisderoni astronautët Apollo pasi ishin kthyer nga udhëtimi i tyre jetë-ndryshues për në hënë.
Fatkeqësisht, shumë astronautë ranë në depresion sepse më nuk kishin çfarë të synonin. Ditët e sotme, si pjesë e trajnimit të tyre obligativ, astronautët zhvillojnë qëllime për t’u marrë me to pasi t’i kenë arritur misionet e tyre.
Edhe ju duhet të keni ëndrra. Për të filluar, është me rëndësi të ndani pak kohë për t’u marrë me to. Provoni ditarin e mëposhtëm për t’iu ndihmuar t’i vizualizoni qëllimet tuaja afatgjata dhe të mendoni se si t’i arrini ato.
Merrni një fletore dhe mendoni për atë që doni të arrini një deri në dhjetë vitet e ardhshme. Pastaj shkruani një listë të qëllimeve sa më shpejtë të jetë e mundur. Provoni t’i shkruani 50 qëllime në total.
Pasi të jetë kompletuar lista, caktoni secilën qëllim tek një nga katër kategoritë bazuar në atë se sa gjatë mendoni se do t’iu marrin për t’i përfunduar: një, dy, tre, pesë apo dhjetë vite.
Tutje, balansojeni listën ashtuqë të mos keni shumë qëllime në një kategori. Largoni gjërat nga kategoritë që kanë shumë qëllime dhe shtoni qëllime të reja te kategoritë që kanë pak.
Pastaj rrethoni katër qëllimet më të rëndësishme për secilën kategori. Duhet të keni një listë të 16 qëllimeve në total.
Në fund, shkruani një paragraf për secilin qëllim. Në gjysmën e parë të secilit paragraf, përshkruani saktësisht se çfarë qëllimi është ai. Nëse është produkt që doni ta bleni, për shembull, shkruani një model, ngjyrë, çmim apo çfarëdo detaje të tjera. Pastaj, në gjysmën e dytë të paragrafit, shkruani pse doni t’a arrini secilin qëllim. Nëse nuk mund të mendoni për një arsye të fortë, është e mundur që ky qëllim i caktuar nuk ja vlen kohën tuaj. Në atë rast, konisderojeni zëvendësimin e tij me një qëllim krejtësisht ndryshe.
Pasi të keni rafinuar listën tuaj, do të jeni në gjendje t’i referoheni asaj për të kontrolluar përparimin tuaj dhe për të rishikuar se cilat synime janë ende të rëndësishme për ju dhe cilat jo.
Ideja kyçe 2
Të mësuarit e vetëdrejtuar është çelësi i pasurisë dhe zhvillimit personal.
Në shumë fusha, njerëzit nuk presin të arrijnë sukses pa kaluar vite studimi dhe praktikë. Merrni ilaqe. Askush nuk mund të provojë një operacion të trefishtë zemre pa e studjuar zemrën e njeriut me vite.Pra si mundet dikush të presë të bëhet i pasur dhe i suksesshëm, pa studjuar asnjëherë, të themi psh. menagjimin financiar, apo udhëheqjen e një biznesi.
Fatmirësisht, nuk keni pse të hargjoni kohë apo para në një universitet për të mësuar si ta rritni pasurinë.Në vend të kësaj, mund ta bëni atë përmes vetëmësimit.
Një mënyrë për të filluar është të merrni mësime nga përvojat tuaja ditore. Për ta bërë këtë, ndani kohë për vetë reflektim në fund të çdo dite. Provoni ta rikujtoni çdo ngjarje të rëndësishme që ka ndodhur në sa më shumë detaje që mundeni. Veqanarisht, provoni të identifikoni çfarëdo që keni bërë që ka funskionuar mirë ose keq. Kjo do t’iu tregojë çfarë të përsërisni dhe çfarë të shmangni në të ardhmen.
Një tjetër mënyrë për të përdorur të vetë mësuarit për t’i identifikuar strategjitë për sukses është të merrni njohuri nga librat, videot dhe inçizimet audio. Në veqanti, shikoni autobiografitë e njerëzve të suksesshëm dhe librave të vetëzhvillimit, sikurse klasiku ‘’Mendoni dhe Bëhuni i Pasur’’, nga Napoleon Hill.
Derisa lexoni këshillat e njerëzve të suksesshëm, sigurisht do të keni pyetje. Pra pse të mos ia bëni ato pyetje dikujt që mund t’iu japë përgjigje të mira? Ja një mënyrë kundërintuitive për ta bërë këtë. Gjejeni një person që e konisderoni të pasur dhe të suksesshëm dhe ftojeni për darkë. Të vetëmësuarit është çelësi i pasurisë dhe drejtimit personal.
Sa më shumë kohë që kaloni në prani të njerëzve të tjerë, aq më mirë. Pra, mundohuni të merrni pjesë në seminare dhe fjalime për t’a vëzhguar sjelljen e njerëzve që admironi. Kushtojini vëmendje të veqantë gjesteve të vogla, sikurse mënyra se si një biznesmen ju shtrëngon duart. Nëse mund t’i identifikoni shprehitë që kanë njerëzit e sukseshëm, atëherë ju mund t’i përdorni këto në jetën tuaj.
Çfarëdo metode që zgjedhni për të fituar urtësi, ja vlen të investoni pak kohë dhe para.Ndani kohë 30 minuta në ditë për të mësuar, dhe një pjesë të vogël të të ardhurave tuaja çdo muaj. Pse?Sepse mund të investoni në njohuritë që i mbledhni në të ardhmen, dhe disa dollarë këtu, e disa atje, së shpejti do të bëhen shumë.
Ideja kyçe 3
Largoni pengesat në zhvillimin tuaj personal dhe rriteni vlerën tuaj.
Saherë keni menduar me vete, ‘’është e pamundur të jem në kohë; thjesht jam kështu?’’ apo ‘’Nuk mund të pushoj së qeni njeri i ç’rregullt.’’
Sado që këto thënie tingëllojnë të zakonshme, ato e dëmtojnë vetëbesimin tonë dhe na bëjnë të ndihemi sikur nuk jemi në gjendje ti tejkalojmë tendencat tona natyrale. Por në fakt, vetja juaj është njëra prej pak gjërave që mund ta ndryshoni.Dhe duke e përmirësuar veten tuaj, ju e rrisni vlerën tuaj si punëtor, shok apo bashkëshort/e.
Fatkeqësisht, shumë njerëz kërkojnë mënyra më të mira për t’i përmirësuar rrethanat, duke shmangur detyrat e përmirësimit të vetëvetes. Për shembull, për të marrë një rritje page, mund të negocioni me shefin tuaj ose të hyni në grevë. Por përfundimisht, këto metodat mund të ju shpiejnë vetëm deri diku, dhe pastaj së shepjti do të kërkoni një tjetër rritje. Çfarë nëse, në vend të kësaj, ta rrisni vlerën tuaj në kompani përmes produktiviteti më të lartë, performancë më të mirë, dhe aftësi të reja? Kjo do ta bënte shefin tuaj të ju rrisë pagën. Më mirë se kaq, aftësitë që i fitoni në proces mund të jenë të vlefshme përtej punës që keni tani.
Për të filluar rritjen e vlerës tuaj ju fillimisht duheni të mundoheni ti largoni pengesat në zhvillimin tuaj personal.
Njëra prej pengesave më të dëmshme është shtyerja e punëve.Në fund të fundit, vetëpërmirësimi ka të bëjë me caktimin dhe arritjen e qëllimeve për veten tuaj-por është shumë e lehtë për të shtyrë aspektet më të vështira të punës drejt këtyre qëllimeve deri në një të ardhme të largët. Dhe për shkak se detyrat që i shtyni grumbullohen, nuk duhet shumë kohë për të mbetur prapa në planet tuaja.
Dy pengesa tjera për vetëpërmirësimin janë fajësimi i të tjerëve dhe arsyetimet. Kur diçka shkon keq, është shumë më e lehtë t’ia bëni me gisht dikujt tjetër në vend se ta pranoni se problemi qëndron brenda jush. Por kur e bëni këtë, ju po e pengoni përmirësimin tuaj. Në fund të fundit, nëse dështimet që përjetoni nuk janë vërtetë faji juaj, atëherë nuk keni arsye ta merrni përgjegjësinë dhe të siguroheni që ato nuk ndodhin përsëri.
Derisa jeni duke punuar në përmirësimin e vetes, mbani mend se është mirë ta bëni atë pak nga pak.Le të themi se toni të filloni të jeni më të saktë, për shembull. Atëherë provoni të bëni një alarm disa minuta më herët çdo ditë. Para se ta kuptoni, do të keni kohë për një mëngjes të qetë në mëngjes pa pasur nevojë të dilni me nxitim nga dera!
Provoni të përballeni me këto sfida të vogla në çdo fushë që dëshironi të përmirësoni. Sukseset tuaja do t’ju inkurajojnë të përpiqeni edhe më shumë dhe të pastroni pengesa edhe më të mëdha.
Ideja kyçe 4
Duke ndryshuar qëndrimin tuaj ndaj tatimeve dhe duke përvetësuar rregullën 70/30, do të bëheni shumë më të lumtur, dhe shumë më të pasur.
Për shumë njerëz, fjala ‘’tatim’’ sjell në mendje një stuhi të imazheve frikësuese: forma të pafundme, llogaritje të hargjimeve dhe zvogëlimeve, dhe pjesë të të ardhurave tuaja se si hudhen tutje. Për më keq, tatimet shpesh nuk duken sikur padrejtësi. Mund madje ta gjeni veten duke menduar, ‘’Pse nuk jam në gjendje ti mbaj të gjitha paratë e mija të fituara me vështirësi?’’
Në fillim të karrierës së tij, autori ja bëri vetes këtë pyetje poashtu. Sidoqofë, mentori i tij, Earl Shoaf, e nxiti atë të bëhet pagues i lumtur tatimesh. Pse? Sepse, thonte ai, qëndrimi juaj ndaj parave është po aq i rëndësishëm sa mënyra se si i shpenzoni ato. Një pikëpamje më pozitive mund t’iu ndihmojë të ndiheni më pak të frustruar dhe më në kontroll të financave, kështuëqë nuk do ta ndjeni nevojën për ta mallkuar qeverinë për vjedhjen e parave tuaja.
Për ta përvetësuar këtë mendësi, mendoni për pagesat e tatimeve si një mënyrë e kontribuimit në shoqëri dhe ndihmimi të qeverisë që ta përmirësojë jetën për çdokënd.Në shkëmbim të të ardhurave tuaja, juve ju jepet siguria, liria dhe mundësitë.
Gati për ta bërë këtë ndryshim në qëndrim një hap më tej? Provoni të shikoni anën e mirë të të gjitha shpenzimeve tuaja! Për shembull, sa herë që ju duhet të blini diçka, po i vendosni paratë tuaja në qarkullim dhe po kontribuoni në ekonomi. Dhe sa herë që paguani faturat tuaja, ju po reduktoni borxhet dhe detyrimet tuaja.
Sapo të ndiheni më mirë për pagesën e taksave tuaja, është koha të ktheheni tek të ardhurat tuaja neto.Ja ku duhet ta aplikoni rregullën 70/30.
Koncepti është shumë i thjeshtë.Ju mund t’i hargjoni 70% të të ardhurave mujore në të hyra për nevoja dhe dëshira si qiraja, ushqimi dhe argëtimi. Por para se t’i hargjoni ato para, ndane pjesën e mbetur të 30% -shit si në vijim.
Së pari, dhuroni 10% të të hyrave tuaja në bamirësi, për t’ia kthyer komunitetit dhe ndihmoni ata në nevojë. Pastaj, vendosni 10% në kursime, ashtuqë të mund të mbledhni pasuri ndër vite.
Përfundimisht, investoni 10%in e fundit në krijimin e pasurisë. Egzistojnë mënyra tradicionale për ta bërë këtë, sikurse psh. investimi në pronë. Por egzistojnë poashtu qasje jotradicionale, sikurse monetizimi i hobive tuaja.
Duke përvetësuar rregullin 70/30 dhe duke kaluar në një qëndrim më pozitiv, nuk do të keni më frikë të ndaheni me paratë tuaja të fituara me vështirësi.
Ideja kyçe 5
Shpërndane kohën tuaj mençur përmes planifikimit të kujdesshëm.
Cila është qasja juaj për balansimin e punës dhe jetës? A jeni i tërhequr, dikush që i reziston çfarëdo kufizimi në kohën e tij, dhe është i gatshëm të marrë vetëm punë të përkohshme? Apo jeni ndoshta ”workaholic” që ja dedikon çdo moment të jetës karrierës? Ndoshta jeni në mes, që punoni prej orës nëntë deri në pesë por që nuk jeni të gatshëm të merrni projekte që përfshijnë dedikime më të gjata kohore.
Siq mund ta keni imagjinuar, asnjëra prej këtyre qasjeve nuk është ideale. Nuk keni pse të zgjidhni në mes të suksesit me punë të tepërt, apo mediokriteti me mjaft kohë për pushim. Në realitet, ju keni nevojë të gjeni kohë për cdo aspekt të jetës tuaj-të punoni shumë, të kaloni kohë me familjen, dhe madje të mos bëni ndonjëherë asgjë. Kur ja dedikoni shumë kohë njërës prej këtyre fushave, stili juaj i jetesës bëhet i njëanshëm, gjë që është e paqëndrueshme në planin afatgjatë.
Merreni për shembull një shitës që vendos ta fillojë biznesin e tij. A e hedh idenë e tij në letër, por para se të kalojë shumë kohë, ai e kupton se kalon më shumë kohë në zyrë si CEO sesa që ka kaluar ndonjëherë si punëtor. Ai arrin në punë më herët, dhe largohet më vonë sesa edhe pastruesit. Së shpejti, ai vendos që udhëheqja e kompanisë së tij nuk ja vlen, dhe kthehet në punën e tij të zakonshme.
Pra, si siguroheni që koha juaj mbetet e balansuar dhe përdoret në mënyrë efektive? Të bëheni dhe të qëndroni të organizuar është çelësi. Filloni duke krijuar një libër projekti, apo një dosje me skeda brenda saj. Ky mjet i përshtatshëm do t’iu mundësojë ti ruani informatat e rëndësishme të gjitha në një vend, ashtuqë nuk i humbisni orët duke kërkuar dokumentin që ju nevojitet.
Mund ta përdorni librin tuaj projekt në çfarëdo mënyre që ju përshtatet më së miri. Nese punoni me njerëz, për shembull, mund të krijoni një skedë për secilin person dhe të shënoni aty informacione për performancë, shkathtësitë dhe dobësitë, apo historinë familjare. Pastaj, mund t’i referoni asaj çfarëdo që dëshironi, sikurse për shembull gjatë performancës së shqyrtimeve.
Një tjetër strategji qenësore për menagjimin e kohës është planifikimi i çdo dite para se ajo të fillojë. Si do të siguroheni që koha juaj është e balansuar dhe se jeni në rrugë të drejtë në arritjen e afateve tuaja kohore nëse nuk keni një plan të cilit mund t’i referoheni?Ja pse keni nevojë për një kalendar me hapësirë të madhe ku mund ta shkruani orarin tuaj për çdo ditë të javës. Sigurohuni që të bëni hapësirë për disa ‘’bëni asgjë’’ minuta të secilës ditë!
Duhet një dozë e konsiderueshme discipline për t’u organizuar dhe për t’iu rrekur një orari çdo ditë, sidomos nëse jeni mësuar me një stil menagjimi të kohës moskokëçarës. Por nëse përpiqeni, do ta kuptoni se nuk keni nevojë të sakrifikoni ndonjë aspekt të jetës tuaj, në llogari të një aspekti tjetër.
Ideja kyçe 6
Siguohuni që ta kaloni kohën tuaj me njerëzit e duhur.
Le ta pranojme: shokët tanë kanë mundësi të ndikojnë tek ne, qoftë nëse e kuptojmë ose jo. Nëse rrini me njerëz që janë te pakujdesshëm me paratë e tyre për shembull, mund ta gjeni vetën duke hargjuar në mënyrë të shpërdoruar poashtu. Apo, nëse shokët tuaj shkojnë të shohin ndjeshje çdo fundjavë, gjasat janë se do të përfundoni duke bërë të njëjtën gjë në ndërkohë.
Këta skenarë mund të mos përfundojnë aq keq por çfarë nëse shokët tuaj kanë shprehi që janë shumë më shkatërrimtarë sesa këto? Në atë rast, mund të përfundoni duke përvetësuar shprehi njësoj të ëdëmshme. Për shembull, nëse shoqëroheni me gënjeshtarë dhe mashtrues, mund të filloni t’i shihni sjelljet e tyre si rregull. Dhe para se ta kuptoni, mund ta gjeni veten duke gënjyer dhe duke mashtruar poashtu.
Është e vështirë ta pranoni se shokët mund të jenë ndikim i keq. Por nëse jeni të sinqertë me vetëveten, mund të merreni me këto raporte para se ato të shkaktojnë ndonjë dëm serioz.
Filloni duke menduar për raportet tuaja kryesore në jetë, dhe bëjani vetes disa pyetje bazike: Me kë e kaloni kohën? Çfarë po ju bëjnë ata ju? A janë këto shoqërime në rregull me ju? Bëhuni të sinqertë dhe mos mohoni ndikimin e fuqishëm që shokët dhe të njohurit tuaj mund të kenë mbi ju.
Nëse i jeni përgjigjur këtyre pyetjeve dhe keni identifikuar disa marrëdhënie më pak se yjore në jetën tuaj, do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje të vështira se si të vazhdoni.
Nëse keni të bëni me njerëz të dëmshëm, një opsion është ta shkëputni vetën tuaj prej tyre tërësisht. Apo, nëse është e mundur, provoni shoqërim të kufizuar- të kaloni kohë me ta sa më pak që është e mundur. Përderisa e bëni këtë, ju duhet poashtu të siguroheni që nuk po kaloni kohë të tepërt në lidhje rastësore që nuk po kontribojnë ndonjë vlerë në jetën tuaj. Përderisa mund të kënaqeni duke kaluar disa netë në javë në bar me miqtë, për shembull, kjo shprehi ju merr juve kohën tuaj.
Pasi të keni hequr marrëdhëniet negative nga jeta juaj, hapi tjetër është të shfrytëzoni sa më shumë marrëdhëniet pozitive. Këtu, ju dëshironi të keni një shoqatë të zgjeruar. Kjo do të thotë të kaloni më shumë kohë me njerëz që janë të disiplinuar dhe të vendosur për të pasur sukses – kushdo, mendësia e të cilit do të ndikojë pozitivisht tek ju.
Mënyra më e mirë për ta zgjeruar rrethin tuaj është të përfshiheni në komunitetin tuaj. Bashkangjituni nje komuniteti për shembull, dhe mund ta gjeni vetën të ftuar për të luajtur tenis me disa njerëz me ndikim në qytetin tuaj.
Ideja kyçe 7
Mësoni si të kënaqeni pamarrë parasysh madhësinë e llogarisë tuaj bankare.
Shpesh dëgjojmë tregime të të famshmëve ultra të pasur dhe për biznesmenë që janë thellësisht të palumtur përkundër pasurisë se tyre. Si është e mundur ajo, kur ata e kanë arritur kulmin e suksesit? Fatkeqësisht, megjithëse këta njerëz kane grumbulluar pasuri të mëdha, ata ka gjasa asnjëherë të mos mësojnë të kënaqen me atë që kanë.
Përderisa disa njerëz mund të pajtohen me fjalën e urtë se ‘’paraja nuk mund ta blejë lumturinë’’, ata prapë supozojnë se më shumë para do t’i japin atyre më shumë besim në vetëvete, do t’i bëjë më karizmatikë, dhe më bujarë. Por në realitet, paraja nuk mund ta ndryshojë as karakterin tuaj as nuk mund të ju bëjë të kënaqur me jetën. Nëse tani jeni i palumtur dhe i pasigurtë, ka gjasa që ato cilësi nuk do të zhduken nëse bëheni i pasur.
Për shembull, imagjinoni dikë që ka prirje të pijë shumë në mbledhi shoqërore. Çfarë do të ndodhte sikur pasuria e atij personi të rritej? Ai nuk do të ndalonte së piri vetëm ashtu. Me gjasë, paratë shtesë thjeshtë do t’ia mundësonin atij sasi të pakufishme të alkoolit, duke e përkeqësuar shprehinë e tij edhe më shumë.
Fatmirësisht, egziston një anë e ndritshme e kësaj teorie. Nëse zhvilloni një still jetese përmbushës tani, ai do të qëndrojë me ju pa marrë parasysh madhësisë së llogarisë tuaj bankare. Dhe një mënyrë e fuqishme për ta rritur përmbushjen tuaj është duke kaluar në mentalitetin dy-qerekësh.
Për ta ilustruar këtë mënyrë të menduari, mentori i autorit njëherë i tha atij ta imagjinonte sikur këpucët e tij shkëlqenin. Përsoni që i ka dhënë shkëlqim këpucëve ka bërë një punë të shkëlqyer, dhe tani ju duhet të vendosni çfarë ti jepni atij bakshish: një qerek apo dy? Cili prej tyre do t’iu bënte të ndiheni më mirë në periudhë më afatgjate.
Nëse jepni bakshish një qerek, do të ruani para, por ka mundësi që do të perfundoni duke u ndjerë si një Scrooge më pas. Duke qenë bujar dhe duke dhënë bakshish dy qerekë, do të ndiheni më në mirëqenie dhe më me vetëbesim.
Një njeri që kishte marrë pjesë në një nga seminaret e autorit ishte frymëzuar nga ideja e zgjedhjes së bujarisë mbi koppracinë. Në të kaluarën, saherë që vajzat e tij i kërkonin atij para për të blerë bileta koncerti, ai ose do t’iu thoshte jo, ose do t’iu jepte me vështirësi. Ai kishte ngecur në një mendësi një qerekëshe. Sidoqoftë, pas seminarit, ai vendosi ti befasojë vajzat e tij me bileta që ta shihnin grupin e tyre të parapëlqyer.Ky vendim dy qerekësh përfundoi duke ju bërë dobi edhe vajzave edhe babait të tyre, i cili u ndje i shpërblyer kur e pa lumturinë dhe ngazëllimin e femijëve të tij.
Prandaj përvetësoni një mendësi dyëqerekëshe, dhe do të ndiheni të pasur pa qenë domosdoshmërisht të tillë. Dhe nëse vendosni të filloni të jeni më bujar tani, thjesht mendoni për gjithë mirësinë që do të jeni në gjendje ta arrini kur të jeni më i pasur dhe më i suksesshëm.
Përmbledhja Finale
Pasuria dhe lumturia nuk materialozohen askund- fitimi i tyre kërkon disiplinë dhe planifikim të mirëmenduar. Sidoqoftë, sapo ta keni dhënë mundin e kërkuar për të filluar arritjen e qëllimeve tuaja, do t’i vjelni shpërblimet për gjithë jetën tuaj.
Këshillë vepruese:
Krijoni një plan loje. Për ta përdorur kohën tuaj në mënyrë efektive dhe për të lëvizur drejt qëllimeve tuaja çdo javë, krijoni një plan lojë paraprakisht. Së pari, gjeni një faqe letre grafiti. Krijoni kolona vërtikale me ditët që plani do t’i përfshijë, pastaj bëni një titull në të majtë të quajtur ‘’aktivitete.’’ Listoni gjithqka që ju duhet për të arritur gjatë atyre ditëve. Për secilën detyrë, përcaktoni afatet kohore dhe sqarojeni atë në fletë. Pastaj kalkuloni sa ditë do të marrë për ta arritur dhe bllokoni ato ditë. Plani i lojës tuaj pastaj do të jetë gati për veprim, dhe rruga juaj drejt suksesit do të jetë një qështje se sa i përkushtoheni asaj!