Avikompania Singapore Airlines ka paralajmëruar se të gjithë pasagjerëve do t’ju ofroj Wi-Fi falas.Sot kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë, pasagjerët çdo herë e më shumë po kanë nevojë të jenë të informuar, përkatësisht të kenë qasje në internet gjatë fluturimit.Disa vite më parë, udhëtimi me aeroplan nënkuptonte çkyçje nga rrjeti, por tani gjërat kanë ndryshuar për të mirë.Gjithnjë e më shumë kompani po prezantojnë shërbimin Wi-Fi falas dhe me pagesë në aeroplanët e tyre, dhe duke marrë parasysh pesë miliardë përdorues aktivë të internetit në ditë, gjithnjë e më shumë pasagjerë po përdorin internetin në aeroplanë.Singapore Airlines i është bashkuar listës së linjave ajrore që ofrojnë Wi-Fi falas për pasagjerët, megjithatë, ndërsa një shërbim i tillë është i disponueshëm vetëm për pasagjerët në klasin biznes dhe të klasit të parë në rastin e kompanive të tjera, Singapore Airlines do ta ofrojë atë për pasagjerët në të gjitha klasat nga 1 korriku i këtij viti.Pasagjerët në të gjitha klasat do të qëndrojnë në kontakt virtual me të dashurit e tyre gjatë udhëtimit, do të jenë në gjendje të punojnë online ose të jenë të informuar gjatë gjithë kohës dhe të lexojnë lajmet edhe në një lartësi prej 11,000 metrash.
Singapore Airlines do të ofrojë Wi-Fi falas për të gjithë pasagjerët
Date: